Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çështja e detit në Hagë/Agim Nesho: Politika e Ramës tregoi dështim, nuk ka konsistencë

Politikë E martë, 20 Tetor 2020 17:51
Çështja e detit në Hagë/Agim Nesho: Politika e Ramës tregoi dështim, nuk ka konsistencë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama se çështja e detit do të shkojë në Hagë, deklaroi se kemi marrëveshje të sforcuar. Nesho theksoi se politika e Edi Ramës ka treguar dështim, duke shtuar se kjo qeveri nuk ka konsistencë për çështjen e detit.

“Ministri grek është i mirëpritur, duke qenë se Greqia është një vend aleat strategjik i Shqipërisë. Vendi ynë ka marrëdhënie strategjike si me Greqinë, por edhe me Italinë, duke qenë se kemi interesa integrimi, por edhe se në këta shtete jetojnë shumë shqiptarë. Pati nota dakordësie mes dy palëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryeministri përdori retorikë ma culpa. Vizita ishte e vonuar. Marrëveshja duket e sforcuar. Rama dikur çoi në Kushtetuese çështjen e detit, kurse sot thotë se patriotët janë bezdisës. Duhet të kenë guxim pas 8 viteve e të thonë se kanë dështuar të kenë atë që i takon Shqipërisë. Ka dështuar politika e jashtme, nuk ka qenë konsistente. Patriotizmi duhet përkrahur”, tha Nesho.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Agim Nesho nënvizoi se politika e gabuar e Edi Ramës tregoi dështim. “Ministri i Jashtëm sfidoi Ramën, duke i përmendur konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë. Duhet të shikojmë një qeveri që mbron të drejtat e shqiptarëve deri në fund. Kur ka vizita të vullnetit të mirë, nuk jam pro protestave. Por në këtë rast, mirëkuptoj protestën e PDIU-së.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Ata janë të zhgënjyer, sepse janë viktimë e propagandës së PS-së. PDIU është partia me zhgënjime të mëdha,. Nuk ka profesionalizëm në politikë të jashtme. Politika e jashtme tregoi dështim të plotë. Ishim ne që provokuam Greqinë. Politika e gabuar e Ramës tregoi dështim”, u shpreh Nesho.

Më tej, duke folur për zgjedhjet në SHBA, Nesho vlerësoi se Shqipëria dhe Kosova kanë interes të mbajnë marrëdhënie të mira me Uashingtonin, pasi është aleati strategjik i dy vendeve tona.

“Ne si Shqipëri dhe Kosova kemi pasur dhe duhet të kemi marrëdhënie të mira me SHBA-të, për shkak se është aleati ynë më i madh strategjik. Për ne nuk ka rëndësi shumë se kush fiton zgjedhjet, ajo që na intereson është të mbajmë raporte të mira me Uashingtonin. Kam shkruar një libër në kohë pandemie, për zhvillime politike ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë e kujdesshme në bisedimet me Serbinë, që të mos humbë atë që i takon”, përmbylli Nesho.

Etiketat e lidhura

Agim Nesho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 23 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 24 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.