Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çim Peka komenton protestën e sotme: Shqiptarët të dalin kundër Botës Ruse

Politikë E hënë, 20 Dhjetor 2021 12:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Çim Peka 

Ndërkohë që opinioni publik shqiptar prej së paku tre muajsh është i bombarduar me lajmet e zhvillimeve të brendshme në PD, larg syve tanë, por jo larg nesh, në Beograd dhe Banja Luka ka marrë formë zyrtare koncepti shovinist i ‘Botës Serbe’. Një projekt i konceptuar nga vetë Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nën modelin e ri të konceptit të Putin të ‘Botës Ruse’. Ajo çfarë Vuçiç i referohet si ‘Ballkan i Hapur’ në Tiranë, Shkup dhe Bruksel, në Beograd ai i referohet herë si ‘Bota Serbe’, e herë si ‘Hapësira Serbe’. Por ndryshe nga retorikat shterpë ndër shqiptarë, serbët kanë avancuar më shumë, duke filluar zbatimin në praktikë të konceptit të tyre të ri në forme, por jo në përmbajtje.

Pas dështimit të tij të përkohshëm për ndryshimin e kufijve dhe copëtimin e Kosovës, falë kundërshtisë së Albin Kurtit në Kosovë dhe Sali Berishës në Shqipëri, Vuçiç nisi të vërë në skenë planin alternativ të kontrollit mbi shtetet më të vogla të rajonit. Paralelisht më të ashtuquajturin ‘Ballkan i Hapur’, mashat e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, Republika Serbska dhe lideri serb aty Milorad Dodik, filluan veprimet konkrete të shkëputjes së entitetit serb në Bosnje dhe krijimit ‘de facto’ të një shteti të pavarur serb. Javës që shkoi, Parlamenti i Republika Serbska vendosi largimin e saj dhe të serbëve nga të gjitha institucionet federale të Bosnje Hercegovinës, duke përfshirë dhe ushtrinë dhe institucionet e tjera të sigurisë. Me serbët e Bosnjës në proces shkëputje dhe luftë eventuale atje; me një qeveri pro-serbe dhe pro-Beograd në Mal të Zi, me Ballkanin e Hapur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Kishën Serbe që është një dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete ruse në secilin prej këtyre shteteve në Ballkan, dhe nën modelin dhe si zgjatim i ‘Botës Ruse’ të Vladimir Putin, Aleksandër Vuçiç vjen sot në Tiranë si mysafir i Edi Ramës, dhe si armik i shqiptarëve. Por kjo është vetëm gjysma.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai vjen në Tiranë edhe si agjent influence i Botës Ruse, i një bote që ka marrë formë agresive dhe ushtarake nga Baltiku, në Bjellorusi, Ukrainë dhe Ballkan. Një botë që synon të minojë arkitekturën e sigurisë së Europës dhe të minojnë nga brenda Aleancën e Atlantikut të Veriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në kohën kur Putin ka rrethuar Ukrainën me 170 mijë ushtarë, Ministria e Jashtme ruse i prezantoi qeverisë së SHBA ofertën e saj në formë ultimatumi që tashmë prek jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Bllokun ish-socialist. Si kusht rus për ruajtjen e neutralitetit në përballjen midis ShBA dhe Kinës, Rusia kërkon ‘de facto’ dhe ‘de jure’ rivendosjen e influencës së saj jo vetëm në ish-republikat sovjetike, por në të gjithë vendet e ish-Bllokut Lindor, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Pikat e kërkesave ruse konsistojnë në vendosjen e vetos në çdo vendim të NATO-s. Ata kërkojnë mos-vendosjen e ushtarëve apo armatimeve të NATO-s në asnjërin vend të ish-Paktit të Varshavës. Kërkojnë ndalimin e anëtarësimeve të reja (duke përfshirë Kosovën); si dhe kërkojnë që arkitektura e sigurisë në Europë të diktohet nga Moska. Krijimi i ‘Botës Ruse’ kërkohet të vendoset në të njëtin kufi me botën sovjetike. Atë çfarë Vladimir Putin e ka përmendur disa herë që nga viti 2007, një marrëveshje e re, një Jaltë e Dytë, që nga java e shkuar Uashingtoni e ka si ofertë zyrtare në tavolinë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Guximi rus për të rikrijuar botën ruse, dhe ai serb për botën serbe nuk janë të rastësishme në këto momente, nuk janë të rastësishme. Ato vijnë në një kohë kur ShBA po përballen me prospektin e një lufte të shpejtë në Tajvan. Krijimi i një fronti potencial lufte në Tajvan nga Kina, dhe një fronti tjetër lufte në Ukraine nga Rusia, duket që është në koordinim të plotë midis Moskës dhe Pekinit për të testuar se ku do të lëshojnë më parë ShBA, në Tajvan apo në Evropë.

Aleksandër Vuçiç vjen në Tiranë si përfaqësues jo vetëm i ‘Botës Serbe’, por edhe si përfaqësues i ‘Botës Ruse’, dhe Aleancës Ruso-Kineze. Ndaj protesta e opozitës sot në Tiranë nuk është një protestë e thjeshtë ndaj Ballkanit të Hapur, por një protestë kundër ‘Botës Ruse’ dhe një Jalte të dytë. Është një protestë kundër përpjekjeve të Edi Ramës për ta vendosur Shqipërinë edhe një herë nën influencën dhe Bllokun Rus. Është një protestë që kërkon t’i mbajë shqiptarët nën Perëndimin dhe zonën amerikane të influencës. Është një protestë pro-NATO dhe pro-ShBA. Protesta sot zhvillohet nën retë e zeza të Jaltës II. Nëse në vitin 1945, Shqipëria e Enver Hoxhës zgjodhi të qëndrojë në Lindje, sot shqiptarët kanë mundësinë ta ngrenë zërin e tyre, të protestojnë dhe të dëgjohen, për të qëndruar aty ku e kanë vendin: në Perëndim, dhe në aleancë me ShBA.

Shqiptarët sot mund të zgjedhin të dalin të protestojnë apo të rrinë në shtëpi, por e ardhmja e tyre kurrë nuk ka qenë më në pikëpyetje.

Etiketat e lidhura

cim peka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 5 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 5 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 21 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 29 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.