Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjiknuri nga Elbasani: Investimet madhore në sport, prioritet i qeverisë. Vijojmë punën dhe projektet zhvillimore me Gledin në drejtimin e bashkisë

Politikë E martë, 25 Prill 2023 19:18
Gjiknuri nga Elbasani: Investimet madhore në sport, prioritet i qeverisë. Vijojmë punën dhe projektet zhvillimore me Gledin në drejtimin e bashkisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bashkia e Elbasanit vazhdon t’i kushtojë rëndësi të veçantë edhe investimeve në terrenet sportive të qytetit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri tha se qeveria dhe vetë kryeministri Rama e ka prioritet zhvillimin e sportit përmes projekteve ambicioze, pasi si një ish sportist i kupton shumë mirë nevojat në këtë fushë.

“Ka ardhur momenti dhe me gjithë këto investime që po kryejmë, përfshirë dhe atë shëtitoren, por edhe këto ambiente sportive, po i krijohet mundësia çdo njeriu për t’u argëtuar. Edhe po nuk qe vetëm për fëmijët, por për njerëzit e tij, për të pasur më shumë mundësi Elbasani për terrene sportive. Natyrshëm sporti këtu do të zërë rrënjët siç i takon Elbasanit, se praktikisht ky qytet ka një traditë, ka pasur famë dhe elbasanllinjtë janë sportdashës“,-tha Gjiknuri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 23 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Fokus të veçantë gjatë fjalës së tij, Gjiknuri i kushtoi punës së bërë nga bashkia dhe kryetari Gledjan Llatja në drejtim të sportit dhe jo vetëm. Ai tha se bashkë me mbështetjen e qeverisë janë kryer një sërë punë të mira nga bashkia e Elbasanit, por akoma më shumë do të realizohen këtë mandat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Mua më vjen mirë që bashkia, me vepra, mbase s’ka bërë aq sa mund të donin të gjithë, por me vepra e ka demonstruar. Çdo vit ka investuar më shumë se shumë bashki të tjera. Kjo është e vërteta. Ne në këto zgjedhje duam ta konfirmojmë Gledin edhe për punët e mira që ka bërë për sportin. Por duke pasur qeverisjen nga mbrapa, mbështetjen për shumë projekte të tjera zhvillimore, do të bëjë të mundur që duke mbuluar qeveria shumë projekte të tjera të rëndësishme, ato taksa që mblidhen nga qytetarët e Elbasanit, një pjesë e tyre të hidhen edhe për sportin”-tha ai.

Gjiknuri ndër të tjera u shpreh se Bashkia e Elbasanit ka rolin e saj të rëndësishëm në jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ai tha se kryetari i Bashkisë, Gledjan Llatja ka qenë tejet i preokupuar në drejtim të zhvillimit të sportit.

“Të them të drejtën unë Gledin e kam parë shumë të preokupuar në këtë drejtim. E ka demonstruar me vepra. Edhe vetë unë shikoj sesi është gjallëruar futbolli dhe sportet e tjera. Por dhe qeveria, për ato që tha ministrja, unë nuk dua ta përsëris se ajo i di edhe më mirë, po bën investime në shumë sporte. Pra po gjallërohen sportet në të gjithë Shqipërinë. Patjetër Bashkia e Elbasanit ka rolin e saj, qoftë dhe këto që u thanë këtu, me palestrën, me këtë sallë, që është shumë më e mirë se ç’ka qenë me ambientet e saj. Por Gledi ka treguar që: ‘unë jam një sportdashës, jam kryetar bashkie që dedikohem për sportin’. A ka nevojë të bëjë më shumë? Patjetër ka. Por ja ku ju ka ju të gjithëve. Edhe ju duhet ta ndihmoni këtë mbi të gjitha me rezultatet tuaja, sepse sa më shumë rezultate të keni, natyrshëm edhe krenaria e çdo elbasanlliu do të lidhet me ato rezultate, por dhe Gledi do të ndjehet shumë herë më i motivuar për të investuar në sport.”

Në vijim të fjalës së tij, Gjiknuri ka thënë se “vlerësimi për Gledin është dhe vlerësim për qeverinë, ne nuk mund ta shkëpusim këtë. Pra ajo votë më 14 Maj është dhe votë për të gjitha ato politika qeveritare që lidhen me sportin, me qëllim që të gjithë të ndjehen të motivuar; dhe të rinjtë e të rejat e Elbasanit të jenë kampionët e vërtetë.” Ai ka shprehur edhe një dëshirë, duke i kërkuar të rinjve të marrë pjese në një garë sportive bashkë me ta.







Etiketat e lidhura

Damian GjiknuriPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 19 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 34 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 41 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.