
Gazment Bardhi ka dalë në një komunikim për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Bardhi tha se 45 deputetë të opozitës kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e tre komisioneve hetimore.
Bardhi shtoi se çdo provokimi që do u bëhet, do u përgjigjen në mënyrë demokratike. Ndër të tjera, Bardhi shtoi se PS të mos diktojë emrat sa i takon anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore.
“Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend për ngritjen e 3 komisioneve. Përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, prioritet për PD dhe mazhoranca duhet të heqë dorë nga diktimi se kush do jenë përfaqësuesit e PD. Edhe dje, kreu i grupit të PS gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e protokolleve të Bashës. Nuk pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale”- u shpreh Bardhi.
