Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjerkmarkaj: Intelektualët lezhjanë mbështesin ndryshimin, nuk do lejojmë që populli të nëpërkëmbet nga një grusht rilindasish

Politikë E enjte, 1 Maj 2025 21:05
Gjerkmarkaj: Intelektualët lezhjanë mbështesin ndryshimin, nuk do lejojmë që populli të nëpërkëmbet nga një grusht rilindasish
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka vijuar edhe këtë të enjte me takimet elektorale. Ai ka mbledhur rreth vetes intelektualët e zonës, ku teksa ka ndarë fotot nga takimi, shkruan se nuk mund të lejojmë që vullneti i popullit të nëpërkëmbet nga një grusht rilindasish që janë në grahmat e fundit të tyre politike. ”Në Lezhë ku janë vendosur themelet e unitetit kombëtar, mbetet përgjegjësi e jona që ta mbrojmë dhe ta forcojmë këtë trashëgimi. Nuk mund të lejojmë që të shuhen vlerat që na bëjnë krenarë si lezhjanë, si mirditor, si kurbinas, si shqiptarë”.

Postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Lezhës, vendlindjes sime, vëllezër dhe motra të kësaj treve të shenjtë, të njohur për lavdinë dhe krenarinë e saj historike, Në këtë takim mes intelektualësh, që i kane dhënë dhe i japin Lezhës çdo gjë për ta zhvilluar dhe bërë më të mirë, së pari dua të falenderoj secilin prej jush për të gjithë kontributin dhe dashamirësinë e treguar.

Sot, bashkë jemi më të fortë se kurrë, sepse e dimë se çfarë ka bërë ky vend për atdhenë dhe çfarë ka dhënë ky popull për kombin. Partia Demokratike nuk është vetëm një forcë politike, ajo është pasqyrë e asaj që ne duam dhe besojmë: një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe plot mundësi për të gjithë. Ajo është simbol i një shprese që është mbajtur gjallë për vite, dhe sot, më shumë se kurrë, kjo shpresë është e mundur falë dhe punës së secilit prej jush.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këtu, në Lezhë, ku janë vendosur themelet e unitetit kombëtar, mbetet përgjegjësi e jona që ta mbrojmë dhe ta forcojmë këtë trashëgimi. Nuk mund të lejojmë që të shuhen vlerat që na bëjnë krenarë si lezhjanë, si mirditor, si kurbinas, si shqiptarë. Nuk mund të lejojmë që zëri ynë, që vullneti i popullit të ndershëm të Lezhës, të nëpërkëmbet nga një grusht rilindasish që janë në grahmat e fundit të tyre politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky vend ka nevojë për nder, për përkushtim, dhe mbi të gjitha për drejtësi. Ne i garantojmë këto cilësi dhe Lezha i meriton e para. Të gjithë ju intelektual që keni qëndruar të palëkundur, të fortë përballë vështirësive dhe provokimeve, keni mirënjohjen e PD. Ju falënderoj nga zemra për besimin tuaj, për forcën dhe qëndrueshmërinë tuaj.
Sot, si pasardhës të Gjergj Kastriotit, si bij të Lezhës, është koha që ne të bëjmë diferencën. Koha që këtë qytet, këtë krahinë, këtë vend, ta shohim në një dritë të re, një Shqipëri të fortë, të bashkuar dhe të drejtuar nga profesionistë dhe personalitete me dinjitet.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 19 orësh

Pas 11 Majit, Lezha do të ketë përfaqësimin që ka merituar gjithmonë, krejt të kundërtën e rilindjes në ikje. Rinia jonë do të udhëheqë me energji të reja dhe institucionet do të drejtohen me përgjegjshmëri dhe vlera të shëndosha. Meritokracia do të jetë baza e çdo vendimi, e çdo veprimi. Ne nuk jemi thjesht një forcë politike, ne jemi një lëvizje, një thirrje për ndryshim të vërtetë, për një Shqipëri që të ngrihet dhe të ndriçohet.

Prandaj, çdo ditë që na ndan nga 11 Maji, duhet të jetë një ditë e angazhimit të fortë, me besim dhe shpresë, me bashkim të patundur dhe me forcë të madhe. Le të ngrihemi, si bij të Lezhës, si pasardhës të luftëtarëve të mëdhenj, figurave të ndritura të kësaj treve dhe ta çojmë së bashku përpara Shqipërinë. Zoti e bekoftë Lezhën! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë populli i Lezhës, rroftë Shqipëria, rroftë Partia Demokratike.

Etiketat e lidhura

Agron GjekmarkajlezhePD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 14 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 15 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 13 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.