Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 07:54 PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00 Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë Kombëtare para kryeministrisë në mbështetje të revoltës së rinisë Shqiptare. Kreu demokrat  Sali Berisha ka postuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Donald Trump, dil nga skena politike!

Bota E martë, 12 Janar 2021 08:19
DW: Donald Trump, dil nga skena politike!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për katër vjet, Donald Trumpi përgatiti me gënjeshtra dhe propagandë sulmin ndaj Kapitolit në Uashington. Duhet të parandalohet me të gjitha mjetet që ai të kandidojë përsëri, komenton Ines Pohl.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jo, ngjarjet e 6 janarit nuk ishin një shkarje. Ato nuk ishin as rastësi. Ato ishin pasoja e pashmangshme e një presidence katër vjeçare që mbështetej në tërbim në vend të së vërtetës dhe që ishte në gjendje ta kthente qëndrimin politik të mbështetësve në urrejtje ndaj “tjetrit”.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 11 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 12 orësh

Donald Trumpi mban përgjegjësi

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Isha në vendin e ngjarjes dhe e përjetova me sytë dhe veshët e mi se si fjalimi i Donald Trumpit, në atë ditë të ftohtë janari, i ktheu demonstruesit kryesisht paqësorë në një turmë të zemëruar. Nuk ka absolutisht asnjë dyshim që presidenti u kërkoi njerëzve të sulmonin Kapitolin. Si duhet të kuptohen ndryshe fjali si kjo: “Jo, ne nuk do ta vëmë kurrë nën kontroll vendin tonë me dobësi, ju duhet të tregoni forcë dhe duhet të jeni të fortë”. Ai i bëri thirrje masës – e kombinuar kjo me kërkesën për të marshuar drejt Kapitolit.

Unë fola me njerëzit që kishin ardhur në kryeqytet nga i gjithë vendi për të protestuar për rezultatin gjoja të “vjedhur” të zgjedhjeve. Shumica ishin amerikanë të zakonshëm. Të cilët janë vërtet të bindur se fituesi i vërtetë i zgjedhjeve presidenciale është Donald Trumpi. Të infiltruar nga genjeshtrat e tij. Të mbërthyer në flluskat e tyre të mediave sociale. Të brohoritur nga ata politikanë të lartë republikanë që, krejtësisht të papërgjegjshëm, ndihmuan në ndërtimin e kësaj ndërtese të rrezikshme gënjeshtrash. Dhe që kanë sakrifikuar betimin e tyre për të respektuar kushtetutën ndaj lakmisë së tyre personale për pushtet.

Republikanët duhet të reflektojnë

Dhe pikërisht sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një grusht të krisurish, demokratët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar që presidenti në detyrë të kandidojë përsëri. Donald Trumpi i ka lyer duart me gjak. Në sulmin ndaj Kapitolit vdiqën njerëz. Vetëm kjo është arsye e mjaftueshme për të ndjekur një procedurë të dytë të largimit nga posti. Por është edhe më e rëndësishme të organizohen shumicat e duhura në Kongres për të miratuar një dekret që siguron që Donald Trump të mos lejohet kurrë të kandidojë për poste publike përsëri. Kjo kërkon një shumicë prej dy të tretave, e cila arrihet vetëm kur rreth 20 republikanë të reflektojnë.

Këto janë vendime të vështira që duhet të marrin demokratët në ditët në vazhdim. Ndjekja menjëherë e procedurës, sjell rrezikun që javët e para të presidencës së Joe Bidenit të kalojnë në hijen e diskutimeve për të ardhmen e Donald Trumpit. Prandaj disa argumentojnë se duhej pritur derisa të fillojë punën qeveria e re dhe të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të mbijetuar në luftën kundër katastrofës COVID. Rreth tre dhe katër mijë njerëz vdesin çdo ditë nga virusi në Shtetet e Bashkuara.

Mund të ndodhë që këto hapa të konfirmojnë shumë mbështetës të Trumpit në pretendimin se sistemi politik në Shtetet e Bashkuara është “infiltruar”. Por kjo duhet të bëhet kabull.

Partia Republikane ka treguar herë pas here se nuk e kundërshton dot lojën e pushtetit të Donald Trumpit. Po të ketë mundësi të kandidojë përsëri pas katër vjetësh, ai do të vazhdojë t’i mbajë peng republikanët dhe t’i marrë me vete. Dhe jo vetëm kaq. Në vitin 2020, për Donald Trumpin votuan 73 milionë vetë. Në vitin 2024 është plotësisht e mundur që ai do të ketë disa miliona të tjerë me vete, po të vazhdojë të punojë për ta riinterpretuar realitetin në një shfaqje alla Trump – me perspektivën e kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Duhet t’u bëhet e qartë të gjithë njerëzve me përgjegjësi politike se përhapja e gënjeshtrave dhe nxitja e urrejtjes ka pasoja – dhe e përfundon karrierën politike menjëherë. Stuhia në Kapitol ishte vetëm një parashije e asaj që mund të vijë.

Etiketat e lidhura

Donald Trump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00
Tani

PD sot protestë te kryeministria, ora 12.00

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 10 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.