Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 07:09 E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup Arsenali ka pësuar një eliminim të papritur në Carabao Cup, duke u mposhtur nga Fleetwood Town, skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

IN MEMORIAM/ Rama për Agim Radën: Skulptor i rrallë, shoku im i madh i rinisë më të hershme

Politikë E mërkurë, 12 Korrik 2023 19:53
IN MEMORIAM/ Rama për Agim Radën: Skulptor i rrallë, shoku im i madh i rinisë më të hershme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga kryeministri Edi Rama

IN MEMORIAM

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

24 Tetor 2026, 17:34
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Nuk mund të niste më hidhur një ditë e imja, se sa me lajmin e ndarjes nga jeta të Agim Radës, skulptori i rrallë, shoku im i madh i rinisë më të hershme, për të cilin i lidha këto fjalë mes pauzash të gjata e lëmshesh në grykë, po që t’i evitoja fare nuk mundesha dot, sepse me patjetër dikush nga të paktët që e njohën së afërmi, duhet t’i linte të shkruara. Për të, Gimin e pashoq të kohës së vjetër, në mos për askënd tjetër. E di që rreshtat më poshtë janë ca si të gjatë, po ai, në mos askush prej jush, ka të gjithë kohën t’i lexojë dhe të qeshë e të qajë me to, si të dojë dhe si vetëm ai di ta bëjë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Anti-hero i realizmit socialist dhe hero i disidencës së bordurave, rebel i Tironës së gjimnastikës së mëngjesit dhe xhirove të darkës, dashnor i paepur i rrugicave të Liqenit Artificial dhe tallës po aq i palodhur i spiunëve të zellshëm me kostum teritali rrotull “Gjirit të kurvave”, Gimi ishte studenti më i përjashtuar nga zboret e aksionet dhe shembëlltyra më komike e dështimit të syrgjynosjeve riedukuese në gjirin e klasës punëtore.

Makthi i organizatave të Partisë në shkollë e në jetë dhe i udhëheqësve të rinisë në vijën e parë të luftës kundër shfaqjeve të huaja, Gimi u hidhte dishepujve të vet të asaj kohe të bekuar ëndrrash të palejuara, thërrime nga thesi i eksperiencës së tij në mbjelljen e farës së sevdasë arave të virgjëra të botës së lakmuar femërore, duke predikuar dashurinë e lirë dhe shijen e të ndaluarës, tek shkulte në të qeshura tavolina të tëra, ku mes gajasjeve me dogmat morale dhe turlillojin e personazheve publikë e jopublikë të rrugës së ndërtimit të komunizmit, mbusheshin e zbrazeshin me turlilloj rakish gotat që trokisnin në vendin e duarve, kur mbërrinin klimakset e artikulimit të tij plot befasira retorike, të cilat përmbanin një përzierje të hatashme frazash e fjalirash të mbledhura librave e rrugëve, nga Shekspiri tek Shaban Qosja, Tit Sojli, Mehmet Elezi, Esenini, Majakovski, Pushkini, nga Rubairat e Omar Khajamit tek vjershat e Shefqet Peçit, Lufta dhe Paqja e Tolstoit, Vitet e Vegjëlisë së Enverit, Don Kishoti i Nolit dhe ai i Petro Zhejit, e deri tek batutat e alter egos së tij, gojëbriskut Llaq Xhavo, bashkë me ato të filmave të Kinostudios Shqipëria e Re a të dramave të Teatrit Kombëtar, ku këmbët e lehtësuara nga zbrazja e sasive marramendëse të lëndëve helmuese luftarake, e çonin shpesh të zhytej mes kolltukëve të kuq, prodhim i kombinatit heroik të drurit “Mihal Duri” ose “Mihal Druri”, siç e kishte pagëzuar Agimi.

“Lejomëni të tërhiqem për pak, që të shkoj të thyhem në mes, për t’i kthyer nënës natyrë ato që i mora pjesë-pjesë!”, kumtonte me sytë blu të përflakur nga kënaqësia, kur shkonte në banjo apo kur fatorinoja i kërkonte biletën e urbanit, një ofshamë e tij epike e pasonte me një, “Oh, betomu sy që gjer tani s’ke parë të tillë mrekulli!”, ndërsa kur ndeshte në rrugë ndonjë nga ata të preferuarit e tij, pensionistët e Frontit Demokratik me kapele republike dhe këpucë gri me vrima, vinte adresimi në vendnumëro me një zë prej fajtori, “Shoko më falni, a dini gjë ku mund të bëj një autokritikë se nuk po e mbaj dot?!”…

Gimi ishte një forcë e madhe e natyrës, kudo ku hynte dukej sikur e hapte perden e ajrit me shpatën e gojës së tij, kudo ku ulej dukej sikur zinte krejt anën e vet të tavolinës me gjerësinë e të qeshurës së tij, kudo ku ecte spostonte gjithnjë me veten tre a katër të tjerë, si bartës i një mesazhi mistik, që në fakt kishte vetëm magnetin e parezistueshëm të një shpirti të lirë dhe karizmën e pashembullt të një udhëheqësi shpirtrash, që kërkonin tek liria vetveten e tyre ende të pagjetur apo pavetëdijësisht të humbur.

Talent natyral i baltës, ai që përmes baltës të vdekurit e mëdhenj të kombit i sillte në jetë dhe vdekjen e trajtonte si dashnoren e fundit, në radhën e pambarimtë të Dylqinjave të tij që fund nuk do të kishte kurrë, “paçka se fundja nga balta vijmë e drejt baltës shkojmë, po rëndësi ka çfarë lemë pas nga balta jonë”, u tërhoq gjithnjë e më shumë në atelienë e skulpturave, jo për t’u thyer në mes, po për të kaluar orë të pafundme në këmbë, në një vrap të shfrenuar prej ankthit të kohës që ikte, teksa numri i të vdekurve që ëndërronte të sillte në jetë rritej.

Dekadat që pasuan epokën e lavdishme të ilaritetit permanent ishin ndryshe dhe bohemi i harbuar i asaj epoke, u kthye vit pas viti në hijen e vetvetes, mes telasheve e dëshirës për të krijuar, melankolisë dhe nevojës për t’i mbijetuar transformimit të jashtëm e të brendshëm, duke lënë sa më shumë vepra. Rrëmuja dhe rrëmeti i qytetit që dikur ishte i tëri i veti, e ku në çdo lagje, nga Ali Demi në Kinostudio, kishte një Ofeli të dëshpëruar në pritjen e përlotur të të vetmit dhe të papërsëritshmit Gim Rada, hynin e dilnin gjithnjë e më pak në izolimin e tij përmes frëngjisë së celularit, prej nga edhe më shkruajti se vdekja i ishte paraqitur në derë për ta marrë.

E kishte kuptuar se dashnorja e fundit nuk kishte ndërmend ta linte pa e marrë, e se argumenti i tij legjendar, “Gimi i shkretë nuk le asnjë femër, po janë femrat ato që e lënë”, kishte rënë dhe ndarja nga kjo botë ishte vetëm çështje kohe.Tanimë shoku im i madh i rinisë më të hershme, Gim Rada dora vetë, është shtrirë përjetë në krevatin e të parës që nuk pranoi ta linte dhe ne nuk e ndihmuam dot të shpëtonte prej saj. “Femra është si jeta që nuk dorëzohet kollaj!”, na tregonte ai qysh asokohe, kur mustaqet tona ende nuk e kishin provuar djersën e parë, “Imagjinojini të dyja si një gropë të madhe dhe të padukshme, që nuk rrafshohet njësh me tokën pa u mbushur plot, prandaj kini durim dhe ishalla jeni me fat deri tek lopata e fundit!”. Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup
Para 1 ore

E bujshme/ Arsenali eliminohet nga “peshkatarët” e Fleetwood Town nga Carabao Cup

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 1 ore

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 1 ore

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 2 orësh

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 11 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 10 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 10 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 11 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.