Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: A është e rrezikuar siguria e Shqipërisë nga Irani?

Politikë E premte, 10 Janar 2020 08:53
DW: A është e rrezikuar siguria e Shqipërisë nga Irani?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marrja e presidencës së OSBE për vitin 2020 nga ana e Shqipërisë ndodh nën hijen e konfliktit SHBA-Iran dhe përfshirjes jo të drejtpërdrejtë të Shqipërisë në të. Siguria do të jetë shtylla e presidencës shqiptare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me një ceremoni solemne në Vjenë, në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Shqipëria nisi zyrtarisht të enjten (9.01.2020) Presidencën e OSBE, 2020. Fillimi zyrtar i presidencës shqiptare të organizatës më të madhe në botë për siguri dhe bashkëpunim ndodh në kohëra jo të qeta. Konflikti mes SHBA dhe Iranit ka ngjallur shqetësim në 57 vendet anëtare të OSBE, siguria e të cilave është e ndërlidhur me situatën në Lindjen e Mesme.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Burime zyrtare nga Kryeministria në Tiranë bëjnë me dije se Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, njëherazi drejtues i Presidencës shqiptare të OSBE-së, në fjalën e tij, të enjten në Vienë ka sjellë në vëmendje mundësitë që ka OSBE për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin, në situatat aktuale. Fjala kyҫ e Presidencës shqiptare të OSBE 2020 do të jetë dialogu, deklaroi Rama. “Shumë prej mundësive tona vijnë përtej shtrirjes së OSBE, na duhet të forcojmë platformat e dialogut me vendet aziatike për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është e ndërlidhur me sigurinë e vendeve tona” theksoi kryeministri Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria e përfshirë indirekt në konfliktin SHBA-Iran

Forcimi i sigurisë në vendet anëtare të OSBE përbën një nga shtyllat kryesore të programit të Presidencës Shqiptare OSBE, 2020. Vetë siguria e Shqipërisë shfaqet potencialisht jo e pacënueshme në kuadrin e konfliktit SHBA – Iran. Komuniteti i 3200 muxhahedinëve, të strehuar në periferi të Tiranës, armiq të betuar të qeverisë iraniane është një faktor potencial që e përfshin Shqipërinë jo drejtpërsëdrejti në këtë konflikt. Kjo u duk qartë kur vetë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini në fjalën e mbajtur të mërkurën, (8.01.2020) pas lëshimit të raketave iraniane në bazat ushtarake amerikane në Irak e quajti Shqipërinë, “një vend shumë të vogël, por shumë të keq europian, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”.

Por strehimin e 3200 muxhahedinëve në Shqipëri kryeministri Rama e vlerësoi „një veprim që i bën nder Shqipërisë dhe është në vazhdën e traditës shqiptare.” „Kemi marrë përsipër një risk që të strehojmë 3 mijë muxhahedinë. Jam shumë krenar që ky risk është marrë në mënyrë bipartizane. Politika shqiptare ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të një aleance strategjike të padiskutueshme me SHBA, Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë” tha Rama në Vjenë.

Ai solli në vëmendje Artikullin 5 të NATOs, thelbi i të cilit është se sulmi ndaj një anëtari të NATOs është sulm ndaj gjithë Aleancës Atlantike. “Jemi në duar të sigurta. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n” theksoi Rama.

Shqipëria – Vigjilencë ndaj sulmeve kibernetike iraniane

Tentiva e Iranit për të cënuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë është e provuar tanimë. Në dhjetor 2018 qeveria Rama shpalli „persona non grata” ambasadorin e Iranit në Tiranë dhe e dëboi atë bashkë me një diplomat tjetër të ambasadës iraniane në Shqipëri për shkak „të tentimit të sulmeve terroriste në Shqipëri”, veprim që u përgëzua nga SHBA.

Në një takim të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë, të organizuar nga „Qendra për Sigurinë në Europën Jug-Lindore” gjenerali amerikan Michael Barbero, pjesëmarrës në këtë takim tha se „ҫdo aleat i SHBA mund të shikohet si një shënjestër nga Irani. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike. Aleanca do të reagojë ndaj çfarëdo lloj sulmi që do t’i bëhet ndonjë prej shteteve anëtare të saj”, theksoi gjenerali amerikan Barbero.

Etiketat e lidhura

shqiperisiguria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 9 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 12 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.