Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:31 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erisa Xhixho apel shqiptarëve: Besoni në forcën tuaj! Ju jeni ndryshimi! Me 25 prill, bëjeni ndryshimin realitet!

Politikë E mërkurë, 21 Prill 2021 12:49
Erisa Xhixho apel shqiptarëve: Besoni në forcën tuaj! Ju jeni ndryshimi! Me 25 prill, bëjeni ndryshimin realitet!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho i është drejtuar me një apel të  fortë shqiptarëve, të cilët i fton të besojnë në forcën e tyre, pasi siç thotë ajo, ju jeni ndryshimi! Ndaj, apelon Xhixho, më 25 prill, bëjeni ndryshimin realitet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Të dashur bashkatdhetarë, bashkëqytetarë, mbështetës të forcës që unë përfaqësoj ose jo, miq, por edhe kritikë.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Të dashur bashkëvuajtës të një politike të mbrapshtë, shkatërruese, që prej 8 vitesh na dëshmoi se ç’do të thotë të majmesh për vete, të të errën sytë aq shumë nga madhështia në dukje sa të harrosh se nga vjen, kush të solli në pushtet dhe arsyen përse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo vetëm të mos mbash premtimet, por të injorosh çdo vuajtje njerëzore, të degdisësh të rinjtë rrugëve të botës, të shuash shpresën se ky vend bëhet dhe e bëjnë këta njerëz, vetëm po t’u japësh mundësitë e t’u dëgjosh zërin.

Të shtrenjtë votues!

Ti që e ke të shenjtë votën, ti që për të parën herë do të ndihesh forcën e votës teksa i drejtohesh kutisë së votimit, ti që je zhgënjyer dhe mendon të mos votosh, ti që je ende i dyzuar. Mos u tut, mos u intimido, mendo mirë dhe voto.

PS-ja që ka qeverisur 8 vite e tani, me një fushatë të turpshme, herë megalomane, e shumë herë fyese, na kërkon edhe mandatin e tretë ka treguar prej vitesh tashmë se nuk është një forcë e majtë. Votuesit e dinë këtë, shqiptarët mund ta dëshmojnë këtë, pasi e kanë hequr në kurriz gjithë këto vite.

Ajo i la njerëzit e pamundur të braktisur e pa mbështetje, shkeli parimet bazë të së majtës, barazinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Në 8 vite, angazhimet e Rilindjes i shërbyen pakicës që u pasurua edhe më shumë, ndërkohë që Partia Socialiste degradoi në një pseudo të majtë, duke lënë në zhgënjim shtresat më vulnerabël, që nga fillimi, por sidomos me menaxhimin e pandemisë.

“Solidariteti dhe drejtësia sociale janë vlerat tona themelore”- thotë PS-ja në programin e saj, teksa prezanton forcën e majtë që pretendon se përfaqëson, duke shtuar se “Asnjë shqiptar në vështirësi nuk duhet të ndihet i braktisur dhe secili e meriton një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë dhe përjashtimit social”. Sa qesharake!

Çfarë ndodhi në vetëm një vit pandemi?

Sipas INSTAT, pandemia nxori mbi 43 400 të papunë gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kriza e Covid-19 rriti në 11.8% shkallën e papunësisë, duke thelluar papunësinë edhe mes të rinjve, në nivelin 21.7%. Ku ishte mbështetja e qeverisë në këtë kategori?

Çfarë ndodhi me bizneset? Me gjithë politikën e pagave të luftës, propaganda e madhe qeveritare e kohës së izolimit, vetëm në dy muajt e parë të këtij viti 26 % e bizneseve në vend kanë kaluar në status pasiv. Vetëm në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 2200 biznese, 934 prej të cilëve vetëm në Tiranë, qindra biznese të falimentuara, qindra të tjera në prag falimenti.

Për çfarë ndihme flet kryeministri i llafeve?  Ku është ndihma publike!? Ku është mbështetja e shtetit për bizneset e mesme dhe të vogla në këtë periudhë krize të thellë!? Ku janë ndihmat ekonomike për personat dhe për familjet në nevojë, të cilat rriten përditë në numër!?

Ndërkohë që ndihma ishte me pikatore dhe jo për të gjithë, 100 milionë euro llogaritet shuma që buxheti i shtetit ka paguar për koncesionet në shëndetësi, që nga viti 2015, kur filloi për herë të parë zbatimi i kontratave të Partneritetit Publik-Privat, deri në maj të vitit 2020. Kjo është e majta që mbështet nevojtarët dhe garanton solidaritet?

Kryeministri, që premtoi se me mandatin e tretë do të sjellë ujë 24 orë në Tiranë, duhet t’u përgjigjet nxënësve, që në këtë vit të vështirë u çoroditën mes një arsimi inekzistent, me prova të dështuara të platformave online, kur nxënësit nuk kanë qasje në internet, nuk kanë tualete në shkolla, nuk kanë ujë të rrjedhshëm, nuk u mbështetën me infrastrukturë.

Rilindja e propagandës së madhe, e shoë me fushatën e vaksinimit e videove me ngjyra dhe e rrugëve reale me arna, e skandaleve me tendera, e pabarazisë, na tregoi për të qindtën herë se vetëm transparente nuk ishte.

Lojë e pistë u bë edhe me shifrat e viktimave nga kovidi, që sipas një raporti të fundi të Monitor, në total janë mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë.  Zero transparencë tjetër lidhur me vaksinat që po u injektohen shqiptarëve, heshtje për pasoja që raportohen, asnjë llogaridhënie, qoftë edhe sqaruese. Ku është qeveria e besueshme?

Të dashur votues! I vetmi element i majte tek Partia Socialiste, jane fjalet ne programin e saj, ne vepra jemi perballur me tete vjet favoritizem, nepotizem, e manipulime.

Per nje vend ne zhvillim si Shqiperia, ku pjesa derrmuese e popullsise vuan ekonomikisht dhe mezi mbyll muajin, nevojiten politika vertet te majta, qe mbeshtesin gjthe qytetaret, sherbime publike te forta dhe cilesore, masa sociale jetegjate, ndaj zgjidhni kete forme qeverisje per Shqiperine! Zgjidhni qeverisje per shumicen, jo qeverisjen qe favorizon pakicen e kamur! Zgjidhni qeverinë që ju ka juve në qendër të programit, të prioriteteve dhe qe ju garanton akses të barabartë në shëndetësi, arsim, për punësim të sigurt e për paga të mira për një jetë të denjë!

Besoni në forcën tuaj! Ju jeni ndryshimi! Me 25 prill bëjeni ndryshimin realitet!”, deklaron Erisa Xhixho.

Etiketat e lidhura

Erisa Xhixho
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 3 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 23 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 24 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 27 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.