Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:22 Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane. Por përballë këtij potenciali, sfida mbetet e njëjtë: si të identifikohen mundësitë e duhura dhe të kthehen ato në projekte konkrete? Pikërisht kësaj sfide synon t’i përgjigjet NEXTINNOVATE by NextKlik, duke sjellë Inteligjencën Artificiale në shërbim të aksesit në financime dhe zhvillimit të projekteve. Në një rajon ku mundësitë e financimit janë të shumta, sfida nuk qëndron vetëm te sigurimi i fondeve, por edhe te identifikimi dhe shfrytëzimi i tyre në mënyrë efektive. Për organizatat, bizneset dhe institucionet, aksesi në informacionin e duhur, identifikimi i partnerëve dhe përgatitja e projekteve konkurruese mbeten elementë kyç për të përfituar nga këto mundësi. Pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, NextKlik sjell NEXTINNOVATE, një platformë inovative që synon të transformojë mënyrën se si organizatat, bizneset dhe institucionet identifikojnë dhe aksesojnë mundësitë e financimit. Duke integruar Inteligjencën Artificiale dhe analizën e të dhënave, platforma do të mundësojë identifikimin e thirrjeve më të përshtatshme bazuar në profilin, eksperiencën dhe prioritetet e secilit përdorues, duke lehtësuar njëkohësisht krijimin e partneriteteve strategjike dhe zhvillimin e projekt-propozimeve konkurruese. Por koncepti shkon përtej listimit të granteve. NEXTINNOVATE është menduar të ndihmojë edhe në identifikimin e partnerëve, mbështetjen për përgatitjen e projekt-propozimeve dhe organizimin e proceseve gjatë zbatimit. Qëllimi është i qartë: më pak kohë e humbur në kërkime të përsëritura dhe më shumë hapësirë për të zhvilluar ide konkurruese. E ndërtuar mbi eksperiencën e NextKlik në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, NEXTINNOVATE synon të sjellë një qasje të re në mënyrën se si teknologjia mbështet aksesin në mundësi zhvillimi. Përmes një sistemi të integruar, praktik dhe lehtësisht të përdorshëm, iniciativa synon të reduktojë kohën dhe burimet e nevojshme për proceset e kërkimit dhe përgatitjes së aplikimeve, duke u dhënë përdoruesve më shumë hapësirë për t’u fokusuar te idetë dhe rezultatet. Me pikënisje tregun shqiptar, NEXTINNOVATE ka ambicien të shndërrohet në një zgjidhje digjitale me shtrirje në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Sepse në një rajon me miliarda euro mundësi financimi, ndryshimin mund ta bëjë edhe aftësia për të gjetur mundësinë e duhur, në kohën e duhur. NEXTINNOVATE zbatohet nga Next Klik sh.p.k. në kuadër të Grant2026, me mbështetjen e Agjencisë Innovation4Albania. Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gratë dhe paratë

Bota E hënë, 9 Janar 2023 09:11
Gratë dhe paratë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Kur bëhet fjala për të investuar para në fonde apo aksione, gratë shpesh druhen dhe ua lënë këtë gjë burrave. Në rrjetet sociale ka mjaft influencues që japin rekomandime. Por a mund t’u besosh këshillave të tyre?

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë paguhen mesatarisht më pak se burrat dhe gratë janë më të rrezikuara nga varfëria. Shkurt: gratë janë ende në disfavor.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çudia është megjithatë, se edhe në ato fusha ku gratë mund të reagojnë të pavarura, nuk e bëjnë këtë. Për shembull kur bëhet fjalë për të investuar paratë e tyre në fonde apo aksione. Një arsye për këtë duket se ka të bëjë me faktin se shumë gra mendojnë se kanë pak njohuri për sistemin e financave. Një studim i Institutit për Studime Ekonomike, ZEW, ka nxjerrë në pah se kjo gjë ka të bëjë më shumë me mungesën e vetëbesimit se sa me mungesën faktike të dijeve. Por edhe pse tek gratë ekziston mungesa e njohurive financiare, (ashtu siç ekziston edhe tek burrat), një e treta e grave të pyetura i vlerësojnë njohuritë e tyre financiare më pak se janë ato faktikisht.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bashkëshorti vendos shpesh për kapitalin

Shumë gra ua japin vullnetarisht të drejtën për të marrë vendime për pasurinë e tyre, burrave. Shumica e grave në botë, rreth dy të tretat e tyre, ua lënë bashkëshortëve marrjen e vendimeve financiare afatgjata. Këtë e ka nxjerrë në pah një studim i UBS Wealth Management, i vitit 2019.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 1 ore

Kështu gratë investojnë në përgjithësi më pak se burrat. 27 përqind e burrave kanë aksione, fonde aksionesh ose letra të tjera me vlerë, ndërkohë që tek gratë kjo shifër është 18 përqind. Këtë ka treguar një studim i sigurimeve AXA. Në vitin 2021 investuar paratë e tyre në aksione ose ETF, pra fonde indeksi, 12 milionë gjermanë, njofton Instituti Gjerman i Aksioneve. Prej tyre tetë milionë ishin burra dhe katër milionë gra. Kjo tendencë është rritur edhe më shumë kohët e fundit. Pjesa e aksionerëve burra është rritur 5 përqind që nga viti 2011, kurse pjesa e grave për këtë periudhë është rritur vetëm 3 për qind.

Gratë nuk e kanë të lehtë në këtë fushë. 80 përqind e këshilltarëve janë burra, thotë Alexandra Niessen-Ruenzi. “Gratë këshillohen më keq se burrat, thonë studimet tona,” tregon Niessen Ruenzi, e cila merret me studimin për raportin e grave me financat në Universitetin e Manhajmit. Edhe Sparkassen Innovation Hub shkruan se 90 përqind e produkteve dhe shërbimeve digjitale janë krijuar nga burrat, dhe nevojat e veçanta të grave nuk merren parasysh sa duhet.

Përveç kësaj, sjellja e grave lidhur me çështjet financare është e lidhur me socializimin e tyre, mendon Niessen-Ruenzi. “Disa vjet më parë ne bëmë një sondazh mes studentëve dhe arritëm në përfundimin se temat financiare diskutohen më shpesh midis baballarëve dhe djemve.” Gratë që prej vegjëlisë janë marrë rrallë me këtë temë, kështu që nuk është çudi që gratë janë të pasigurta dhe kanë mbase një lloj ngurimi të brendshëm, për t’u marrë me investime në tregun e kapitaleve.

Gratë grup i synuar shumë premtues

Por gratë përbëjnë një treg të madh potencial, “Female Economy është një treg më i madh zhvillimi se Kina dhe India së bashku,” thotë banka gjermane e kursimeve, Sparkassen. 31 përqind e kapitalit në Europën Perëndimore mbahet nga gratë. “Industria e financave është në hapat e parë të shpalosjes së këtij potenciali, si sa i përket numrit të klienteve në përgjithësi ashtu edhe sa i përket shërbimit, që ofrohet për klientet.”

Por kohërat duket se po ndryshojnë. Bankat janë duke u bërë më të ndjeshme për temën e grave. Dhe prej disa vitesh ekzistojnë të ashtuquajturat “influencuese” – influencuese në sektorin e financave: Blogera dhe start-ups financiarë, që ndihmojnë gratë në investimin e parave dhe ndërmjetësojnë njohuri financiare “nga gruaja tek gruaja”. Sidoqoftë kjo gjë ka shpesh çmimin e vet.

Një nga to është për shembull Natascha Wegelin që ka faqen e internetit, Madame Moneypenny. “Sinqerisht, unë e di mirë se si ndiheni,” thotë Wegelin në një video. “Disa vjet më parë edhe unë nuk ia kisha idenë, nuk dija ku ta filloja dhe humba 18 mijë euro, për shkak të një këshillimi financiar të keq,” tregon ajo. Por tani ajo ofron mentorim për të tjerë, por kjo kushton një shumë katër shifrore. Të dhëna sa është tamam shuma nuk jepen. Përveç kësaj gratë duhet të “aplikojnë”. Në faqen e internetit thuhet se jo të gjitha gratë janë të përshtatshme për këtë gjë.

Në faqen e internetit Finmarie ofrohen informacione falas dhe me pagesë për gratë lidhur me financat. Start-upi Financery kërkon pak angazhim personal. Klientet duhet të shkarkojnë App-in dhe t’i kthejnë përgjigje disa pyetjeve. “Ne krijojmë portofolin ETF për ju, bëjmë vëzhgimet dhe përshtatjet e nevojshme, për ju. Ju nuk keni nevojë të bëni shumë gjëra,” thotë premtimi nga Financery. Dhe kjo bëhet me një pagesë shërbimi prej një përqind në vit të kapitalit të investuar.

Bëhet edhe pa këshilltare financiare

Mbrojtësit e konsumatorit paralajmërojnë për rreziqet e masazheve të kënaqshme të vetëbesimit që bëhen nga këshillimet online. “Shpesh Coachings janë të shtrenjta, çmimet dhe shërbimi që ofrohet nuk janë transparente. Gratë japin për kurset më shumë para se sa japin në një këshillim me honorar, megjithëse nuk këshillohen individualisht,” kritikon Qendra për mbrojtjen e konsumatorit në Hamburg. Kjo qendër këshillon gratë që të përvetësojnë vetë bazën kryesore. Qendra e konsumatorit ofron mjaft informacione për këtë gjë.

Unë këshilloj që të bëhet kujdes kur bëhet fjalë për blerje konkrete,” thotë Annabel Oelmann nga Qendra e konsumatorit në Bremen. “Edhe nëse dikush bën premtime për fitime të shpejta dhe të pakomplikuara, unë do të distancohesha gjithnjë”. Kush kërkon të marrë këshilla, duhet të shohë kualifikimin e këshilltares, thotë Oelmann. “Kush është personi në fjalë, sa kohë ka që merret me financat dhe me se i fiton paratë e veta?” Sidoqoftë, kushdo që ka një profil në mediat sociale mund t’i transmetojnë në publik këshilla të këtij lloji, shpesh pa u filtruar fare, pavarësisht sa di vërtet dhe sa serioz është.

Ndërkohë edhe bankat kanë filluar të merren me këtë punë dhe joshin gratë me këshillime të specializuara për grate, në çdo fazë jete. Kështu për shembull Comdirect Bank ofron me slloganin Heroinat Financiare, informacione dhe shërbime për gratë për çdo çështje parash.

Gratë e investojnë kapitalin më mirë se burrat

Banka BW ka krijuar një rrjet grash me seminare dhe aktivitete. Banka Hypovereinsbank organizon po ashtu aktivitete online për gratë. Por gratë duhet ta kenë të qartë se edhe bankat duan të fitojnë para, prandaj këshillojnë më shumë për produktet e veta, thotë Niessen-Ruenzi nga Universtiteti i Manhajmit.

Pyetja kryesore është a kanë gratë vërtet nevojë për këshillime ekstra? Sepse sa i përket temës së grave dhe financave shumë studime tregojnë se gratë e investojnë kapitalin më mirë se burrat./DW

Etiketat e lidhura

gratëparate
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime Miliarda euro financime dhe mundësi të shumta për inovacion, zhvillim dhe rritje ekonomike janë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve europiane. Por përballë këtij potenciali, sfida mbetet e njëjtë: si të identifikohen mundësitë e duhura dhe të kthehen ato në projekte konkrete? Pikërisht kësaj sfide synon t’i përgjigjet NEXTINNOVATE by NextKlik, duke sjellë Inteligjencën Artificiale në shërbim të aksesit në financime dhe zhvillimit të projekteve. Në një rajon ku mundësitë e financimit janë të shumta, sfida nuk qëndron vetëm te sigurimi i fondeve, por edhe te identifikimi dhe shfrytëzimi i tyre në mënyrë efektive. Për organizatat, bizneset dhe institucionet, aksesi në informacionin e duhur, identifikimi i partnerëve dhe përgatitja e projekteve konkurruese mbeten elementë kyç për të përfituar nga këto mundësi. Pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, NextKlik sjell NEXTINNOVATE, një platformë inovative që synon të transformojë mënyrën se si organizatat, bizneset dhe institucionet identifikojnë dhe aksesojnë mundësitë e financimit. Duke integruar Inteligjencën Artificiale dhe analizën e të dhënave, platforma do të mundësojë identifikimin e thirrjeve më të përshtatshme bazuar në profilin, eksperiencën dhe prioritetet e secilit përdorues, duke lehtësuar njëkohësisht krijimin e partneriteteve strategjike dhe zhvillimin e projekt-propozimeve konkurruese. Por koncepti shkon përtej listimit të granteve. NEXTINNOVATE është menduar të ndihmojë edhe në identifikimin e partnerëve, mbështetjen për përgatitjen e projekt-propozimeve dhe organizimin e proceseve gjatë zbatimit. Qëllimi është i qartë: më pak kohë e humbur në kërkime të përsëritura dhe më shumë hapësirë për të zhvilluar ide konkurruese. E ndërtuar mbi eksperiencën e NextKlik në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, NEXTINNOVATE synon të sjellë një qasje të re në mënyrën se si teknologjia mbështet aksesin në mundësi zhvillimi. Përmes një sistemi të integruar, praktik dhe lehtësisht të përdorshëm, iniciativa synon të reduktojë kohën dhe burimet e nevojshme për proceset e kërkimit dhe përgatitjes së aplikimeve, duke u dhënë përdoruesve më shumë hapësirë për t’u fokusuar te idetë dhe rezultatet. Me pikënisje tregun shqiptar, NEXTINNOVATE ka ambicien të shndërrohet në një zgjidhje digjitale me shtrirje në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Sepse në një rajon me miliarda euro mundësi financimi, ndryshimin mund ta bëjë edhe aftësia për të gjetur mundësinë e duhur, në kohën e duhur. NEXTINNOVATE zbatohet nga Next Klik sh.p.k. në kuadër të Grant2026, me mbështetjen e Agjencisë Innovation4Albania.
Tani

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Tani

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Para 4 minutash

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 12 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.