Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 10:32 Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur një gjobë simbolike ndaj klubit katalanas, pas hetimit të nisur me kërkesë të Atlético Madridit për kontaktet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kryeministri i Shqipërisë dorëzon padinë kundër kryeministrit të Kosovës. Kërkon dëmshpërblim

Kryeministri i Shqipërisë dorëzon padinë kundër kryeministrit të Kosovës. Kërkon dëmshpërblim

Politikë
E mërkurë, 15 Janar 2020 21:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dorëzuar zyrtarisht në institucionet e Kosovës padinë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.  Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit. Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuciqin, se kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padinë e krryeministrit të Shqipërisë kundër kryeministrit të Kosovës, sipas Express.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në padi thuhet se deklaratat e Haradinajt kanë pasur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.  “Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë padi.

Në padi, kryeministri Rama thotë se Haradinaj është autori që ka përhapur në publik akuza sipas të cilëve “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”. Avokatët e Ramës thonë në padi se kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tillë. “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk asnjë rol formal e juridiko-politik në marrëveshjen eventuale në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. E kjo për faktin se kjo lloj marrëveshje bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përbën një akt që mund të miratohet vetëm dhe ekskluzivisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës e, për më tepër, kërkon ekskluzivisht miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës[1], dhe rrjedhimisht 80 vota pro, përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në secilën rrethanë. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë asnjëherë nuk ka mbështetur dhe nuk është deklaruar në mbështetje të një ideje të tillë. Qëndrimi i Paditësit në Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka qenë një dhe i vetëm: ai i mbështetjes së pozicionit të qëndrimeve të Republikës së Kosovës drejt një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme për Republikën e Kosovës dhe Serbisë dhe e cila do të rezultonte në njohje reciproke në mes dy vendeve dhe do të hapte rrugëtimin efektiv drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet ndër të tjera në këtë padi.

Kryeministri Rama kërkon dëmshpërblim. Por nga padia nuk dallohet nëse dëmshpërblimin e do në para apo në përgënjështrim publik.

Kjo që ka ndodhur kur dy kryeministra shqiptarë përfundojnë në gjykatë kundër njeri-tjetrit mbetet një turp i madh që na nxin faqen gjithë shqiptarëve.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës
Para 4 minutash

Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur
Para 7 minutash

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Çështja e Mbappe me rastin e Mao Ce Dunit, TV kinez kërkon që Reali të dalë me një qëndrim
Para 10 minutash

Çështja e Mbappe me rastin e Mao Ce Dunit, TV kinez kërkon që Reali të dalë me një qëndrim

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili
Para 49 minutash

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 13 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 12 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 12 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 13 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.