
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve në një pjesë të aksit Kardhiq-Delvinë.
“Drejt përfundimit punimet në segmentin Shijan-Ura e Gajdarit, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një ndërhyrje e cila do ta sjellë këtë rrugë në parametrat e duhur duke lehtësuar aksesin drejt Sarandës🏖”, shkruan Rama në një postim në Facebook, ndërsa ka ndarë edhe pamjet nga punimet në këtë aks.
