Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjata: Arta Marku u keqpërdor deri në fund nga Edi Rama. Përvoja që na la PPP-ja

Politikë E enjte, 5 Dhjetor 2019 16:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Departamentit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata në një reagon pas largimit të Arta Markut, shprehet se ajo u keqpërdor deri në fund nga Edi Rama.

Reagimi i plotë i Çlirim Gjatës

Përvoja që na la PPP-ja.

Sot, me gjithë këto ditë të rënda posttërmeti, u emërua Prokurori i Përgjithshëm me mandat të  rregullt. Më në fund. U bë si u bë  të  paktën u zgjodh. Dhe është  institucioni i parë  zyrtar dhe i rregullt i reformës në drejtësi pas tre vite e gjysëm. Me nge e kanë  nisë. Megjithse është  institucioni më  pak i rëndësishëm, të  paktën u kry. Ajo që vlen të  diskutohet nuk është  Prokurori në  fjalë, se për të  duhet të  pritet sa të flasë  puna e tijë, por ajo që  po ikën dhe që  hyri në  histori me emrin unikal PPP(prok.përgj.përkohshme),Arta Marku. Unikale do të  mbetet për mënyrën si u zgjodh:politikisht me 69 vota të  një  partie; në mënyrë antikushtetuese – vetë reforma në  drejtësi u bë që të mos kishte zgjedhje të  tilla, por interesi politik i Edi Ramës është mbi vetë reformën; për ti shërbyer në  mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore atyre që e zgjodhën dhe për të mbuluar pikërisht shkeljet e tyre; në mes të  tymit e flakës, në  një  parlament ku nuk u mor vesh se si u betua dhe mbi të gjitha një përkohshmëri që zgjati jo pak por 2 vjet duke sjellë pasoja tepër të rënda politike, si një nga disa elementët determinant në shkaktimin e krizës ku ndodhemi prej gati një viti.

Kjo prokurore, ishte një  zgjedhje politke pasi, me C.V.e saj nuk plotësonte asnjë  kriter profesional për të merituar këtë post. Nuk kishte hetuar dhe as ndjekur në gjyq asnjë  bandë apo krimel të rrezikshëm(veq po të konsiderohen të tillë të dehurit në makinë); nuk kishte asnjë  pjesmarrje, diskutim, apo botim në fushën e doktrinës penale, ose të  paktën një  lexion  mësimdhënjeje; nuk e njihte askush as si emër(me përjashtim të kolegëve të Shkodrës) le më  pastaj si profesioniste. Por ajo plotësoi një kriter tepër sinjifikativ për politikën qeverisëse: besimin se do ti shërbente me devotshmëri. Dhe nuk i zhgënjeu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arta Marku sapo hyri ne Prokurinë  e Përgjithshme ndërmorri veprime në kundërshtim me ligjin dhe vetë Kushtetutën e pas reformës, veprime këto që konsiderohen edhe shpërdorim detyre, por që i vlenin menaxhimit politik të Edi Ramës & co.

Filloi me lëvizjen e prokurorëve drejtues e të thjeshtë, sidomos ata që kishin dhënë  prova se mund të hetonin qeveritarët, e paparanueshme kjo për Kryeministrin dhe ministrat e tij. Këto transferime, ulje e ngritje në detyrë vijnë në kundërshtim me ligjin pasi nuk ishin në kompetencë  të PPP por të KLP(Kësh.Lartë i Prok.).Madje arriti deri aty sa të lëvizte prokurorë të emëruar me dekret të Presidentit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Komandoi në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë  shkak ligjor një shoqen e saj në  Prokurorinë  e Krimeve të  Rënda; largoi nga hetimi grupin e prokurorëve që hetonin dosjen Tahiri(ishministër i brëndshëm)duke e çuar këtë dosje drejt degjenerimit hetimor; manipuloi dhe montoi dosjen e vëllait të ministrit tjetër të brëndshëm; bllokoi hetimet për dosjen 339 dhe 184 ku sipas përgjimeve të publikuara nga mediat ndërkombëtare “bild” dhe “voa” rezulton një  grup i strukturuar kriminalo-politik në blerjen masive të votave; pas tre vjetësh e transferoi dosjen 184 nga Tirana në Dibër(praktikisht e mbylli si dosje) në kundërshtim me ligjin; bllokimi i kë tyre dosjeve solli pasoja të rënda politike duke shkaktuar deri edhe bojkotin e opozitës në zgjedhje; bllokoi hetimet per megaaferat e rënda korruptive të qeverisë ku bie në sy ajo e Astirit(20milion euro për një km.),DH-Albania me dokumenta të  fallsifikuara edhe të zyrtarëve të lartë  amerikanë, projektin dhe tenderin korruptiv të Unazës së Re, projektin qindramilionësh të rrugës Milot-Balldre, korrupsionin për shëmbjen e Teatrit Kombëtar me ligj të  posaçëm dhe sa e sa hetime të tjera mbi koncesionet apo PPP e qeverisë. Pa harruar këtu dosjet e drogës, pastrimit të parave, apo “Toyota Yaris”; etj.,etj.,etj.,e pafund etjera.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kjo prokurore i ka lënë SPAK-ut sfida dhe prova të mëdha për të kaluar. Të rregullojë  dhe hetojë të gjitha ato veprime dhe dosje të bllokuara nga kjo e fundit në interes të Kryeministrit, Qeverisë si dhe segmenteve të  lidhur me to. Pikërisht këto sfida do të tregojnë nëse SPAK, ja ka vlejtur të krijohet, apo nëse vetë kjo reformë në drejtë si ja ka vlejtur.

Ndaj dhe kjo prokurore do të kujtohet si figura më e denjë e shërbimit ndaj interesave të ngushta politike por të  mëdha financiare. Ajo është  pikërisht eksperimenti i gjithë  faktorit, që ka duart në reformën në drejtë si dhe që na mëson se si, nuk duhet zgjedhur një  nëpunës i çfarëdo niveli e aq më pak një prokuror i lartë .

Etiketat e lidhura

Arta Markuclirim gjataedi ramaPartinë Demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 5 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 13 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 15 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 35 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.