Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatos Lubonja: Rilindja po kap çdo institucion. Kuvendi shkeli Kushtetutën

Politikë E hënë, 11 Nëntor 2019 18:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Votimi jo ligjor për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sot në Kuvend ka sjellë reagime të forta opinionin publik. Analisti Fatos Lubonja tha për News 24 se zgjedhja e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit, si anëtare të Gjykatës Kushtetues bie ndesh me atë që parashikon vetë Kushtetuta e vendit.

Ai tha se ky proces ka një qëllim të qartë dhe qëllimi lidhet pikërisht me zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët sipas tij, janë më afër Partisë Socialiste. Analisti hodhi akuza të forta për qeverinë e kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se ky i fundit, po tenton të kapë çdo institucion të mundshëm. Lubonja gjithashtu shprehi rezerva të forta për qëndrimin që po mbajnë ndërkombëtarët për këtë proces, të cilët përshëndeten zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj duke thënë se ngritja e Gjykatëse Kushtetuese do të fusë përfundimisht Shqipërinë në rrugën e duhur ligjore. Ai paralajmëroi zhvillime të këqija për rendin demokratik në vend.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si e vlerësoni votimin e sotëm në Kuvend? 
Ajo që ka ndodhur është një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe me qëllim, dhe qëllimi është i qartë: vendosja në Gjykatën Kushtetuese të dy njerëzve që janë më afër të Partisë Socialiste, evitimi pra i zgjedhjes së kandidates Xhaferllari, nëse do të respektohej Kushtetuta, ku secili që sipas kushtetutës duhet zgjedhur me radhë kandidatët njëherë presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë, presidentit i binte mundësia që të zgjidhte edhe Xhaferllarin. Ndërkohë që për t’i hequr këtë mundësi presidentit për zgjedhjen e Xhaferllarit, që konsiderohet si më afër opozitës, u bë ky operacion.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk është çudi, çudi do të ishte nëse do ndodhte e kundërta. Kapja e Drejtësisë është kuptuar edhe më herët. Psh zgjedhja e Arta Markut, e cila u paraqit e përkohshme dhe tani paraqitet si e përhershme dhe shumë vendimtare, është një nga provat që qëllimi i kësaj reforme ka qenë kapja. Ajo që e bën akoma më çudi (në thonjëza), është se qeveria mbështetet në këto veprime edhe nga ndërkombëtarët dhe kjo ha debat se pse ata e mbështesin.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Me sa duket ata e kanë vendosur që të ruajnë atë fasadën që e kanë ndërtuar një gjë pozitive në Shqipëri, por sa do ta ruajnë nuk e di. Kjo ishte shumë dramatike edhe për të ardhmen e drejtësisë në Shqipëri, sepse tregon se rilindja është në rrugën e kapjes së çdo institucioni dhe sigurisht edhe kështjella e fundit që mund të ketë mbetur institucionale, sepse opozita ka dalë nga parlamenti, që është edhe presidenti, edhe ai po anashkalohet dhe do të jetojmë kohë të këqija, por kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë. Kështu thotë një shprehje e urtë popullore.

A kemi mundësi të krijojmë institucione me njerëz të paanshëm apo do duhet ta bëjmë edhe Gjykatën Kushtetuese si KQZ, tre ti dhe dy unë?
E vërteta është ajo që thoni ju, por në rast se do të zgjedhim, midis një Gjykate Kushtetuese 5-0 për rilindjen dhe një gjykate 3-2, është më mirë një Gjykatë kushtetuese 3-2, ndërkohë që na mungojnë njerëzit e pavarur.Unë nuk kam asnjë garanci që këto janë njerëz të pavarura, qoftë edhe për faktin se pranojnë të shkelet kushtetuta për të hyrë në Gjykatën Kushtetuese, që sikur se lexova unë në media nuk kanë marrë as pikët e duhur 60 për të hyrë në magjistraturë. Pra, që këtu jemi qartazi në shkelje të kushtetutës dhe në këtë aspekt, ai balancimi për të pasur nga të dyja palët është më e mirë se nga kapja e të gjithë kushtetutës. Tek ne nuk kanë ligjin mbi të gjithë, por kanë partinë mbi të gjitha.

Etiketat e lidhura

edi ramaFatos Lubonja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 14 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.