Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dekorimi i ballistëve, Roshi: Vendim i drejtë historik, Balli s’ka bashkëpunuar me pushtuesit

Intervista E hënë, 3 Maj 2021 19:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi flet për dekorimin e ballistëve nga Presidenti, Bujar Nishani

Debati i ditëve të fundit për dekorimin e 67 ballistëve nga ana e Presidentit të Republikës, z.Nishani, ka hapur një diskutim ku janë përfshirë shumë aktorë. Disa prej tyre janë shprehur se është një vendim i padrejtë, por për kreun e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi se, është një vendim i vonuar në 25 vite demokraci, por i vlefshëm për moralin shoqëror që duhet të karakterizojë të sotshmen si korrigjim i së shkuarës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai shton se: “Nuk ka asnjë rresht në asnjë dokument arkiv të vendit apo të huaja që të thonë se, Balli ka bashkëpunuar me pushtuesit”.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Intervistoi: Redjon Shtylla

Swiss Digital

Roshi, pak ditë më parë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekoroi me titullin “Martirë të Demokracisë”, 67 ballistë të vrarë në tetor të vitit 1943 nga brigada partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut? Si e vlerësoni këtë vendim, si kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat?

Është një vendim i drejtë sepse është mbështetur mbi dokumente arkivore të shtetit shqiptar. Ruajtja e tyre nga shteti diktatorial ka pasur qëllim që ta përdorë këtë ngjarje si devotshmëri ndaj diktaturës dhe shtetit të dhunës që mbizotëroi për 50 vite. E vërteta është një, por vetëm se ka ndërruar sistemi i referimit ndaj saj. Dje në shërbim të partisë-shtet, sot në shërbim të lirisë. Ky është thelbi. Demokracia me lirinë lufton diktaturën. Është një vendim i vonuar në 25 vite demokraci, por ende i vlefshëm për moralin shoqëror që duhet të karakterizojë të sotshmen si korrigjim i së shkuarës.

Në një reagim tuajin, ju u shprehët se vendimi është një akt i drejtë në raport me të vërtetën historike, por për çfarë të vërtete flisni? Pse mendoni se dekorime të tilla, janë të nevojshme për ballistët. Mund ta shpjegoni me disa shembuj?

Këto dekorime nuk janë të nevojshme vetëm për ballistët në mënyrë që moralisht të ndihen mirë në raport me të vërtetën, por janë të nevojshme për të shkruar dhe për të mësuar historinë e kombit tonë jashtë emocioneve politike. E vërtetë historike, sepse është gjendur në arkivë dokument që janë pushkatuar nga brigada e Mehmet Shehut. Këta ishin në komandën e Tefik Sfirit, i cili ka shënuar disa beteja kundër pushtuesve në historinë e vendit tonë. Historiani Uran Butka e trajtoi mbi dokumente në ceremoninë e dekorimit. Shembuj të tillë ka, por do zbardhen në përpjesëtim të drejtë me vullnetin dhe ndërgjegjësimin e historianëve pavarësisht preferencave të tyre politike.

Nuk kaloi pa polemika, aq sa u tha se është një abuzim me dekoratat. Duke marrë në konsideratë kundërshtitë sidomos gjatë dy viteve të fundit, si e shihni këtë klimë kritikash dhe pse kritikohen ballistët?

Nacionalistët kritikohen si rezultat i vlerës që shkarkon historia politike në konkurrencën e sotme politike. Zotërimi i historisë si monopol i gënjeshtërt duhet të marri fund.

Një prej kritikave, është se në dokumentet angleze dhe amerikane, librat dhe dokumentet e tjera, dëshmojnë se Balli Kombëtar bashkëpunoi me pushtuesin? Si qëndron e vërteta?

Nuk ka asnjë rresht në asnjë dokument arkiv të vendit apo të huaja që të thonë se Balli ka bashkëpunuar me pushtuesit. Nuk ka asnjë urdhër të Mit’hat Frashërit që e udhëhiqte Ballin për një bashkëpunim me pushtuesit. Ata që artikulojnë të kundërtën janë pjesë e refrenit të së shkuarës dhe janë në vështirësi për t’u adoptuar me realitetin që prodhon e vërteta.

Cili ishte motivimi për dekorim? Akte të tilla lidhen me argumente të forta për shërbimet e shquara në shërbim të atdheut apo akte madhore në shërbim të qytetarëve. A kishin këto merita njerëzit që u vranë në mënyrë kriminale si shumë të tjerë në ato ditë tetori të vitit 1943? Po sot pas 25 vitesh, në çfarë kanë kontribuar ballistët?

Ata u vranë se deshën dhe përfaqësonin idetë demokratike ashtu siç deshën dhe një vend të lirë. Sigurisht motivacioni “martirë të demokracisë” është korrekt. Ata nuk u vranë për një çështje personale, por në emër të një çështje që lidhej me gjendjen e kombit të tyre. Sot mbas 25 viteve ne kemi bërë sa kemi mundur. Balli Kombëtar Demokrat realizoi rikonstruksionin e varrezave të “martirëve nacionalistë” të Gërhotit në Gjirokastër me donacione të vetë anëtarëve të kryesisë së Partisë. Kemi realizuar një dokumentar “shërbestar i kombit” me qëllim që të hedhim dritë mbi profilin intelektual dhe politik të Mit’hat Frashërit. Me propozimin dhe këmbënguljen tonë të PBKD është ngritur Instituti i studimeve të krimeve të komunizmit. Kemi ndihmuar në përkthimin e veprave të Mit’hat Frashërit. Do bëjmë të mundur ribotimin e gjithë veprave të Mit’hatit. PBKD ka krijuar një profil politik të qartë të djathtë mbështetur në filozofinë politike konservatore moderne europiane.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 5 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 5 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 5 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 4 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.