Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edvin, sot është një ditë që mund të bëheshe njeri!

Politikë E shtunë, 10 Gusht 2019 15:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Sali Berisha

Edvin, sot është 31-vjetori i varjes në litar më 10 gusht të vitit 1988 në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, e poetit disident Havzi Nela me firmën e xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Sot është dita e martirizimit të poetit disident Havzi Nela, në të cilën Edvin Kristaq Xhelati mund “të varë” brenda vetes çnjerëzoren e neobllokmenit dhe të tregojë qoftë dhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit tij xhelat dhe të kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave, për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, të poetit disident Havzi Nela.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri sot, ti jo vetëm nuk i ke bërë këto, por përkundrazi, në një urrejtje patologjike për kuksianët, Kukësin dhe Veriun, i ke ndëshkuar ata me taksa shtesë, me zero investime dhe i ke përzënë ata masivisht nga votrat e tyre për në dhera të huaj!

Këto pak rreshta nuk po i shkruaj për politikë, por si një apel per triumfin e njeriut, vetëdijes së tij mbi antinjeriun, nënvetëdijen e tij shtazore.

Nderim përjetë kujtimit të poetit disident, martirit të lirisë Havzi Nela!

Këtu më poshtë keni dy poezi të poetit Havzi Nela.”

Poezia “Fryma e Helsinkit” nga Havzi Nela

Kështjella feudale tundet e lëkundet
Si nji varkë e thyeme mbi valët përkundet;
Tirani mizor me detin sot po mundet
Thellë, gjithnji ma thellë n’mes dallgëve po futet.

Fryma e Helsinkit u derdh porsi era
Na përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;
Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë
Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta, nuk do vdesë!

(Poezitë e internimit në Arrën…)

O Liri, O Vdekje
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
S’e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Kët s’ia fali vetes, kjo m’ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtyp bukë, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nandor 1987

Etiketat e lidhura

edi ramaSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 17 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 20 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 23 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 30 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.