Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:45 Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Idea djallëzore e kryeministrit që fshihet pas rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus

Editorial
E shtunë, 4 Korrik 2020 07:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero tha mbrëmjen e djeshme te “Zonë e Lirë” se pas rritjes së numrit të infeksioneve, ka ardhur koha që mbajtja e maskës të bëhet detyrim ligjor.

“Nëse nuk mbahet dot distanca, në markete, në zyra dhe në çdo mjedis, atëherë maska duhet të bëhet me detyrim ligjor”.

Deri këtu gjithçka mbetet korrekte, sepse masat mbrojtëse duhen strikte.

Por siç duket pas gjithë këtyre ditëve me rritje të numrit të të prekurve fshihet dhe një ide diabolike e kryeministrit para fushatës elektorale parlamentare e cila de facto nis në shtator të këtij viti. Me këtë rast kryeministri përveç maskës së Piperos do të vendosë me ligj se nuk lejohen grumbullimet me shumë se tre veta, çka zhbën protestat masive të opozitës nga vjeshta.

Të gjithë jemi dëshmitarë të mbylljes në shtëpi dhe kur loja imagjinare haluçinante e “Beut të Surrelit” sajoi nxjerrjen e autoblindave me mitralozë nëpër udhët e kryeqytetit, çka në psikikën e çdo njeriu fjalimet me “armik të padukshëm”, me “luftë” të kryeministrit sollën edhe një mbyllje me frikë të qytetarëve, të cilët si në kohë lufte u strukën nëpër shtëpi. Mundet, edhe nga frika personale, kryeministri ta ketë menduar këtë “luftë” e cila mund të arrinte deri në Surrel ku ishte “bunkieri i Komandantit të Përgjithshëm”. Flitet se zona përreth “Bunkierit të Surrelit” ishte dizinfektuar dhe ruhej me ushtarë se mos virusi kalonte pragun e hynte të “Komandanti i Përgjithshëm” i luftës kundër Covid-19.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ato ditë, Rama dilte në TV dy apo tre herë në ditë si “komandanti i përgjithshëm” i kësaj lufte imagjinare. Mbante fjalime sikur nga çasti në çast “ushtritë e virusit” do pushtonin Tiranën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por tani që numrat janë rritur ndjeshëm, pse nuk del “beu i Surrelit” apo e di se është një lojë kjo rritje numrash për ti shërbyer idesë së miratimit të ligjit se nuk duhen më grumbullime, takime, protesta,etj. Asnjë nuk beson se “komiteti i ekspertëve” vendos apo që numrat janë të saktë. Edhe në muajt mars-prill-maj nuk dilte asnjë shifër apo vendim nga “komiteti”. Ishte “komiteti” që zbardhte sms apo direktivat e Edi Ramës. Dhe ishte KOMANDANTI që ulte në mënyrë drastike numrat e viktimave, sepse janë raportuar nga mediat dhe opozita shumë viktima, por që u tretën në dheun e vendit pa u regjistruar.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Po sot pse po i rrit numrat e të prekurve?! Si ka mundësi që jep numra gjithnjë në rritje, duke bërë që edhe BE të na mbyllë kufijtë apo i pëlqen ideja diktatoriale e mbylljes së një populli brenda kufijve?

Apo pritet ligji që deri në zgjedhje të mos ketë protesta, sepse sondazhet tregojnë humbjen totale të pushtetit e ku vrulli i zemërimit popullor do jetë tmerrues duke filluar nga shtatori?

Edi Rama e ka në kokë një ide, por që mbetet djallëzore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura
Para 11 minutash

Vrasja në Fier, gjenden dy makina të djegura

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit
Para 17 minutash

Alarm te Bayerni/ Shqetësime për gjendjen e Musialës, FIFPRO reagon ashpër ndaj klubit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 24 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 33 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.