Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/Dhimitri: Diktatori do fusë në burg qytetarët. Rama aludon me Covid-19, të ndihmojë median

Intervista E diel, 19 Prill 2020 23:00
Ekskluzive/Dhimitri: Diktatori do fusë në burg qytetarët. Rama aludon me Covid-19, të ndihmojë median
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja Fatjona Dhimitri: Media e lirë është ajo çka e tremb më shumë Ramën, ja pse nuk e përfshin në paketën financiare

Intervistoi: Redjon Shtylla

“Kryeministri terrorizon popullin e tij me autoblindat, me marrshimet me tanke dhe mitraloze, tashmë po hedh themelet e një burgu të ri i cili do të presë të karantinuarit që nuk i binden urdhërit të diktatorit modern”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja Fatjona Dhimitri, thotë se shtesat e reja në Kodin Penal të miratuara në seancën plenare të 16 prillit, janë në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Shtetit Shqiptar, pra përbejnë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se nëse nuk do të ishin marrë masat do kishim 2800 të vdekur, ajo thekson se Rama aludon me numrin e testimeve të kryera duke fshehur të vërtetën e numrit real të të infektuareve. “Qeveria duhet të shtojë testimet e popullsisë, pasi vetëm nëpërmjet testimit masiv do të mund të identifikojmë në kohë rastet për të paraprirë çdo lloj situate me pasoja tragjike për vendin”. Në lidhje me paketën ekonomike që qeveria nuk ka përfshirë medien, Dhimitri thekson se “Media e lirë është ajo çka e tremb më shumë Kryeministrin, pasi raporton të vërtetat e keqqeverisjes, kjo është një ndër arsyet se përse ky i fundit heziton në përfshirjen urgjente në paketën finaciare”.

Në një kohë që Ministria e Drejtesise po nxjerr nga burgu të dënuar, qeveria miratoi ndryshimet që dënojnë qytetarët që shkelin masat e qeverisë. Si e komentoi këtë paradoks? Edhe nëse futen në burg të infektuarit, si do të vuajnë dënimin? Me njerëz të shëndetshëm në qeli?Cili është qëllimi i ndryshimit urgjent të Kodit Penal?

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shtesat në Kodin Penal janë marrëzia e rradhës në drejtësinë e dështuar të qeverisë së Rilindjes. Kryeministri që terrorizon popullin e tij me autoblindat, me marshimet me tanke dhe mitraloze, tashmë po hedh themelet e një burgu të ri i cili do të presë të karantinuarit që nuk i binden urdhërit të diktatorit modern. Duke përfituar prej gjendjes së jashtëzakonshme dhe përmes një pretendimi absurd se nisma për disa shtesa në Kodin Penal është ndërmarrë në muajin janar, mazhoranca e pozicionon Kuvendin drejt shkeljeve proceduraiale dhe kushtetuese. Shtesat e reja në Kodin Penal të miratuara në seancën plenare të 16 prillit, janë në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Shtetit Shqiptar, pra përbejnë shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kasta e Juristëve të Rilindjes duhet ta kuptojë që nuk mund të ndërhyjë në Kodin Penal me procedurë të përshpejtuar, referuar ( Nenit 83 pika 3 e Kushtetutes, Neni 81 gërma d). Pavarësisht kundërshtimeve të 30 organizatave, të ekpertëve ligjorë më me ekperiencë në Shqipëri, akademikëve, profesorëve në univeristete, Rama nuk ndalon në marshimin  e tij drejt llumit kushtetues. Shtesa të tilla të panevojshme në Kodin Penal dhe të pakonsultuara me grupet e interesit i mbivendosen frikës dhe panikut që shqiptarët e izoluar po kalojnë në këto ditë karantinimi. Akti për nxjerrjen nga burgu të të dënuareve dhe shtesat në Kodin Penal kundërshtojnë vetë njëri-tjetrin, pasi nëse i pari nxjerr nga burgu kriminelë të rrezikshëm për tu vetkarantinuar nëpër shtëpitë e tyre, ky i fundit hap dyert e qelive për të pritur qytetarët e zakonshëm, të cilët me sytë nga pushteti ti ndihmojë, detyrohen ti plotësojnë vetë nevojat e tyre për furnizim me ushqime apo medikamente mjekësore.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

10 Nëntor 2026, 18:58
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Kujdesi shëndetësor në sistemin penitenciar a siguron një klimë mjekësore të shëndetshme për ish-të vetkarantinuarit që kryeministri do të izolojë në burgje? Nëse regjimi i burgjeve do të ishte kaq efikas sipas referencës së dështuar qeveritare, atëherë përse të dënuarit u dashka të largohen nga vendet e vuajtjes së dënimit dhe qytetarët që shkelin karantinën për të plotësuar nevojat e tyre bazike duhet të zënë vendet e tyre? Koha ka treguar që në Shqipëri, i rezervohet i njëjti mjedis qëndrimi të njomit me të thatin, kriminelit të “vështirë” dhe atij që padrejtësisht i është kufizuar liria e lëvizjes nga aktet arbitrare haptazi të padrejta.

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit tha se falë masave të marra prej tij u shmang një tragjedi e madhe me rreth 2800 të vdekur. Rritja e testimeve na çon tek e vërteta dhe cilat janë vendimet që duhen të marrë qeveria për daljen nga kriza?

Kryeministri pasi ka dështuar në funksionin e tij si politikëbërës po kërkon ngushëllim në një tjetër profesion, atë të mjekut. Aludon me numrin e testimeve të kryera duke fshehur të vërtetën e numrit real të të infektuareve. Dështimit të Reformës në Shëndetësi i mbivendosen edhe mungesa e testimit masiv të popullsisë, mungesa e kiteve, pajisjeve respiratore, stafit të kualifikuar mjekësor për përballimin e situatës emergjente. Për Ramën zhvillimi i Kongresit të Partisë Socialiste ishte prioritar përpara  krijimit të një strategjie të unifikuar e cila do të shërbente si pararojë ndaj qasjes së pandemisë globale, që vijonte të merrte qindra jetë njerëzish në vendet fqinje. Kryeministri fshehu rastet e para të infektimit të pacientëve me Covid-19, pasi nëse raportimi do të ishte i menjëhershëm, do të mund të ishin ndaluar grumbullimet dhe virusi do të ishte izoluar. Qeveria duhet të shtojë testimet e popullsisë, pasi vetëm nëpërmjet testimit masiv do të mund të identifikojmë në kohë rastet për të paraprirë çdo lloj situate me pasoja tragjike për vendin.

Qeveria ka prezantuar një paketë të dytë financiare, ku këtë herë është zgjeruar edhe me biznesin e madh, me fasoneritë dhe me turizmin.Kush janë rezultatet e pritshme dhe e zbut kjo ngërçin në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare? Nga BE dhe FMN, ndihma shkon në 350 milion euro.Qeveria po jep 100 milion euro.Çfarë i sygjeroni qeverinë për paketën e tretë, të përfshijë edhe median?

Ringritja e ekonomisë së vendit pas situatës së shkaktuar prej pandemisë globale Covid-19 duhet të jetë në zemër të investimeve të pushtetit qendror. Shqipëria ndryshe nga vendet perëndimore, propagandon me paketa financiare pa strategji konkrete veprimi. Kam dijeni që shumë biznese po hasin vështirësi në marrjen e pagës së luftës, u janë refuzuar kërkesat e tyre. Madje nuk dinë edhe ku të ankohen, pasi në portalin e-albania hasin vështirësi në aksesueshmëri. Në vlerësimin tim, do ta gjykoja më tepër si një spekullim politik sesa vullnet i mirë për zbutjen e ngërcit në të cilën është zhytur ekonomia shqiptare. Kolapsi në ekonomi nuk kalohet duke shpërndarë qese me miell, sheqer apo dy kile vaj nëpër familje të piketuara nga qeveria si militante por duke ndërmarrë hapa racionale të shpëtimit të biznesit nga falimentimi.

Ndihmat e marra prej BE dhe FMN nuk duhet të shkojnë për të mbushur xhepat e oligarkeve të babëzitur të qeverisë, apo për vjedhjet në koncensionet e rradhës por me prioritet duhet të shihet skema e rimëkëmbjes së biznesit si shtyllat bazë të ekonomisë së një vendi. Gazetarët me misionin e tyre fisnik si raporterët e parë të lajmit janë në frontin e parë të luftës ashtu si personeli shëndetësor në pararojë të kësaj pandemie globale. Nuk do të mund të mendohej strategjia e shpëtimit duke përjashtuar nga paketa finaciare median.

Shigjetat e pandemisë kanë shenjëstruar kompanitë mediatike, të cilat muajin e fundit arrijnë të prodhojnë versionin online të transmetimit të informacionit si pasojë e mosmbulimit prej tregut të reklamave, çka sjell vështirësi në pagesat e gazetarëve. Media e lirë është ajo çka e tremb më shumë kryeministrin Edi Rama, pasi raporton të vërtetat e keqqeverisjes, kjo është një ndër arsyet se përse ky i fundit heziton në përfshirjen urgjente në paketën finaciare.

Mësimi po jepet online por jo të gjithë i kanë mundësitë. Për ju, çfarë duhet bërë më mirë në këtë kohë të mbetur? Për provimet e Maturës Shtetërore, ministrja Shahini ka thënë se e vetmja arsye që do të bënte të mos mbaheshin është nëse qëndrojmë të izoluar deri në qershor apo korrik. Si e shihni, duhet të shtyhet Viti Akademik dhe çfarë sygjeroni për Arsimin e Lartë?

Ministrja Shahini ka demostruar disa herë që është aksidentalisht dhe fatkeqësisht drejtuese e udhëheqjes së institucionit të dijes. Ministria e Arsimit është totalisht e papërgatitur për një strategji të unifikuar përsa i përket mësimdhënjes online edhe pse vazhdimisht spekullon me dixhitalizimin e arsimit, me fondet e shpërdoruara në buxhetin e shtetit, tendera korruptiv për blerjen e tabletave etj.

Dështimin e mësimdhënies online e shohim në disa dimensione:

1-Shumë familje me të ardhura minimale e kanë të pamundur t’u sigurojnë fëmijëve aparate celulare me aplikacionet bashkëkohore, laptop apo kompjuter, rrjet interneti për të ndjekur në kohë reale me bashkëmoshatarët e tjerë transmetimin e mësimit.

2-Në mjaft zona rurale, aty ku infrastruktura rrugore nuk ka përfituar asnjë investim në këto 6 vite qeverisje, shihet e pamundur shtrirja e internetit.

3-Familjet e prekura prej tërmetit të 26 nëntorit të cilat ende vijojnë të jenë në qiell të hapur, presin rradhën për të marrë pagesën e qerasë për të mbijetuar e për më tepër e kanë të pamundur ti sigurojnë fëmijëve të tyre ndjekjen e mësimit në platformën online.

4-Orët e mësimdhënies për ata nxënës që kanë mundësi të ndjekin mësimin online, janë të pamjaftueshme për të patur një qasje efikase në vlerësim, çka i detyron prindërit të thellohen në metodologjinë e mësimdhënies për t’jua rishpjeguar edhe njëherë mësimin fëmijëve.

Mjaft më me propagandë qeveritare se shkollat do të rihapen në qershor, korrik kjo nuk i shërben gjendjes psikologjike që femijët po kalojnë sot. Mund të përdoret një hapësire kohore për ripërsëritjen e dijeve të konceptura, përpara fillimit zyrtar të vitit shkollor. Natyrisht ata që po vuajnë me tepër, mungesën e një planveprimi janë maturantët. Të vetmet përgjigje që ata marrin nga Ministrja e rehatuar në shtëpinë e saj janë “Nëse nuk mund të hyni në provimet e maturës në qershor-korrik, mund ti zhvilloni ato sipas dëshirës vitin e ardhshëm”. Kjo do të thotë që Ministrja pohon vetë dështimin e mësimdhënies online, ndërkohë që maturantët duan të njihen me hapat që do të ndiqen për tu diplomuar e për të vijuar rrugëtimin e dijes nëpër univeristete.

Si mundet një Ministre Arsimi të pohojë që nxënësit mund të kryejnë provimet e maturës, madje mund edhe ta përsëritin vitin shkollor sipas dëshirës? Maturantët dhe famijet e tyre me të drejtë duhet ti kërkojnë kësaj ministre të dështuar të bëjë një përllogaritje të thjeshtë sesa janë humbjet ekonomike, psikologjike që do të pa sjellë ripërsëritja e vitit shkollor sipas planveprimit te Rilindjes. Ministria e Arsimit duhet të hartojë urgjent planin e masave në mënyrë që maturantët të arrijnë të diplomohen në kohë, të shmangen pengesat burokartike për fillimin e vitit akademik. Provimet e maturës mund të zhvillohen pavarësisht kufizimeve dhe hapjes së vendit, në raport me programin e zhvilluar përpara ndërprerjes së procesit normal mësimor. Planveprimi i Ministrisë duhet të përfshijë përshtatjen e ambjenteve në raport me situatën në të cilën gjendemi, duke ruajtur distancën ndërmjet nxënësve, praninë e personelit mjekësor në shkollë.

Etiketat e lidhura

burgCovid-19edi ramaFatjona Dhimitrikrimmediamësimi onlineRedjon Shtylla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 3 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 3 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 4 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 4 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 8 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 5 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 11 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 10 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.