Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:22 Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Duka: Presidenti i zgjedhur nga populli, jo më ”pazar” nga partitë

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 16:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, Kryetari i PAA-së, Agron Duka: “Vota ime për reformën është personale”

 Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Roli i Presidentit është duke u dobësuar dhe propozimi i fundit i 10 deputetëve është shpëtimi dhe mënyra më demokratike për ta ri-ngritur rolin që duhet të ketë kreu më i lartë i shtetit. Kështu shprehet Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë për “Koha Jonë”. Duka shpjegon se përse është pjesë e kësaj nisme: “Ne e kemi ndryshuar shumë herë Kushtetutën dhe ky ndryshim i kërkuar prej nesh nuk sjell aspak sasi, por cilësinë e munguar, që i jep një përgjigje dhe zgjidhje më tepër realitetit konfliktual ku ne gjendemi. Kur Presidenti zgjidhet nga populli, vullneti përfaqësues është shumë herë më i madh se ai aktualisht dhe më i drejtpërdrejtë”.

Swiss Digital

z.Duka jeni pjesë e 10 deputetëve që kanë firmosur një nismë të dy deputetëve socialistë, ku populli të votojë Presidentin. Si lindi kjo ide?

Kjo ide është artikuluar në debatin politik në mënyrë të përsëritur, për të cilën unë kam qenë gjithnjë pro, por si iniciativë është marrë nga deputetët Hafizi e Blushi. Unë pasi u njoha me materialin e firmosa menjëherë dhe mendoj se kam bërë mirë. Është hera e parë që merren firma deputetësh për t’u bërë nisma ligjore, duke shërbyer si mundësi ku pjesëmarrja e qytetarëve si garanci kushtetuese merr aksionet e duhura.

Pse mendoni që një ndryshim kaq i thellë t’i ndodhë Kushtetutës, çfarë përfitimesh ka posti i Presidentit kur zgjidhet nga populli. Ne jemi në një sistem parlamentar?

Roli i Presidentit ka ardhur duke u dobësuar, nëse kujtojmë edhe propozimet e fundit të Komisionit të Reformës, ku i janë hequr të tjera kompetenca. Pra ndonëse Presidentët në Shqipëri janë zgjedhur nga njëra ose tjetra parti, ata kanë pasur përfaqësimin të njehsuar me partitë që u kanë mundësuar postin, duke sjellë hera-herës njëanshmëri jo të dobishme, që ka prodhuar ngërç politik me kosto për qytetarin. Ne e kemi ndryshuar shumë herë Kushtetutën dhe ky ndryshim i kërkuar prej nesh nuk sjell aspak sasi, por cilësinë e munguar, që i jep një përgjigje dhe zgjidhje më tepër realitetit konfliktual, ku ne gjendemi. Kur Presidenti zgjidhet nga populli, vullneti përfaqësues është shumë herë më i madh se ai aktualisht dhe më i drejtpërdrejtë. Është një fuqi vote e marrë në burimin më demokratik të pushtetit, ndaj ai bëhet përfaqësuesi më gjithëpërfshirës dhe me vullnet më të mirë për të gjithë, duke qenë një simbol uniteti përtej sinorëve partiakë. Me Kodin aktual Zgjedhor vota e popullit nuk merr vlerën reale sepse dy kryetarët e partive të mëdha, nëpërmjet listave të mbyllura bëjnë një farë emërimi të deputetëve sipas preferencave personale dhe janë po këta të dy e shumta tre, që zgjedhin edhe presidentin, nuk ju duket si shumë pushtet i përqendruar në dy tre duar, e ndërkohë që, vota e popullit, pa dëshirën e tij, devijohet. Një President i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli, pavarësisht ndikimit të pashmangshëm të politikës, do të ishte më afër interesave të tij, se sa të forcave të caktuara politike.

Ky bashkim i deputetëve të krahëve të kundërta, ka si qëllim vetëm këtë iniciativë apo diçka më shumë dhe interesave për krijimin e një partie të re?

Kjo nismë nuk ka të bëjë me përfitime individuale të asnjërit prej deputetëve. Ne duhet të bëhemi gjithnjë e më shumë të majtë dhe të djathtë për nisma ligjore, për vendime apo qoftë dhe ndryshime kushtetuese, kur efekti dhe dobia e veprimeve tona është në përmirësim të funksionimit sa më cilësor të institucioneve. Ne presim të kalojë reforma në drejtësi dhe me të drejtë kërkohet të jetë konsensuale, të votohet nga të majtë dhe të djathtë sepse ndryshimet e mëdha dhe pritshmëria prej saj na prek të gjithëve pa ndarje politike. Edhe një ndryshim i tillë mbase duhej të ishte përfshirë në draftin e reformës, por nisma jonë e rrit peshën e ndryshimeve, duke i dhënë Presidentit rolin që i takon dhe jo thjesht një firmëtar dekretesh pro dhe kundër.

Nëse ndryshon mënyra e përzgjedhjes së Presidentit, kompetencat mbeten të njëjta apo me këtë ndryshim kushtetues edhe ato ndryshojnë? 

Kompetencat edhe mund të ndryshojnë, por një gjë është e sigurt, që një president i zgjedhur nga populli të paktën i ushtron kompetencat e veta. Ka modele të Republikave që e zgjedhin Presidentin nga populli dhe ai shndërrohet në një institucion të fortë, që në kushtet tona do t’i jepte shumë shëndet jetës politike pavarësisht maxhorancave që krijohen. Duhet të ndërtojmë një President nga populli dhe kjo zgjedhje e bën atë përgjegjës ndaj besimit, përgjegjësi që nuk është vetëm kushtetuese, por duhet ushtruar nëpërmjet kompetencave duke shërbyer si një siguri institucionale deri më tani disi periferike në peshën e pushteteve.

Më 21 korrik, vota juaj do të jetë personale për reformën apo e njëjtë me qëndrimin opozitar?

Padyshim që vota është personale, nuk ka si të jetë kolektive sepse nëse do ishte ashtu nuk ka nevojë për kuorum, por do të mjaftonte vota e katër pesë deputetëve përfaqësues. Qenia në opozitë nuk më kondicionin votën pro apo kundra, por zbatimi i plotë i Nenit 88 si rekomandim i Venecias është i domosdoshëm në mënyrë që të përfitojmë nga kjo reformë, pavarësi të drejtësisë dhe jo varësi të saj nga maxhoranca e sotme apo e nesërme kushdo qoftë ajo. Unë dëshiroj që reforma në drejtësi të votohet sa më shpejt, të jetë e mundur, por mbërritja në votim kërkon dakortësi për t’i dhënë asaj jetëgjatësi e qëndrueshmëri.

Ka një “konflikt” opozita me ndërkombëtarët, pasi në deklarata ata shpesh e akuzojnë opozitën si devijuese të reformës? Si i kemi parë si aleat opozitarë këto qëndrime?

Unë do të thoja se ka një dakortësi të opozitës me ndërkombëtarët, nëse në këtë pafundësi ndryshimesh kushtetuese, kritika e partnerëve nuk është për gjithë draftin. Ka një moment ndarës dhe për këtë maxhoranca ka lënë një çerek shtegu hapur. SHBA dhe BE kërkojnë një votim dhe kanë deklaruar se opozita ka refuzuar disa propozime. Unë them se mund të ketë të tjera propozime të ndërkombëtarëve, partnerëve që çojnë në dakortësi dhe drafti kështu merr bekimin e të gjithë palëve. Ka ende mjaftueshëm kohë për të shkuar në një mendje me 21 korrik. Ne si PAA, kemi qëndrimet tona dhe në pjesën më të madhe kemi qenë bashkë me aleatët tanë opozitarë, në pretendimet ndaj kësaj reforme. Partia jonë dhe ekspertët e saj e kanë konsultuar dhe parë me rëndësi të madhe draftin, maxhoranca duhet të shohë më qartë qëndrimet e saj. Ajo nuk duhet të gjejë një justifikim për të përjashtuar opozitën, por një mënyrë për të përfshirë atë në votim.

Nisma e 10 deputetëve për zgjedhjen e Presidentit nga populli

Deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi si 8 deputetë nga partitë djathta dhe të majta, përkatësisht: Agron Duka, Arta Dade, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Luljeta Arapi, Mimoza Hafizi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Vangjel Dule, kanë prezantuar amendamentet për ndryshimet në Kushtetutë, me të cilat synojnë që “qendra” e tyre të jetë populli. Së fundmi ata kanë nisur online një peticion, ku ju kërkojnë popullit që të firmosë, “Presidenti nga populli”. Ndryshimi që ka të bëjë me Nenin 88, ku kërkohet të ndryshojë si më poshtë: Presidenti i Republikës zgjidhet drejtpërdrejt nga populli me votim të fshehtë për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kandidati për President duhet të mbështetet së paku nga një parti politike e përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ose nga 10.000 shtetas me të drejtë vote. Hafizi si nismëtare e këtij ndryshimi është shprehur se: Duke qenë se vendi është në një ngërç për sa i përket reformës në drejtësi, propozohet që miratimi i saj t’i delegohet popullit. Nisma ka marrë firmën deri më tani të 10 deputetëve dhe numri duhet të jetë 28 për t’u futur në procedurat parlamentare”. Ajo shtoi se kësaj nisme pritet që t’i bashkohen edhe deputetë të tjerë të Parlamentit. “Kjo është bërthama e parë. Janë deputetë që i kemi kontaktuar dhe ne e dinim që janë në favor të këtyre ndryshimeve. Ne jemi duke kontaktuar të gjithë deputetët e Kuvendit, do të kontaktojmë grupet parlamentare në mënyrë zyrtare, por ne i kërkojmë edhe popullit që të ushtrojnë presion pranë deputetëve në mënyrë që t’i shtyjë ata që të pranojnë këto ndryshime kushtetuese që janë jetike”,- u shpreh Hafizi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 3 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 8 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 8 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë
SPORTI Para 18 minutash

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 30 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.