Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Debati për fletën e votimit përball opozitën dhe mazhorancën

Politikë E mërkurë, 17 Shkurt 2021 17:20
Debati për fletën e votimit përball opozitën dhe mazhorancën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin për herë të parë përveç partisë edhe kandidatin që ata duan t’i përfaqësojë në parlament. Por socialistët preferojnë që fleta e votimit të ketë numra që përfaqësojnë secilën kandidaturë, ndërsa demokratët kërkojnë vendosjen e emrit të në fletën e votimit. Damian Gjiknuri arsyeton se fleta e votimit duhet të jetë e thjeshtë, por demokrati Oerd Bylykbashi  thekson se Kushtetuta i jep të drejtën qytetarëve të zgjedhin kandidatin për deputet dhe këtë parim duhet të reflektojë fleta e votimit.

Qëndrimet e palëve

Për herë të parë në 25 prill, shqiptarët nuk do të votojnë vetëm për partinë, por dhe për emrin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në Kuvend. Debati është përqendruar tek fleta e votimit, ku socialistët preferojnë që kandidatët të identifikohen me numra, ndërsa demokratët kërkojnë vendosjen e emrit të në fletën e votimit. Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste thotë se fleta duhet të jetë e thjeshtë. “Një kolonë mund të ishin partitë dhe subjektet dhe kolona, blloku tjetër mund të ishin qartësisht numrat ku do të identifikoheshin dhe të gjitha partitë listën e tyre do ta kishin publike, votuesit do ta kishin të qartë. Sepse nëse emrat janë të shkruar në mënyre të tille që nuk i lexon njeri apo do te ishte e mbushur me shume zgjidhje brenda një kolone shume të ngushtë, atëherë do të kishim një konfuzion shumë të madh e do të kishim probleme shumë të mëdha me vlefshmërinë e fletës së votimit”, u shpreh Gjiknuri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa demokrati Oerd Bylykbashi përdorimin e numrave  e sheh si tentativë për të inkriptuar listën e hapur. “Është përpjekje për ta shifruar, për ta inkriptuar listën e hapur, për t’ia bërë shqiptarëve akoma më të mbyllur atë që ne kërkuam të ishte një listë realisht e hapur. Kjo është shumë e thjeshtë nuk duan që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë potencialin e kandidaturave të opozitës që nuk kanë asgjë që të krahasohen me kandidaturat e korruptuara të qeverisë”, thekson Bylykbashi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shembulli i Tiranës

Ndërkaq, Gjiknuri i referohet listës së Tiranës për të ilustruar pse vendosja e emrave në fletën e votimit kthehet në problem. “Nëse do të kemi shumë subjekte zgjedhore plus fleta e Tiranës që është me 36 kandidatë, sepse aq janë mandatet, kjo do ta bënte të vështirë nga pikëpamja e administrimit për mendimin tim, sepse qëllimi i ligjvënësit kur ka formuluar dispozitën e ka bërë në mënyrë të tillë që do të mundësonte KQZ që të bënte një fletë të tillë që edhe të identifikohej vota e kandidatit por njëkohësisht të mos krijonte konfuzion”, u shpreh deputeti socialist.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Por si përgjigje për këtë Oerd Bylykbashi ofron shembullin e Holandës. “Po ju jap shembullin e Holandës, Holanda me një proporcional kombëtar në fletën e votimit, një parti ka të gjithë listën e kandidatëve për parlamentin holandez, janë të gjithë me emra, kështu është në Belgjikë, po kështu është në të gjithë vendet që përdorin listën e hapur”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

Vota e emigrantëve

Dy hartuesit e reformës zgjedhore, komentuan edhe votën e emigrantëve. Gjiknuri, pranon se procesi nuk mund të zhvillohet në krejt vendin, por sipas tij ka ende kohë për projekt pilot. “Bllokimi i votës së emigrantëve ndodh për shkak të dështimit të qeverisë për ti regjistruar emigrantët, janë vetëm 800 vetë më të drejtën e votës e nuk mund të funksionojë sistemi me kaq, e para. Se dyti mënyra e aplikimit të emigrantëve nuk jep asnjë lloj sigurie që adresa që ata deklarojnë është adresa individuale zyrtare që emigrantët kanë në shtetin përkatës dhe nuk është klubi i dikujt në Athinë apo në romë ku mblidhen 100, 200 vota që më pas manipulohet vota.”, tha deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri. Ndërsa ish-ligjvënësi i PD-së është i prerë kur thotë se nuk ka kohë. “Zgjidhja më e mirë do të ishte një numër i vogël siguron një lloj integriteti më të madh e llogaridhënie më të madhe që edhe në rastin e një problem apo defekti, nuk ka ndikim në rezultat”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

/Ora News

Etiketat e lidhura

BylykbashiFleta e votimitgjiknuri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.