Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-Presidenti Nishani: Shqiptarët nuk kanë nevojë për asnjë Jugosllavi bis me apo pa Serbinë mbi krye

Politikë E diel, 22 Dhjetor 2019 16:42
Ish-Presidenti Nishani: Shqiptarët nuk kanë nevojë për asnjë Jugosllavi bis me apo pa Serbinë mbi krye
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-Presidenti Bujar Nishani deklaron se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për asnjë Jugosllavi bis me apo pa Serbinë mbi krye.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përmes rrjeteve sociale, teksa i referohet Samitit të Mini-Shengenit që u mbajt në Tiranë, Nishani thekson se misioni i radhës i kryeministrit Edi Rama për të na imponuar gozhdimin jugo-sllav me tutor serbomadhinë, është një aventurë mjerane, tragji-komedi e tij dhe e kampit të cilit i shërben.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Reagimi i Nishanit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sulmet e turpshme, fyese, raciste deri në skizofreni të Kryeministrit rilindës ndaj drejtuesve të shtetit, partive politike, politikës dhe elitës shoqërore në Kosovë, tregojnë degradimin mjeran politik, psikosocial e human të këtij kryeministri.
Në një radiografi politike ky degradim mjeran del qartësisht i shpjegueshëm.
Njeriu që rendi i pari, me ngazëllim pas tezës antishqiptare dhe luftënxitëse, për të gjithë Evropën Juglindore, të ndarjes territorjale të Kosovës mbi baza etnike, e madje duke e propaganduar përmes kasnecëve të tij rusofil se kjo ishte ide euro-amerikane, nuk mund të tërhiqet lehtë nga misioni i marrë.
Në çdo rast që misioni i tij demaskohet dhe del në dritën e diellit, ai shfazohet si qënie.
Misioni i rradhës për të na imponuar gozhdimin jugo-sllav me tutor serbomadhinë, është një aventurë mjerane, tragji-komedi e tij dhe e kampit të cilit i shërben.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për asnjë Jugosllavi bis me apo pa Serbinë mbi krye.
Shqiptarët kanë nevojë dhe do të angazhohen vetëm në hapësirën dhe boshtin euro-atlantik.
Çdo skenar tjetër jashtë kësaj platforme është kurth, degradim dhe asgjesim i shqiptarëve në trojet e tyre.
Bishtat e këtyre rrjeteve anti perëndim ashtu si dhe në rastin e projektit luftënxitës të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, po mundohen ta paraqesin “rrugën e re” jugo-sllave si ide të projektuar nga SHBA dhe BE.
Fakti që këto bishta janë të njëjtët që kanë minuar sistematikisht dhe bllokur rrugën e integrimit euro-atlantik të shqiptarëve me korrupsionin dhe krimin e organizuar e qartëson edhe më shumë synimin e tyre politik, shprehur edhe me shantazhin për “alternativa të tjera” për të fshehur dëmin që na kanë shkaktuar.
Mashtrimi i parë i rëndë i tyre për idenë amerikane dhe evropiane të ndryshimit të kufijve mbi baza etnike u denoncua dhe demontua së fundmi nga vetë përfaqësuesit zyrtarë të SHBA dhe BE.
Po kaq delirant është edhe guximi rilindës për të shantazhuar BE dhe SHBA, se nëse ata nuk mbyllin sytë ndaj inkriminimit, korrupsionit, trafiqeve, shkatërrimit të demokracisë në Shqipëri, nëse nuk anulojnë Rezolutën e Bundestagut apo nuk tërheqin kushtet e vendeve të BE për të futur vendet e rajonit në rrugën normale të demokracisë, atëhere autokratët e korruptuar të vendeve të Ballkanit kanë si alternativë zëvendësimin e integrimit euroatlantik me dyshekun jugo-sllav.
Deri tani nuk ka asnjë zë zyrtar nga BE se rajoni ynë, përfshirë shqiptarët nuk mund të jenë më pjesë e axhendës së zgjerimit në BE.
Nëse do të ketë, ai duhet të deklarohet qartë dhe vetëm atëhere shqiptarëve do t’u duhet të fokusohen vetëm tek aksi transatlantik por kurrë në mjegullën dhe greminën lindore apo extra jugosllave.
Sot për sot ne kemi garancitë zyrtare dhe publike se integrimi evropian është axhendë e pandryshuar dhe prioritare në rajonin tonë.
Fakti që kjo axhendë është minuar nga korrupsioni i rilindsve, nga lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe inkriminimit të shtetit e shoqërisë, duke tentuar tani dhe shantazhimin e perëndimit me teorinë e “fanarit ndriçues mes maleve të Ballkanit”, nuk na shpërqëndron dot e as nuk na dekurajon të jemi të qartë në horizontin tonë euroatlantik.
Natyrisht që Serbia nuk e ka këtë horizont, por një tjetër, atë euroaziatik.
Këtu ndahen qartë sot në shekullin e 21-të vizionet dhe interesat midis shqiptarëve dhe serbëve.
Puthadorët e jugo-sllavisë në Tiranë as nuk do të na imponohen dot e as nuk do të na gënjejnë dot.
Urrejtja e tyre për Kosovën, elitën politike dhe shoqërire të saj është mëse e qartë dhe e kuptueshme tani.
Tradhëtarët nuk kanë kurrë komb, fê e atdhê!
Ata duhen larguar sa më parë nga politikbërja shtetërore dhe e kanë të hapur udhën për në Euroazi.
Ne duhet të rikthejmë sa më parë këtu qindramijëra patriotë, njerëzit punëtorë e të mirë, të larguar me pahir në detin e ftohtë të emigracionit. ??
#tëringremëshqipërinë

Etiketat e lidhura

Bujar Nishaniish-presidenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.