Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:31 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: Situatë kritike në Shqipëri! Stuhi dëbore, përmbytje, rëndim i gjendjes nga Covid

Politikë E hënë, 15 Shkurt 2021 10:33
DW: Situatë kritike në Shqipëri! Stuhi dëbore, përmbytje, rëndim i gjendjes nga Covid
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Situatë e vështirë në Shqipëri nga përkimi në kohë zhvillimesh jo të favorshme si moti i keq, përmbytjet në zonat veriore e verilindore e grafiku në rritje i rasteve të reja të infektuara me virusin Corona.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Burime zyrtare thanë për DW se që nga dita e dielë (14.02) 95 përqind e territorit të Shqipërisë është i mbuluar nga dëbora, ngrica dhe acari përfshirë edhe Tiranën, Durrësin dhe qytete të tjera jo malore. Autoritetet e cilësojnë këtë situatë si “mot ekstrem”. Një mot i tillë mbërtheu Shqipërinë në fillim të janarit 2015, kur temperatura arriti në zonat fushore -12 gradë Celcius.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Situata e rënduar nga dëbora

Parashikime te sinoptikanëve bëjnë me dije se kësaj here në zonat fushore temperature do të arrijë në -9 gradë Celcius kurse në ato malore deri në -24 gradë. Në këto zona dëbora ka arritur 1,5 metra. Autoritetet u bënë thirrje të dielën drejtuesve të automjeteve të shmangin lëvizjet në akset kombëtare pasi moti i keq shkaktoi një ditë më parë bllokim të trafikut dhe radhë kilometrike të automjeteve që prisnin të kalonin. Të hënën pritet të rifillojë qarkullimi i automjeteve të tonazhit të rëndë, i ndaluar që prej 36 orësh shkak të motit të keq.

Stuhi dëborë dhe ere me shpejtësi 90 km/orë, që përfshinë Shqipërinë në fundjavën e sapo kaluar, kanë rrëzuar shtyllat e transmetimit të energjisë elektrike në zonat e Lezhës dhe Shëngjinit dhe për pasojë banorët dhe bizneset në këto zona kanë probleme me furnizimin me energji. Sipas sinoptikanëve moti i keq do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Ministria e Arsimit mori vendim që nga dita e sotme, (15.02) dhe deri në fund të javës, (19.02) arsimi parauniversitar do të kryhet online.

Situatë kritike në Shkodër nga përmbytjet

Rreshjet intensive të shirave që parapranë stuhitë e dëborës dhe të erës, kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës. Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna arritën kuotat maksimale dhe vërshuan në ultësirat rreth tyre duke i përmbytur ato. Burime zyrtare nga Prefektura e Shkodrës bëjnë me dije se në total janë përmbytur më shumë 5370 hektarë dhe 225 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Në disa zona niveli i ujit arrin deri në 130 centimetra kurse në disa toka bujqësore në 2-3 metra.

Automjete të larta transporti dhe varka të ushtrisë kanë mbërritur në zonat e përmbytura për të evakuuar familjet në rrezik në lagjet periferike të Shkodrës, pranë liqenit dhe lumit Buna. Ushtria po mbështet edhe evakuimin e bagëtive dhe gjësë së gjallë nga fermat bujqësore. Rreshjet e dendura të shirave nisën sivjet në javën e parë të janarit dhe përmbytën tokat dhe lagjet pranë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Brenda një muaji harta e përmbytjeve është zgjeruar dhe dëmet e shkaktuara për fermerët e zonës së Shkodrës janë shumë të mëdha.

Mbi 1000 raste të reja infektimesh në ditë

Situatës së vështirë nga moti i keq i mbivendoset edhe vazhdimi i shifrave të larta të rasteve të reja në ditë të infektuar me virusin Corona si edhe viktimave prej tij. Autoritetet bëjnë me dije se në 24 orët e fundit ka pasur 1088 raste të reja dhe 12 viktima. Numri total i rasteve pozitive, që nga prekja e Shqipërisë nga pandemia Covid-19, është 414.278 dhe i viktimave 1.555. Tirana mbetet vatra më e nxehtë e infeksionit me 20 366 raste, e ndjekur nga Fieri me 2991, Durrësi me 1782 dhe Shkodra me 1531.

Autoritetet kanë shtrënguar masat kufizuese që nga java e kaluar, (10.02) duke rritur me 2 orë ndalim qarkullimin të detyruar prej rritjes me shpejtësi të rasteve të reja në ditë dhe dyshimet e pranisë në Shqipëri të varianteve të reja të virusit, kryesisht atyre anglez dhe afrikano- jugor. Masat e reja kufizuese do të jenë në fuqi deri në fund të këtij muaji. Autoritetet shëndetësore e shohin shqetësuese prekjen nga virusi të moshave të reja – grupmoshat 15-24 dhe 25-34 vjeç, e shoqëruar kjo edhe me humbje të jetës, kur të prekurit nuk kanë patur sëmundje shoqëruese.

Në fillim të këtij muaji në Institutin e Shëndetit Publik, në Tiranë, mbërritën 1 mijë e 170 vaksinat e para anti Covid -19 të kompanisë Pfizer, (BioNTech-Pfizer) që do të përdoren për mjekët, infermiereët dhe sanitaeët që janë në frontin e parë të përballjes me pacientët e infektuar si edhe edhe për 50 mjekë në spitalin anti-Covid të Prishtinës. Shqipëria ka një kontratë individuale me kompaninë farmaceutike BioNTech-Pfizer për një sasi të parë prej 10 mijë e 750 dozash vaksine anti- Covid deri në fund të këtij muaji. Sipas autoriteteve është afër përfundimit edhre kontrata me kompaninë AstraZeneca për të marrë dozat e duhura të vaksinës prej saj dhe “kryer brenda 14 muajve, brenda muajit prill 2022, vaksinimin e qytetarëve që duhet të vaksinohen apo atyre që dëshirojnë” ka theksuar kryeministri Rama.

Etiketat e lidhura

permbytjestuhi dëbore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 2 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 22 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 23 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 26 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.