Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekskluzive/Keta: Rruga për të dalë nga karantina. Qeveria diktatoriale sfidon OBSH, të sëmurët me zemër…

Intervista E martë, 14 Prill 2020 13:30
Ekskluzive/Keta: Rruga për të dalë nga karantina. Qeveria diktatoriale sfidon OBSH, të sëmurët me zemër…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i PD-së dhe mjeku Roland Keta: Kjo qeveri që në 2013 vetëm burgun, dhunën, varfërinë ka patur sinonim për shqiptarët

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mjeku dhe ish-deputeti i PD-së, Roland Keta thotë se Shqipërisë nuk i mungojnë specialistët por sot personeli mjekësor është i pa vlerësuar nga qeveria. Për të kryeministri Edi Rama duhet të kishte një strategji ndryshe, “jo propagantë çdo ditë por testim, testim, testim, vetëm kjo do na jepte informacion të saktë”. Në një intervistë për “Koha Jonë”, si mjek kardiolog, ai tregon se çfarë shkakton tek të sëmurët me zemër, virusi i Covid-19. “Jep inflamacion në enët e gjakut dhe muskulin e zemrës, pra nxit apo favorizon arteriosklerozën e eneve coronare duke i ngushtuar apo i ngurtësuar. Janë faktor rrisku për infarct”. Kur do të dalim nga karantina? “Ky virus ka shumë të panjohura edhe në Shqipëri edhe pse kemi një kurb të ballancuar rastesh kuptohet sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të deklarojmë se e kemi kaluar situatën por duhet të respektojmë udhëzimet e OBSH-së dhe praktikat europiane dhe vendeve të rajonit”.

Si jeni gjendur përballë pandemisë së Covid-19? Keni frikë se mos prekeni?

Jo vetëm unë por çdo personel mjekësor, çdo qytetar është gjetur në një situatë të pazakontë, të pamenduar. Është një virus i panjohur me shumë të papritura. Një virus i panjohur mirë dhe nga OBSH dhe vetë ky institucion ishte i paqartë në fillim. Ajo që po ndodh në gjithë botën është e dhimbshme, sigurisht që frikëson këdo dhe ne mjekët kemi stres çdo ditë sepse jemi në kontakte të përditëshme me pacientë dhe nuk jemi të mbrojtur nga shteti dhe nuk jemi testuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jemi në javën e gjashtë të pandemisë së Covid-19. Kryeministri Edi Rama lehtësoi fashën e orarit duke thënë se kurba ka rënë por dita-ditës, rritet numri i të prekurëve. A ka vend për ndryshim strategjie?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sigurisht jam për zbatimin e masave si distancimin fizik, higjenën që duhet të tregojë popullata, zbatimin e udhëzimeve të OBSH, zbatimin e protokolleve dhe udhëzimet e ekspertëve të shëndetësisë. Shqipërisë nuk i mungojnë specialistët por sot personeli mjekësor është i pa vlerësuar nga qeveria pagat më të ulta në rajon, i mungojnë mjetet e domosdoshme për tu mbrojtur nga Covid-19, si syzet uniformat etj.

Mund t'ju interesojë

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha për BE, protestat dhe shtetin Bektashi

“Jemi talebanët perëndimorë të Europës”, Rama habit me deklaratën në Paris! Çfarë tha p...

Para 17 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03

Mendoj që duhej të ishte ndjekur një strategji ndryshe, jo propagantë çdo ditë por testim, testim, testim, vetëm kjo do na jepte informacion të saktë. Roli i mjekut të familjes dhe i shërbimit parësor nuk duhej të anashkalohej, nuk mund ta kryejë rolin e mjekut familjes 127, sigurisht që mjeku i familjes bashkë me epidemiolgët do ta kryente më së miri gjurmimin izolimin dhe ndjekjen apo dhe këshillat për trajtimin e simptomave të rasteve të dyshuara apo të diagnostikuara me Covid-19. Qeveria duhet të hartonte dhe të kishte politika ekonomike-financiare për bizneset që u preken nga pandemia.

Sot nuk ka asgjë konkrete për punonjësit që janë prekur, vetëm propagantë dhe përbuzje. Shumë shoqata apo biznese i janë drejtuar qeverisë dhe kanë dhënë dhe sugjerimet dhe rrugët e daljes nga kriza, ato kanë kërkuar përjashtimin nga taksat për periudhën e pandemisë, sot pushteti vendor duhet urgjensisht të hartojë dhe të marrë vendime në ndihmë të biznesit të vogël, të ndihmojë shtresat në nevojë. Pushteti vendor shpërndan pako ushqimore vetëm për foto, për propagantë, edhe ato i shpërndan sipas bindjeve politike. Sot qeveria duhet të anulojë koncesionet kurruptive për të siguruar buxhet dhe të ardhura për tu gjetur në ndihmë qytetarëve të papunëve dhe biznesit që po preken nga Covid-19.

Personat e prekur nga sëmundjet e zemrës, janë të rrezikuar ndjeshëm nga koronavirusi. Ky fakt është bërë i ditur nga OBSH por çfarë i bën Covid-19 qelizave muskulare të zemrës?

Sëmundjet e zemrës në Europë apo dhe në Shqipëri, zënë sëmundshmërinë më të lartë por dhe incidencë e vdekshmërisë në vende të parë. Sot shkencëtarët dhe shoqatat e kardiologjisë në botë kanë vazhduar studimet për ndikimin e Covid-19 në sëmundjet coronare. Në rastet e hospitalizuar në spitalin infektiv në Shqipëri kanë patur komplikacione të sheshta të Infarktit kardiak, aritmitë e ndryshme, insuficiencat kardiake NYHA 3-4 dhe tromboembolite pulmonare.

Çdo virus ndikon në sëmundjet e zemrës, vetë virusi Covid jep inflamacion në enët e gjakut dhe muskulin e zemrës, pra nxit apo favorizon arteriosklerozën e eneve coronare duke i ngushtuar apo i ngurtësuar. Janë faktor rrisku për infarct. Virusi rrit ngarkesën dhe prengarkesën në muskulin e zemrës dhe strukturën valvulare duke dhënë isuficiencën kardiake ku muskuli i zemrës nuk kryen nevojat e zemrës dhe çdo qelizë apo organi për gjak O2, duke ulur funksion pompe të zemrës ku shumë raste pacientësh kanë bërë insuficiencë renale, humbje të funksionit të veshkës.

Ajo çfarë u këshillojmë pacientëve kardiak është: Distancim, qëndrim në shtëpi, shmangien maximum me personat e tjerë, higjenë e pastër, ushqim i shëndetshëm, sa më pak stres, përdorimi i medikamenteve në mënyrë të rregullt dhe kontakti online me mjekun e familjes dhe kardiologët.

OBSH-ja ka deklaruar se strategjia më e mirë që njohin është testimi i masës së popullsisë, që të kenë kontroll mbi shpërndarjen e Covid-19. Përse autoritetet shqiptare nuk po e ndjekin këtë strategji? A është rasti që nuk kemi mjaftueshëm teste?

OBSH-ja ka udhëzuar dhe po vazhdon të këmbëngul se vetëm testimi do të japë informacion të saktë për prekjen e popullatës nga virusi, këtë e kanë kërkuar dhe ekspertët mjekë të opozitës, numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën pra numërin e saktë të të prekurëve nga Covid-19 duke kursyer jetë, ul numrin e të prekurëve duke bërë gjurmimin izolimin dhe informinin e publikut. Qeveria nuk po realizon testimin sipas udhëzimeve të OBSH-së dhe mendoj ajo nuk është transparente, nuk ka mjaftueshëm materiale mjekësore për personelin mjekësor dhe për të kryer testimin e qytetarëve të prekur nga Covid-19.

Duket se kemi arritur pikun e pandemisë, duke marë në konsideratë shifrat e të infektuarve në rang global. A e kemi arritur pikën maksimale? Dhe kur mendoni se Shqipëria do të dalë nga shtetrrethimi?

Sot dhe ekspertët dhe epidiemologët nuk po japin një deklaratë se a kemi arritur pikën maximale dhe sa do zgjasë? A do rishfaqet? Pra ky virus ka shumë të panjohura edhe në Shqipëri edhe pse kemi një kurb të ballancuar rastesh kuptohet sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të deklarojmë se e kemi kaluar situatën por duhet të respektojmë udhëzimet e OBSH-së dhe praktikat europiane dhe vendeve të rajonit.

PS-ja synon të votojë më 16 prill ndryshime në Kodin Penal për ashpërsimin e masave ndaj personave që thyejnë karantinën, që shkon deri në 15 vite burg. Si e shikoni ju, që sa herë që kjo qeveri bën ndryshime, përmendet fjala burg? Mendoni se kryeministri Rama mund të nxisë trazira sociale me këtë vendim?

Kjo qeveri që në 2013 vetëm burgun, dhunën, varfërinë ka patur sinonim për shqiptarët. Ishte dhe është e pavend ndryshimet në Kodin Penal, e aq më shumë ta klasifikosh thyerjen e karantimit vepër të rëndë penale, ta krahasosh ate me vrasjen, pra një që thyen karantimin për nevoja shëndetësore apo nevoja familjare ta burgosësh me gjobë apo 15 vjet burg si kriminel, a thua kjo qeveri i ka vendosur para ligjit të korruptuarit apo krimin. Këto ndryshime na sjellin në vëmëndje diktaturën. Këto vetëm stres, ankth, pasiguri sjellin tek shqiptarët në këtë kohë pandemie.

Etiketat e lidhura

Covid-19edi ramakarantinaRedjon ShtyllaRoland Keta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 2 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.