Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Euro bie drejt barazimit me dollarin

Euro bie drejt barazimit me dollarin

Aktualitet
E mërkurë, 13 Korrik 2022 09:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sikur euro të kishte qenë aeroplan, tani do të kishte rënë zilja e alarmit. Në këtë nivel të ulët sa tani euro nuk ka qenë asnjëherë në 20 vitet e fundit. Vlera e euros tani është barazuar me dollarin.

Euroja monedha e përbashkët europiane ka pasur  për herë të fundit vlerën sa një dollar në dhjetor 2002. Edhe të martën (12.07) paradite euro mbërriti aty, pas një rënieje prej disa javësh: Një vit më parë modhedha europiane ishte 1,18 dollarë. Ekspertët nuk e përjashtonin mundësinë që euro mund të arrinte sërish barazvlefshmërinë, paritetin me dollarin. Vlerën më të ulët euro e ka pasur më 5 korrik 2001, kur shënoi 0,8380 dollarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Janë shqetësimet lidhur me recesionin ato që e rrëzuan monedhën e përbashkët europiane. Sidomos rreziku i ndalimit të gazit u ka ngjallur frikën tregjeve financiare, dhe që nga e hëna (11.07) ndërprerja e gazit është bërë realitet. Ky ndalim do i zinte frymën koniunnkturës në Gjermani dhe në Europë. “Gjendja është ende e mirë, por ajo është delikate”, tha Ulrich Leuchtmann, ekspert i valutave në radion gjermane,Deutschlandfunk.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A sjell barazvlefshmëria përfitime?

Një monedhë e dobët mund të sjellë edhe përfitime, ajo ndihmon ndërmarrjet e eksportit. Sepse në fund të fundit mallrat vendase do të ishin më të lira për vendet e tjera, kështu që do të rriteshin shitjet. Njëkohësisht jashtë vendit eksportohet edhe fuqia blerëse, e cila mund të blejë më lirë mallrat gjermane dhe europiane.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Para 1 ore
Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 4 orësh
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 4 orësh

Por një përfitim i tillë për ndërmarrjet vendase eksportuese ekziston sa kohë që ndërmarrjet gjermane i prodhojnë mallrat krejtësisht në Gjermani ose në zonën e euros dhe pastaj i eksportojnë në vendet e tjera, thotë Sonja Marten, eksperte e valutave në Bankën DZ: “Kur prodhimet gjysmë të gatshme merren nga vendet e tjera që nuk janë anëtare të BE-së, ose kur prodhohen me shumë energji, atëherë kjo llogari nuk del më me fitim,” mendon ajo dhe kujton se sidomos prodhimet energjetike llogariten me dollarë.

Inflacioni i bën presion euros

Çmimet në rritje të energjisë kanë qenë një nga arsyet kryesore për bilancin negativ të tregtisë së jashtme gjermane në muajin qershor, gjë që bën që të importohet më shumë se sa të eksportohet, pra edhe gaz dhe naftë.

Çmimet e larta të importit sidomos të energjisë nxisin inflacionin. Dhe kjo nuk i pëlqen Bankës Qendrore Europiane. Sepse ajo do që duke bërë rritjen e planifikuar të përqindjeve të interesit të kundërveprojë ndaj shtrenjtimit të madh.

Por njëkohësisht ajo nuk do të ta bëjë këtë sa më shpejt, sepse ekziston rreziku i ndrydhjes së koniunkturës. Prandaj Marten hamendëson, se “ajo mund të përpiqet fillimisht të ndërhyjë verbalisht”. Por nga përvoja dihet se kjo gjë tërheq spekulantët, të cilët brenda disa ditësh mund ta ulnin sërish kursin e euros. Por luhatjet në rënie të ditëve të fundit janë të pazakonta: “Kjo tregon për nervozitetin e tregjeve,” thotë Marten. Prandaj ajo nuk e përjashton mundësinë e barazimit të euros me dollarin ose rritjen afatshkurtër të vlerës së euros edhe nën këtë kufi.

Që euro është kaq e dobët kundrejt dollarit ka gjithnjë të bëjë edhe me vlerësimin e monedhës amerikane. “Banka kombëtare e SHBA-së Fed, është sërish duke vendosur ritmin,” shpjegon ish krye-ekonomi i Allianz-ës, Michael Heise. Ajo lufton kështu inflacionin dhe ka filluar të rrisë normat e interesit.

Kjo frikësoi gjatë kësaj faze bursat, të cilat tremben nga recesioni në SHBA, thotë Marten.

Por tani sytë janë hedhur drejt Europës: Sepse nëse bie ekonomia në SHBA, atëherë recesioni do të prekë edhe Europën.

Euro është vlerësuar nën vlerën e saj

Ndërkohë tregjet financiare i bëjnë llogaritjet me mënyrën e kujdesshme të Fed, vëren Michael Heise, i cili është tani krye-ekonomist i HQ Trust. Nëse Banka Qendrore Europiane do të bëjë tani hapin e parë në lidhje me normat e interesit dhe pastaj do të hedhë hapat e tjerë duke rritur normën e interesit mbase më shumë se sa është menduar deri tani, atëherë kjo mund të ndihmonte sërish kursin e euros, mendon ai.

Atëherë euro mund të arrijë shpejt tek 1,10 dollarë ose ndoshta edhe më shumë. Ai mendon se fuqia blerëse e dollarit është aktualisht e mbivlerësuar. Tregjet janë shumë nervoze edhe për shkak të pasigurisë. Nëse gazi do të vazhdojë të rrjedhë nga Rusia, atëherë kjo do t’i vinte në ndihmë edhe euros, shpreson Ulrich Leuchtmann nga banka Commerzbank. “Një kurs kaq i ulët i euros nuk është i justifikuar.”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 41 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 1 ore

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.