Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Genc Pollo: Abetarja unike si regres mbarëkombëtar

Politikë E enjte, 2 Dhjetor 2021 10:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo- Ish-ministër e deputet

Abetarja unike si regres mbarëkombëtar

Alterteksti shpëton për një fije

Në vitin 2015, opozita dhe shoqëria civile arritën një fitore domethënëse në zmbrapsjen e një nisme qeveritare e cila do të shënonte një hap mbrapa e do të sillte një dëm jo të vogël në arsim. Qeveria propozoi që tekstet alternative në shkolla t’i zëvendësonte me tekstin unik siç  kishte qenë para v. 2006 (Tekstet bazohen në programin mësimor e kurrikulat kombëtare që janë unike).

Në vjeshtë 2005, kur nisa detyrën si ministër arsimi për çdo lëndë në çdo klasë të arsimit parauniversitar aprovohej vetëm një tekst i një botuesi. Pasoja ishte klientelizmi, abuzimi e gjëra më të këqia në një treg me vlerë miliona euro. Por më e rëndësishme,  kjo situatë monopoliste dëmtonte cilësinë e arsimit. Duke qenë se gjërat ishin të paracaktuara, shumë autorë me aftësi e talent, dhe botues me kapacitet nuk investoheshin në tekste shkollorë cilësorë e modernë. Njëlloj si ngathtësia e ekonomisë së planit krahasuar me ekonominë e tregut. Reforma e Altertekstit përveç se tërhoqi investime të reja profesionale e financiare në librin shkollor, solli edhe një përmirësim tjetër për mësimdhënien: mësuesit kishin mundësi që p.sh. për kiminë e  klasës së shtatë, nga tre apo katër tekste shkollore të çertifikuar nga ministria, zgjidhnin atë që gjykonin si më të përshtatshëm për nxënësit e tyre. Sepse nxënësit e klasës së shtatë ndryshojnë nga viti në vit, e nga krahina në krahinë. Natyrisht që zbatimi është më kompleks se ideimi dhe sa kohë isha ministër kishte shqetësime për ndonjë drejtor rajonal që tentonte të ndikonte zgjedhjen e mësuesve në favor të ndonjë botuesi. Këto gjëra ndodhin, e do të ndodhin. Por në tërësi Alterteksti ishte një përmirësim i jashtëzakonshëm krahasuar me praktikën e mëparshme. Përmirësim kishte shënuar edhe në të gjitha shtetet europiane ku aplikohej prej dy-tre dekadash.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Është vështirë të gjesh saktë pse qeveria donte të kthehej pas tek monoteksti; problemet që ajo kritikonte, nëse të vërtetë, gjithmonë mund të zgjidheshin me përmirësime të rregullave dhe zbatim efektiv të tyre.

Mbase donte t’u falte monopole të majme miqve biznesmenë. Mbase thjesht mllefi për të bërë të kundërtën e qeverisë së mëparshme. Dhe vërtet Rama, si shef opozite, kishte sulmuar me fjalor ekstrem e fundamentalist jo vetëm Altertekstin por edhe reforma të tjera që ishin jo vetëm të dobishme por edhe të vonuara, si p.sh.  Matura Shtetërore në arsimin e mesëm e Procesi i Bolonjës në arsimin e lartë. Shpesh ai ishte zotuar t’i çbente ato po t’i jepej mundësia.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithësesi qeveria nuk e imponoi dot monotekstin por u mjaftua duke e reduktuar në tre numrin e teksteve alternative për çdo lëndë/klasë. Kjo ndodhi jo vetëm për rezistencën e opozitës dhe të shoqërisë civile por më shumë në sajë të manovrimit të një numri deputetësh socialistë. Këta i njihnin mirë avantazhet e Altertekstit dhe e bindën qeverinë (dmth kryeministrin e mininstrin) që të ndalte hovin antireformator e të lejonte të paktën tre tekste alternativë. Çka ishte një kompromis i arsyeshëm për rrethanat.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Ciklet 6/3 në arsimin bazë e pësojnë

Fatin e Altertekstit në të njëjtin ligj nuk e pati arsimi bazë, i cili  ndërkohë nga tetëvjeçar ishin bërë nëntëvjeçar (gjimnazi në v. 2008 ishte shkurtuar nga katër në tre vjet). Pas studimesh e konsultimesh të shumta në ministri kishim gjykuar se arsimi bazë lipsej të ndahej në ciklin e arsimit fillor gjashtëvjeçar dhe ciklin e sipërm trevjeçar. Ky ishte modeli edhe i shumicës stërmadhe të shteteve në Europë e botë.  Cikli fillor gjashtëvjeçar përshtatej më mirë me aftësitë konjitive të fëmijëve të asaj moshe; gjithashtu një periudhë gjashtëvjeçare e zvogëlonte  mundësinë e braktisjes së shkollës. Qeveria nuk dha asnjë kundër-argument për 6/3; ajo nuk argumentoi përse cikli fillor lipsej të reduktohej në pesë vjet. Shpjegimi që dëgjuam nga ministria ishte se do të adaptoheshim me ciklet arsimore të Kosovës. Por pse duhej që të ktheheshim në një sistem të arsimit bazë të papërshtashëm dhe të mos prisnin që Kosova të adaptonte një sistem më të avancuar ketë qeveria nuk e shpjegoi ndonjëherë. Thjesht e bëri! Ende dhe sot nuk kemi një analizë se cilat ishin përparësitë dhe përfitimet që patëm ne dhe Kosova nga zbatimi i këtij sistemi prej më shumë se 6 vitesh.

Abetare cilësore e jo relike pseudopatriotike

Te gjitha këto mu kujtuan kur dëgjova kryeministrin Rama që deklaroi para pak ditësh se nuk do të kishte më tekste alternative te abetares,  dhe që nga shtatori i vitit tjetër kjo e fundit do të kthehej në monotekst. Madje ai avancoi më tutje dhe i propozoi kryeministrit kosovar Kurti që të dy vendet të adoptonin një abetare unike.

Një abetare e vetme kombëtare e sidomos mbarëkombëtare tingëllon bukur: që nga Evëtari i Naum Bredhit (Veqilharxhit) në v.1844 ky koncept i nacionalizmit romantik shoqëroi Rilindjen Kombëtare si dhe shtetin shqiptar deri në fund të shekullit të 20. Vetëm se ai është një simbolizëm që kishte kuptimn në ate faze të kombit e shtetit si dhe të shkollës. Por abetarja unike nuk është koncept arsimor i shekullit 21. Fëmijëve 7 vjeç në klasën e parë nuk u mësohet ndërgjegja patriotike  apo  ajo qytetare. Kjo ndodh vite më vonë (për të realizuar edukim të njëjtjë në Shqipëri e Kosovë mjafton që programet e kurrikulat të jenë të njëjta). Fëmijve në klasë të parë u mësohet kryesisht fillesa e shkrimit dhe këndimit në gjuhën amtare. Dhe kjo bëhet me tekste cilësore që mundësohen nga kontributet e lira e jo nga monopoli. Prandaj “abetarja unike mbarëkombëtare” nuk ka pse të na shitet sot sikur është gjysma e panjohur e amanetit të Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes.

Fëmijët në klasën e parë në Shqipëri e Kosovë meritojnë abetaren më të mirë. Këtë ua ofron atyre konkurrenca e bazuar në standarde. Shpresoj që të paktën Kosova, e cila po e zbaton altertekstin, të mos pranojë një relike pseudopatriotike që fsheh një monopolizim problematik.

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 17 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 34 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 34 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 42 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.