Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Intervistë/Gjosha për ”Koha Jonë”: Asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në

Intervista E hënë, 25 Janar 2021 10:31
Intervistë/Gjosha për ”Koha Jonë”: Asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, ish-ministrja e Integrimit, njëherësh dhe kryetarja e Lëvizjes së Grave për Integrim, Klajda Gjosha: Kemi nevojë për aksion konkret për të shpëtuar jetët e qytetarëve

Bisedoi: Jonida Halili

Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh dhe kryetarja e Lëvizjes së Grave për Integrim, Klajda Gjosha në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Teksa është pyetur për qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit kritikonte Bashkimin Evropian që nuk e mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë dhe po ashtu për vaksinat, ish-ministrja Gjosha thotë se nga një kryeministër i propagandës nuk mund të presësh punë dhe rezultat. “Ne nuk kemi nevojë as për lypsarë dhe as për Kryeministër që fut vaksinat kontrabandë! Ne kemi nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që kanë një strategji dhe një plan konkret në këto kohë të vështira. Kemi nevojë për aksion konkret për të shpëtuar jetët e qytetarëve dhe për t’iu rikthyer normalitetit”, ka deklaruar Gjosha. Më tej ish-ministrja ka komentuar largimet e personaliteteve të forta nga LSI-ja, dhe thekson se asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në, përkundrazi largimet bazuar mbi interesat personale krijojnë hapësira për përfshirjen e më shumë të rinjve, grave dhe vajzave, intelektualeve dhe të gjithë të gjithë atyre që e shohin LSI-në si një mjet për të bërë mirë. “Asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në, përkundrazi largimet bazuar mbi interesat personale krijojnë hapësira për përfshirjen e  më shumë të rinjve, grave dhe vajzave, intelektualeve dhe të gjithë të gjithë atyre që e shohin LSI-në si një mjet për të bërë mirë”.

Qëndrimet e fundit të kryeministrit Rama si nga Ankaraja dhe jo vetëm, ku kritikonte Bashkimin Europian, pasi sipas tij nuk mbështeti sa duhet Shqipërinë gjatë pandemisë, tashmë edhe me vaksinat, i shihni si sulm pasi kështu është si situatë apo një mënyrë heqje përgjegjësie nga qeveria?

Nga një Kryeministër i propagandës, nuk mund të presësh punë dhe rezultat! Njeriu që i shet qytetarëve shqiptarë rrugën drejt ShBA për të marrë vaksinat dhe kthehet duar bosh, njeriu që ushtron presion mbi BE për të mbuluar të vërtetat dhe dështimet…fatkeqësisht ky është Kryeministri ynë. Ne nuk kemi nevojë as për lypsarë dhe as për Kryeministër që fut vaksinat kontrabandë. Ne kemi nevojë për njerëz të përgjegjshëm, që kanë një strategji dhe një plan konkret në këto kohë të vështira. Kemi nevojë për aksion konkret për të shpëtuar jetët e qytetarëve dhe për t’iu rikthyer normalitetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke qëndruar tek Evropa, për ju kjo retorikë e dëmton rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit në Bashkimin Evropian, pasi siç edhe jeni shprehur se vendet kryesore i kanë mbyllur dyert Shqipërisë? Si do ta cilësonit fazën në të cilën ndodhet vendi ynë në këtë drejtim?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk pres asnjë përparim në këtë fushë për sa kohë qeveria nuk ka pranuar ekzistencën e asnjë prej kushteve të vendosura më parë nga Këshilli. Papërgjegjshmëria qeverisëse është ajo që zvarriti procesin këto katër vite. Konferenca e parë ndërqeveritare do të dojë ende kohë sepse edhe sot kemi kushte të paplotësuara. Procesi i zgjerimit është i bazuar mbi meritë dhe si i tillë do duhet t’i qëndrohet në mënyrë strikte zbatimit të kritereve të Kopenhagenit dhe kushteve shtesë që vetë qeveria ka prodhuar për shkak të indiferencës dhe prodhimit të një sistemi që funksionon vetëm për një grusht njerëzish dhe jo për qytetarët.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 16 orësh
Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Monika Kryemadhi zbulon prapaskenat e lobimit të LSI-së në SHBA

Para 16 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 19 orësh

Vizitat e Ramës në Turqi dhe Greqi nga njerëzit afër tij janë cilësuar dhe si një përpjekje për negocim në zgjidhjen e problemeve turko-greke. A mund të jetë negociator Edi Rama, kur ende nuk kemi zgjidhur problemet tona me Greqinë?

Të jesh negociator duhet të jesh mbi palët, i besueshëm dhe të mos kesh interesa personale. Nuk mendoj se Kryeministri plotëson këto tre kritere të rëndësishme. Një njeri që nuk ka negociuar dot krizat e brendshme, nuk pritet të zgjidh ato jashtë kufijve.

Largimet e personaliteteve të forta nga LSI-ja, jo pak herë kanë shkaktuar lajme dhe vend për diskutime. Nisur edhe nga deklarata e znj.Kryemadhi, se Bashkia Tiranë po tenton të blejë njerëzit e LSI, dhe si më qesharake konsideroi ofertën për Silva Cakën, si e shihni këtë situatë, kur 25 prilli po afron? A do të ndikojnë negativisht largimet tek rezultatit që pret LSI?

Asnjë largim nuk e ndëshkon LSI-në, përkundrazi largimet bazuar mbi interesat personale krijojnë hapësira për përfshirjen e  më shumë të rinjve, grave dhe vajzave, intelektualeve dhe të gjithë të gjithë atyre që e shohin LSI-në si një mjet për të bërë mirë.

Etiketat e lidhura

Jonida HaliliKlajda GjoshaLSI
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 13 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 50 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 51 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.