Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 10:36 Kombëtarja U21 miqësore luksi me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania” Federata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Drejtues i kryesisë së OSBE, Rama: Moment i jashtëzakonshëm. Në krye të axhendës është Ukraina

Politikë E enjte, 9 Janar 2020 10:36
Drejtues i kryesisë së OSBE, Rama: Moment i jashtëzakonshëm. Në krye të axhendës është Ukraina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pasi mori rolin si drejtues i kryesisë së OSBE, kryeministri Edi Rama në fjalimin e parë ka deklaruar se në krye të axhendës së saj është konflikti në Ukrainë dhe pse rruga drejt paqes është shumë e gjatë. Ai ka thënë se pikërisht edhe takimin e parë që do të zhvillojë do ta bëjë për këtë çështje. ”Jam besimplotë që rruga e shtruar nga kryesimi sllovak do shërbejë si referencë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i vendit tim”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë fjalës së tij hyrëse.

Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

I nderuar sekretar i përgjithsëhm, të nderuar shkelqësi. E filloj duke falënderuar Miroslav Lajcak, duke përgëzuar ekipin sllovak që drejtoi OSBE gjatë një viti të shkuar sfidues. Mblidhemi sot për të filluar punën e për të shenjuar kryesinë shqiptare të OSBE. Rruga e shtruar nga Sllovakia do të na sigurohet si një kryesi shembull. Jemi në shoqëri të mirë. Në këtë moment të jashtëzakonshëm për vendin tim, kur Shqipëria 45 vite më parë e cila ishte një Kore e Veriut, një shoqëri e izoluar kokëfortë dhe me urrejte ndaj botës së lirë. Shqipëria ishte i vetmi vend europian që refuzoi të jetë pjesë e osbe por dhe të denonconte krijimin e saj si një shprehi e degjenerimit të anëtarëve të saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë isha një pioner me shall të kuq kurse sot unë ju drejtohem si kryetar i kësaj organizate nga Vankuveri në Vladivostok. Çfarë jete për brezin tim në një kohë transformimesh për botën. Jam i ulur sot në këtë karrige, s’mund t;ju kushtoj një homazh atyre që vuajtën në internim apo nëpër burgje që kontribuan në vendin tim në rrugën e vështirë të tranzicionit demokratik në kohën kur ishte diktatura brutale. Gjatë demokracisë ne vendin tim OSBE ishte

Nuk më pëlqente shumë OSBE-ja, në qeveri më duket e ashpër, në opozitë e butë. Përtej këtyre shakave, pa OSBE gjithçka që ne dëgjojmë do të ishin më shumë probleme për tu zgjidhur. Ndjej përgjegjësi për t’i dhënë diçka OSBE-së mbrapsht pasi i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë. Ndërkohë që Evropa shënjohet nga konfliktet dhe bota nuk është në situatë të mirë roli jonë për paqe dhe demokraci janë fjalë kyçe dhe do jenë objektiva të përbashkëta. Parimet bazë të Helsinkit, mbrojtja e të drejtave të njeriut, integriteti territorial mbeten një recetë dhe të pathyeshme si në të shkuarën.

Kjo shprehje përmban tri elemnte kryesore, së pari rëndësinë për të nderuar angazhimet dhe detyrime tona pasi s’mund të marrim angazhime të reja pa respektuar ato ekzistuese. Të fokusohemi tek instrumentet që zotërojmë dhe e treta përgjegjësia të ndahet mes 57 shteteve dhe të kemi një vizion dhe vullnet të përbashkët. Jemi të vendosur ta nisim nga bazat. Të bëjmë dallimin në terren. OSBE mund të dislokohet në mjedise konflikti dhe diskonflikti aty ku askush s’mund të shkojë.

Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Misioni i OSBE është i përfshirë në sigurimin e paqes dhe sigurisë. Ka pasur sinjale pozitive nga aty por rruga drejt paqes mbetet e gjatë. Misioni i OSBE dhe Ukraina do të jenë në axhendë gjatë vizitës sime të parë. Procesi për zgjidhjen e konflikteve do të jetë në krye të axhendës së Shqipërisë së OSBE. Na duhet që të maksimizojmë misionin e OSBE në vendet ku operon dhe të menaxhojmë ekipet. Duhet të rekrutojmë krerë dhe zv.krerësh misionesh të OSBE në disa vende. Ju bëj thirrje vendeve të na sjellin emra kandidatësh dhe ta bëjmë këtë një proces. Qeveria jonë është krenarisht në 5-shen e aleancës gjinore. Sa më shumë gra tëangazhohen, aq më shumë punë reale do të bëhen. Institucionet tona autonome janë unike, i shtojnë vlerë OSBE-së dhe komunitetit ndërkombëtar. T’i vlerësojmë këto asete, fjalën e lirë, luftën kundër dhunës ndaj grave, çuarja përpara e mirëqeverisjes.

Etiketat e lidhura

Drejtues i kryesisë së OSBEedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kombëtarja U21 miqësore luksi me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”
Para 1 minute

Kombëtarja U21 miqësore luksi me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”

Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës
Para 5 minutash

Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur
Para 9 minutash

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Çështja e Mbappe me rastin e Mao Ce Dunit, TV kinez kërkon që Reali të dalë me një qëndrim
Para 11 minutash

Çështja e Mbappe me rastin e Mao Ce Dunit, TV kinez kërkon që Reali të dalë me një qëndrim

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 13 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 12 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 12 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 13 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.