Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Më 18 maj, liderët e Ballkanit Perëndimor të ftuar në Bruksel

Politikë E martë, 11 Maj 2021 09:07
DW: Më 18 maj, liderët e Ballkanit Perëndimor të ftuar në Bruksel
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan të hënën në Bruksel për Ballkanin Perëndimor. Mesazhi i tyre: Marrëdhënia jonë me rajonin është më shumë se disa teknikalitete zgjerimi.

Për herë të parë pas dy vjetësh Ballkani Perëndimor ishte të hënën, 10.05.2021, në agjendën e Këshillimit të BE-së për Çështje të Jashtme. Për të ngarkuarin e Lartë të BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell, dhe shumë kolegë të tij nga vendet anëtare, kritikat ndaj këtij fakti janë të drejta: Sepse “Ballkani Perëndimor është një rajon kyç me rëndësi gjeostrategjike në Evropë dhe për Evropën”, argumentoi politikani 74-vjeçar në konferencën e shtypit në Bruksel. “Nuk do të presim më dy vjet, madje as dy muaj derisa ta rikthejmë Ballkanin Perëndimor në agjendën e BE-së”, premtoi ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një sërë çështjesh për të zgjidhur

Lista e problemeve të lidhura me Ballkanin Perëndimor është jo e vogël: zgjerimi, e i lidhur me të hapja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe vazhdimi i negociatave me Serbinë e Malin e Zi, dhe çështjet e pazgjidhura ndëretnike në Bosnjë-Hercegovinë dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Ministrat e rikonfirmuan edhe një herë zotimin e tyre për perspektivën evropiane të këtyre vendeve, siç tha Borrell. Ata u zotuan se do të angazhohen për çeljen sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por Borrell nuk e mohoi se është i shqetësuar për mosmarrëveshjet aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne i inkurajojmë këto dy vende të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për konfliktin e tyre”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Borrell theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe shpjegoi se dialogu Serbi – Kosovë do të vazhdojë kur të jetë gati pala kosovare, e cila ka kërkuar kohë për t’u parapërgatitur.

Jo ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Ndryshe nga ç’ishte paralajmëruar më parë në media, Borrell tha se nuk ka plane për ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria. Më parë komisioneri i zgjerimit, Oliver Varhelyi, ishte shprehur për mundësinë e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, meqë Bullgaria po e bllokon aktualisht fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Edhe ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas më parë e kishte hedhur poshtë idenë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.Edhe deputetja gjermane e Bundestagut, Renata Alt, liberalët, u prononcua kundër shkëputjes së dy vendeve dhe paralajmëroi që Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Çështja e Maqedonisë së Veriut do të jetë në agjendën e ministrave të Evropës të martën, më 11.05.21. Para nisjes së tij në Bruksel, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, tha se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet për hapjen e konferencave ndërqeveritare dhe se me to duhet filluar sa më shpejt.

Dhurata pa kushte

Kthimi i Ballkanit Perëndimor në agjendën e ministrave të jashtme në BE vjen pas ankimeve të disa liderëve të Ballkanit Perëndimor për ndihmën e vonuar.

Duke aluduar për diplomacinë e vendeve të tjera me anë të vaksinës, Borrell kujtoi se vaksinat e BE-së në Ballkanin Perëndimor janë dhuratë, jo me pagesë, dhe jo të kushtëzuara.

Bashkimi Evropian i ka premtuar Ballkanit Perëndimor deri në fund të muajit qershor nëpërmjet nismës Covax deri tani 1 185 340 vaksina. Një pjesë e mirë e tyre tashmë ka mbërritur në rajon.

Të mos humbasim zemrat e njerëzve

Javën e ardhshme (18.05.21) liderët e Ballkanit Perëndimor janë ftuar të shkojnë në Bruksel për një darkë joformale për të këmbyer opinionet e tyre në lidhje me zhvillimet aktuale në rajon. Borrell tha se pret nga shtetet anëtare të dalin me propozime të reja për ta bërë më të dukshëm angazhimin politik të BE-së në rajon.

Një sërë ministrash të jashtëm të vendeve anëtare, si suedezja, Ann Linde, estonezja, Eva-Maria Liimets, apo sllovaku, Ivan Korčok, ishin shprehur qysh në fillim të takimit për rëndësinë e veçantë të rajonit. “Ne duhet të kemi në kujdes strategjik për rajonin”, tha Korčok. “Për fat të keq, gjatë dhjetë viteve të kaluara kemi qenë të përqendruar te zgjerimi. Kjo është diçka shumë e mirë, tha ai, por ne nuk duhet të humbasim vëmendjen në teknikalitete, e të harrojmë zemrat e njerëzve nga Ballkani Perëndimor,të cilët të ardhmen e tyre e shohin në BE.”DW

Etiketat e lidhura

Ballkani PerendimorBrukselliderët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.