Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Federata e shqiptarëve të Amerikës propozon Dritan Demirajn si kandidat për president të Shqipërisë

Politikë E mërkurë, 13 Prill 2022 13:33
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” propozon emrin e kolonelit Dritan Demiraj si kandidat për president të Shqipërisë. Përmes një letre drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe konkretisht, Lindita Nikollës si kryetare dhe gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare, drejtuesi i kësaj federate, Elmi Berisha vlerësoi figurën e Demirajt si kandidatin më të përshtatshëm për kryetar shteti.

Letra e plotë:
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” organizata më e vjetër e diasporës e ndjek me vëmendje situatën si dhe zhvillimet politike në Shqipëri.
Stabiliteti politik, partneriteti me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, institucionet e forta demokratike janë gjithmonë boshti i orientimit tonë kombëtar për një Shqipëri të zhvilluar.
Duke ndjekur kalendarin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë, kemi nderin e veçantë që në unanimitet të plotë të Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe të 20 degëve në të gjitha shtetet e Bashkuara të Amerikës t`ju propozojmë dhe të mbështesim për herë të parë një kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa më sipër propozojmë zotin Dritan Demiraj si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shqipëri.
Zoti Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të dekoruar në dhe të vlerësuar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë.
Kolonel Dritan Demiraj gjatë drejtimit të misioneve luftarake është vlerësuar maksimalisht nga institucionet më të larta të Republikës së Shqipëri, duke u vlerësuar me medaljet “Nderi i Kombit”, “Mjeshtër i Madh”, “Medaljen e Artë të Shqiponjës” si dhe është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë viteve të fundit, zoti Dritan Demiraj ka ushtruar një aktivitet intensiv kombëtar duke qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për të ndihmuar në fushën e sigurisë dhe të sfidave në reformimin e forcave të armatosura.
Ai mban gradën Doktor i Shkencave në fushën e sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ka pjekurinë e duhur dhe kualifikimet e nevojshme për të mbajtur detyrën e lartë të kreut të Shtetit Shqiptar dhe për të qenë garant i Kushtetutës dhe ligjeve.
Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh besimin e plotë se zoti Dritan Demiraj do të jetë një President simbol i unitetit të kombit dhe një garanci e harmonizimit të politikave me aleatin tonë strategjik SHBA, dhe jo vetëm.
Duke pasur vëmendje dhe ndjeshmëri të shtuar ndaj zhvillimeve gjeopolitike në rajon dhe më gjerë, si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ai do të jetë një garanci më e madhe në drejtim të politikave të sigurisë. Të nderuar përfaqësues të popullit Shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë!
Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra” me mirënjohje dhe vlerësim për rolin dhe misionin Tuaj, lutet të mbështesni kandidatin e parë të propozuar nga diaspora zotin Dritan Demiraj.
Një president i zgjedhur me konsensus, mirëkuptim dhe përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve patriotë, do të jetë mesazhi i duhur politik për situatën aktuale të Shqipërisë.
Me bindjen e thellë që propozimi jonë do të shqyrtohet dhe do të mbështetet nga ana Juaj pa dallime politike,
Me respekt dhe nderime
Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës “Vatra”
Elmi BERISHA

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

amerikëDritan DemirajkandidatpresidentShqiptarVatra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 15 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 31 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 32 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 39 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.