Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 10:54 Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të Gazetari Besnik Dizdari, përfaqësuesi i Shqipërisë në votimin për Topin e Artë 2026, ka zgjedhur Lamine Yamal si futbollistin më të mirë të vitit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E majta në Francë përpiqet me të gjitha mënyrat që të pengojë fitoren nacionalistëve të djathtë

Aktualitet E diel, 7 Korrik 2024 10:16
E majta në Francë përpiqet me të gjitha mënyrat që të pengojë fitoren nacionalistëve të djathtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
“Fronti i Ri Popullor” mund të fitojë shumë mandate në raundin e balotazhit në Francë. Por kryeministri nuk do të jetë nga radhët e tij. Presidenti Macron i do të majtët shumë më pak se të djathtët.
I qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Asnjë votë për Rassemblement National, asnjë deputet i Rassemblement National” – ky është mesazhi i thjeshtë i së majtës në Francë me të cilën ajo synon të pengojë fitoren nacionalistëve të djathtë. Udhëheqësi i partisë ekstremiste të majtë “Franca rebele”, Jean-Luc Melenchon, e përsëriti vazhdimisht këtë emërues më të vogël të përbashkët të “Fronti i Ri Popullor” (“Nouveau Front populaire”) gjatë fushatës së shkurtër përpara raundit të dytë. të zgjedhjeve parlamentare. Ekstremistët e majtë, socialistët, socialdemokratët dhe të Gjelbrit bashkuan shpejt forcat duke formuar një aleancë zgjedhore pas shpërbërjes së habitshme të Asamblesë Kombëtare katër javë më parë. Ata ranë dakord të dalin vetëm me një kandidat për zonë zgjedhore dhe në këtë mënyrë arritën të fitonin 28 për qind të votave – duke u renditur të dytët, pas nacionalistëve të djathtë të Marine Le Pen-it që fituan 29.3 për qind.
Pllakate elektorale me Kandidatin Bastian Duenas
Sipas sondazheve pritet që edhe në raundin e dytë Rassemblement National do të dalë nga zgjedhjet më e fortë se kurrëFotografi: Lisa Ellis /DW

Sipas të gjitha sondazheve pritet që edhe në raundin e dytë Rassemblement National të dalë nga zgjedhjet më e fortë se kurrë dhe  do të jetë ndoshta grupi më i madh në parlamentin francez. Fronti i Ri Popullor do të përbëjë grupin e dytë më të madh të parlamentit, kurse partia liberal-centriste “Ensemble” e Presidentit Macron do të ketë shumë pak deputetë

Rivalitet në kampin e majtë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

Para 14 minutash
Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat

Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat

Para 33 minutash
Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier

Para 47 minutash

71-vjeçari Jean-Luc Melenchon, i cili shpesh provokon me teza anti-izraelite dhe teori konspirative, dëshiron të bëhet kryeministër i ri. Por ai nuk gëzon simpati në kampin e Frontit të Ri Popullor për shkak të retorikës së tij radikale dhe shpesh agresive.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Kampi i Frontit të Ri Popullor
Kampi i Frontit të Ri PopullorFotografi: Dimitar Dilkoff/AFP/Getty Images

Gjatë fushatës zgjedhore evropiane, Melenchon debatonte shpesh me eurodeputetin socialist Raphael Glucksmann (44) duke e ofenduar si “bashkëpunëtor” të shtetit të Izraelit. Glucksmanni e akuzon Melenchon për “brutalizimin” e politikës. Raphael Glucksmann dhe partia e tij “Sheshi Publik” i përkasin gjithashtu frontit popullor të formuar me nxitim kundër nacionalistëve të djathtë. Glucksmann tha se nuk ishte më fjala për parlamentin, por për një referendum mbi çështjen nëse Franca do të qeveriset për herë të parë në historinë e saj nga nacionalistët e djathtë.

Melenchon nuk ka shanse për kryeministër

Teorikisht është e mundur që përmes një koalicioni të të majtëve të Frontit të Ri Popullor dhe të centristëve liberalë të Presidentit Macron të parandalohet një qeveri e e nacionalistëve të djathtë të Rassemblement National. Por në praktikë kjo do të jetë e vështirë, sepse presidenti Emmanuel Macron e konsideron të majtën “katër herë më të keqe” se të djathtën.

Presidenti Emmanuel Macron dhe e shoqja Brigitte Macron
Presidenti Emmanuel Macron dhe e shoqja Brigitte MacronFotografi: Yara Nardi/AFP/Getty Images

“Ata nuk e duan laicizmin. Ata refuzojnë ligjet e imigracionit që na lejojnë ta menaxhojmë më mirë atë. Dhe duan gjëra groteske si ndryshimi i gjinisë të bëhen me dokumente vetëm duke shkuar në bashki,” tha Macron në një intervistë për gazetën Le Parisien. Pas një takimi të kabinetit ditën e mërkurë (03.07.) Macroni përsëriti edhe një herë se e përjashton një aleancë mes partisë së tij dhe Frontit të Ri Popullor.

“Parlamenti në Francë fiton peshë”

Zgjedhjet mund të riformësojnë edhe ekuilibrat politikë të Fracës, thotë profesori i sociologjisë Eric Fassin nga Universiteti i Parisit. Deri tani, presidenti, si njeriu i fortë në krye të republikës së pestë, ka qenë relativisht i fuqishëm në raport me parlamentin. “Me bastin e tij politik, Macron ka krijuar një situatë që e minon pozicionin e tij. Kjo do të rezultojë në një post presidenti që nuk do të jetë më aq i rëndësishëm.” Sipas Eric Fassin-it nëse përmes formimit të qeverisë parlamenti do të bëhet më i rëndësishëm, nuk do të ketë më nevojë për një njeri të fortë.

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
DW/ Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të
Tani

Kane fitoi “Topin e Artë”, por gazetari shqiptar e votoi në vendin e 7-të

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë
Para 7 minutash

Debat në komision parlamentar, deputeti i PD: Prokuroria të hetojë zinxhirin drejtues të Policisë

Kane fitoi Topin e Artë, në Argjentinë nuk e presin mirë: E lanë GOAT Messin në vendin e pestë!
Para 10 minutash

Kane fitoi Topin e Artë, në Argjentinë nuk e presin mirë: E lanë GOAT Messin në vendin e pestë!

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali
Para 14 minutash

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.