Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Genc Pollo: Abazoviçi dhe anatemat e dyfishta

Politikë E hënë, 22 Gusht 2022 10:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo: 

Ndoshta ligjet e politikës kanë sigurinë e ligjeve të fizikës kur bëhet fjalë për “kingmaker”in e një mazhorance qeveritare.

Abazoviç dhe partia e tij “Ura” me katër deputetë në parlament u bë king maker në qeverinë e formuar pas zgjedhjeve të përgjithshme të gushtit 2020. Kështu u mundësua ndryshimi i pushtetit personal pas afro dy dekadash dhe të partisë në pushtet pas shtatë dekadash. Një arritje jo e vogël kjo!

Sidoqoftë, koalicioni rezultoi një shportë karavidhesh ku anëtari më i madh ishte prorus, proserb (në fakt serb), kundër NATO-s, kundër Kosovës së pavarur dhe jo pro BE-së.

Kjo situatë i vë kufizime një “kingmaker”-i ambicioz: Abazoviç u emërua zëvendëskryeministër i Malit të Z e përgjegjës për sektorin e sigurisë. Ekspozimi dhe goditja e korrupsionit në disa rrjete të pushtetit të vjetër ishte një arritje. Pavarësisht ligjshmërisë ndonjëherë të dyshimtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë qeveria nuk pati arritje të tjera; sigurisht që bëri edhe gafa jo të pakta.

Incidentet rreth fronëzimit të Peshkopit të kishës serbe në Cetinë, shënuan fundin e kësaj qeverie. Qeveria vijuese befasoi me Abazoviçin si kryeministër dhe partinë e armikut të tij të madh, Presidentit Gjukanoviç, si forcën kryesore të koalicionit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në rastin më të mirë, kjo qeveri e re, do të stabilizonte situatën e paqëndrueshme politike dhe do të përgatitej për zgjedhje të reja, duke përfshirë reformën zgjedhore konsensuale dhe rishikimin e listave të votuesve. Në rastin ideal qeveria do të ndërmerrte reforma reale të kërkuara nga procesi i anëtarësimit në BE.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Abazoviç nuk e bëri as njërën e as tjetrën. Por ai zgjodhi të provokonte bartësin më të madh të qeverisë së tij: partinë e Presidentit, së pari duke tentuar t’i bashkohej procesit Ballkani i Hapur; së dyti duke nënshkruar një marrëveshje kapitullimi me Kishën Ortodokse Serbe.

“Ballkani i Hapur” u refuzua me të drejtë nga të gjitha qeveritë e mëparshme të Malit të Zi, përfshirë edhe atë ku Abazoviç shërbeu si Zëvendëskryeministër si dhe nga Presidenti Gjukanoviç.

Motivi ishte se kjo iniciativë përbënte një duplikatë të panevojshme të Tregut të Përbashkët Rajonal, Procesit të Berlinit. Gjithashtu sepse kjo nismë u konsiderua si një mjet për arritjen e hegjemonisë rajonale nga Serbia.

“Ballkani i Hapur” është përdorur edhe për të izoluar Kosovën. Për Abazoviçin, një shqiptar etnik dhe një proeuropian i vetëdeklaruar, kjo duhet të ishte një anatemë e dyfishtë; duhet të shënojmë se ai kandidoi në emër të një lëvizjeje qytetare joetnike. por pan-malazeze.

Partia e Gjukanoviçit humbi zgjedhjet e vitit 2020 sepse u përpoq për të forcuar Kishën historike Ortodokse të Malit të Zi, e cila u përfshi në Kishën Ortodokse Serbe në vitin 1918 kur Mali i Zi, deri atëherë i pavarur, u reduktua në një provincë të Mbretërisë së Jugosllavisë të porsaformuar.

Përpjekja ligjore në vitin 2019 për t’i rikthyer pronat Kishës Ortodokse Malazeze energjizoi opozitën pro-serbe, u rriti numrin e mandateve parlamentare dhe përfundimisht i bëri mazhorancë qeveritare.

Zakonisht në Ballkan, kisha kombëtare ka luajtur një rol qendror në formimin e identitetit kombëtar gjatë shekujve të fundit të sundimit osman dhe dekadave të para të pavarësisë shtetërore. Ende sot ajo mbetet një referencë e rëndësishme.

Kisha gjithashtu mund ta teprojë me etno-filetizëm dhe të apelojë për vrasjen e “të tjerëve”. Kështu bëri Kisha Serbe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi; të njëjtën sjellje po bën aktualisht kisha ruse. Në këtë këndvështrim, përpjekjet e Gjukanoviçit bëhen të kuptueshme.

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Abazoviç me kreun e Kishës Serbe, i jep kësaj të fundit jo vetëm pronat e diskutueshme e pozitën pre-eminente në vend, por edhe konfirmimin e pretendimit të saj historik primordial. Do të ishte e vështirë të imagjinohej një fyerje publike më brutale ndaj Presidentit e ndaj koalicionit dhe për një udhëheqës qytetar, e aq më tepër për një shqiptar etnik, koncesione të tilla do të ishin sërish një anatemë e dyfishtë.

Të dyja këto aventura të Abazoviçit të kujtojnë disi paradoksin Nikson. Presidenti republikan i ShBA ishte i vetmi që mund të guxonte të afrohej me Kinën komuniste për ta nxjerrë nga orbita sovjetike. Vetëm se Abazoviçit i mungon objektivi dhe largpamësia strategjike e Niksonit.

Një shënim i fundit për një “kingmaker” qeveritar dhe një partner junior në koalicion: Partneri junior mund të vendosë veton ndaj nismave të partnerit sendor, ndonjëherë duke votuar kundër ose herë tjetër duke kërcënuar me kolaps të qeverisë. Por gjithashtu parteri junior nuk mund t’i imponojë çdo nismë të vetën partnerit senior.

Kjo është po aq e sigurt sa graviteti dhe ligjet e tjera të fizikës. Dhe, nëse ka ende rëndësi, nuk është demokratike!

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 16 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 33 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 33 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 41 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.