Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se Lulzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD që në datën 26 prill 2021. Për të, Basha, ka humbur betejat elektorale dhe nuk ka se çfarë te japë në PD.
“Isha i pari që thashë se zoti Basha duhej të largohej. Pse të largohej? Sepse ka humbur zgjedhjet. Në datën 26 prill duhet të ishte larguar vetë”.