Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eksperti gjerman: Gana, Ruanda dhe Shqipëria janë si vende të gatshme për refugjatët

Aktualitet E premte, 10 Nëntor 2023 10:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në një intervistë ekskluzive për DW, eksperti i njohur i migracionit, Ruud Koopmans*, flet për sfidat dhe përparësitë e marrëveshjes Rama-Meloni.

DW: Zoti Koopmans, Giorgia Meloni po planifikon një kamp refugjatësh në Shqipëri. Pse?

Koopmans: Ajo shpreson se do të bëhet më pak tërheqëse për njerëzit, veçanërisht ata pa një arsye të mirë për azil, të arrijnë në Evropë përmes Mesdheut.

DW: Pse marrëveshja është diçka e re për BE-në?

Koopmans: Janë bërë disa përpjekje deri tani: një përpjekje me Tunizinë nuk funksionoi. Prandaj, Italia u largua. Danimarka dhe Britania e Madhe gjithashtu donin të provonin diçka të ngjashme në Ruandë. Nëse kjo marrëveshje zbatohet, do të ishte hera e parë që një ide e tillë vihet në jetë.

DW: Sipas marrëveshjes, Italia do të dërgonte në Shqipëri vetëm migrantë që nuk mbërrijnë në kontinent. Pse?

Koopmans: Në det të hapur jashtë ujërave territoriale, detyra e vetme është që njerëzit të sillen  në një port të sigurt. Gjërat ndërlikohen kur migrantët kapen në territorin ujor italian. Këtu duhet të respektohen disa rregulla. Procedura e azilit të BE-së thotë se ata mund të dërgohen vetëm në ato vende të treta, me të cilat kanë pasur lidhje. Kur njerëzit nga Sahara vijnë në Itali dhe më pas dërgohen në Shqipëri, ata nuk kanë asnjë lidhje paraprake me Shqipërinë. Kjo mund të ishte juridikisht problematike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DW: Ministri i Brendshëm shqiptar thotë se Shqipëria vetëm sa do ta vërë territorin e saj në dispozicion të Italisë. Ky kamp do të jetë i rrethuar dhe njerëzit nuk do të lejohen të dalin nga kangjellat. Opozita italiane flet për “Guantanamon”. Çfarë mendoni për këtë emërtim?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koopmans: Kjo është retorikë e ekzagjeruar. Në Shqipëri janë planifikuar të bëhen procedurat e azilit. Personat që njihen marrin mbrojtje në Shqipëri apo Itali dhe nuk burgosen. Ata që refuzohen duhet të kthehen në vendet e tyre. Megjithatë, kjo nuk është e lehtë në praktikë pasi vendet e origjinës shpesh nuk bashkëpunojnë dhe dokumentet mungojnë. Ky është një problem me të cilin do të përballet edhe Shqipëria. Por nëse njerëzit e dinë se do të duhet të presin në Shqipëri nëse refuzohen, bëhet më pak tërheqëse për ta që të paguajnë para të madhe për kontrabandistët.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 6 orësh
Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Armand Shkullaku: Po eliminon këdo që i del përpara në PS

Para 6 orësh
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manastirliu dështoi

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Valteri: Fatkeqësi që PS nuk ka ende një kandidat, Manast...

Para 6 orësh

DW: A do të funksionojë plani i Melonit?

Koopmans: Nëse ka vetëm një marrëveshje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ekziston rreziku i migrimit dytësor: njerëzit që janë refuzuar do të përpiqen të shkojnë në vende të tjera të BE-së. Prandaj, Italia duhet të përpiqet të arrijë një marrëveshje  në nivel  BE-je me Shqipërinë në mënyrë që të marrin pjesë edhe vendet e tjera. Kjo do të siguronte që personat që refuzohen në Shqipëri të mund të riatdhesohen edhe nga vene të tjera, ku ata mbërrijnë, si për shembull Austria, apo Slovenia.

DW: Në një intervistë të mëparshme, ju sugjeruat që Gjermania të lidhë marrëveshje edhe me vende të treta të sigurta që nuk pranojnë vetëm shtetasit e tyre, duke përfshirë Shqipërinë, Ruandën dhe Ganën. A ka negociata konkrete në këtë drejtim?

Gjithnjë e më shumë vende po kërkojnë zgjidhje. Danimarka, Austria, Holanda dhe Gjermania po diskutojnë për këtë. Shqipëria dhe disa vende fqinje si Maqedonia e Veriut mund të jenë partnerë të mirë pasi janë jashtë BE-së, por duan të anëtarësohen në BE. Marrëveshje të tilla migracioni mund ta bëjnë më të lehtë rrugën e tyre drejt BE-së.

Megjithatë, dallimi kryesor midis Ganës, Ruandës dhe Shqipërisë është se azilkërkuesit e refugzuar në Shqipëri mund të përpiqen ende të udhëtojnë në Gjermani. Kur njerëzit çohen në Gana ose Ruanda, është e qartë se ata nuk mund të kthehen lehtësisht në Evropë. Prandaj, Shqipëria do të duhet të kërkojë mbështetje nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Ndoshta nuk ka nevojë të përfshihen të gjitha vendet, por do të ishte e rëndësishme që së paku të përfshihen Sllovenia, Kroacia dhe Austria, pasi ato janë vendet e para ku mbërrijnë ata që dëshirojnë të udhëtojnë më tej.

*Ruud Koopmans është drejtor i departamentit “Migrimi, Integrimi, Transnacionalizimi” në Qendrën e Shkencave të Berlinit dhe profesor i sociologjisë dhe kërkimit të migracionit në Universitetin Humboldt në Berlin dhe gjithashtu kryen funksione të rëndësishme këshilluese, për shembull si anëtar i Bordit Këshillimor Shkencor të Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 5 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 6 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 6 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 6 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 7 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 6 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

3 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 5 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 15 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.