Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 22:59 Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe gola në Champions League, ku skuadrat dhuruan spektakël në ndeshjet e vlefshme për xhiron e pestë. Real…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW shkruan për pandeminë në Shqipëri: Rekorde rastesh pozitive me COVID-19. Si pritet të sigurohet vaksina

Politikë E mërkurë, 18 Nëntor 2020 09:17
DW shkruan për pandeminë në Shqipëri: Rekorde rastesh pozitive me COVID-19. Si pritet të sigurohet vaksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ecuria e pandemisë COVID-19 në Shqipëri po vazhdon të karakterizohet nga rritja e përditshme e rasteve të reja pozitive. Për ndërprerjen e valës së infektimeve hyjnë sot në fuqi masa të reja kufizuese.

Për të frenuar përhapjen e infektimit me virusin vdekjeprurës autoritetet shëndetësore në Komitetin e Ekspertëve në Shqipëri vendosën të martën, (17.11) marrjen e masave të reja kufizuese, që hyjnë menjëherë në fuqi të mërkurën(18.11). Në bazë të masave të reja ndalohen “grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura; mbledhjet partiake dhe tubimet; konferencat, ceremonitë e festave, martesave dhe ato mortore, përtej familjes, deri në një urdhër të dytë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Albana Fico, Drejtore e Institutit të Shëndetit Publik dhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve argumentoi vendosjen e masave të reja si pasojë e “rritjes së shpejtë të rasteve pozitive.” “Situata mbetet e kontrolluar, por ka një nivel të shtuar risku nga rritja e rasteve pozitive ditore, të shprehur qartë me një rritje prej 243 rastesh për 100 mijë banorë”, theksoi ajo.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit , rastet e reja pozitive shënuan një rekord të ri prej 694 personash. Gjashtë vetë humbën jetën, nga të cilët pesë të moshës nga 61-78 vjeꞔ dhe një grua e re në moshën 28 vjeꞔ. Numri total i viktimave nga pandemia ka arritur në 637 vetë. Në tre spitalet anti-covid të Tiranës janë të shtruar 412 pacientë, nga të cilët 10 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mjaft njerëz kurohen në kushte shtëpiake

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve pozitive aktive kurohen në kushte të banesave të tyre me rekomandimin e mjekëve të familjes dhe nën kujdesin e tyre. Qeveria deklaroi ditët e fundit se do të japë mbështetje financiare për medikamentet që të infektuarit me virusin Corona marrin për t’u kuruar në banesat e tyre.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Për të përballuar valën e dytë të pandemisë qeveria e Tiranës bëri me dije rritjen me 23 përqind të buxhetit të shëndetësisë dhe me 40 përqind të pagave të personelit shëndetësor. Masat e reja kufizuese që hynë sot në fuqi vijnë një javë pas izolimit të pjesshëm dhe ndalimit të qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit.

Këto masa përkojnë në kohë me njoftimin dy ditë më parë, (16.11) nga kompania farmaceutike gjermane BioNTech, (Biopharmaceutical New Technologies) dhe ajo shumëkombëshe amerikane Pfizer që vaksina e tyre anti-Covid rezulton të jetë efikase në masën 90 përqind. Dy kompanitë njoftuan në fillim të kësaj jave edhe që kanë projektuar të prodhojnë, deri në fund të këtij viti, 50 milionë doza vaksinash dhe të kenë gati për vitin 2021, 1,3 miliardë të tjera. Burime nga Komisioni Europian (KE) bëjnë me dije se kompania gjermane BioNTech është një nga 6 kompanitë, me të cilat ky komision ka diskutuar blerjen e vaksinave anti-Covid. KE ka deklaruar se do të bëjë donacione vaksinash për vendet në Europë me të ardhura mesatare, ku futen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe Shqipëria, që është në pritje të hapjes së negociatave të pranimit në BE.

Etiketat e lidhura

DWpandemiaraste pozitiverekorde
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 5 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde
Para 5 orësh

Milan kërkon mbrojtës anësor në janar, në listë Mazraoui e Balde

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky
Para 6 orësh

Vizitë historike pas 11 vitesh, kryeministri hungarez në takim me Zelensky

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit
Para 6 orësh

Champions League/ PSV shtang Realin në 45 minutat e para, Arsenali po fiton ndaj Dortmundit

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 6 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 6 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 11 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 8 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.