Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Islami: Dhunimi i marrëveshjes së 5 qershorit, paratë e krimi – faktorë të ‘grabitjes’ së mandatit të tretë

Forum E enjte, 13 Maj 2021 13:37
Islami: Dhunimi i marrëveshjes së 5 qershorit, paratë e krimi – faktorë të ‘grabitjes’ së mandatit të tretë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami –
1. Në raportin e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, përmes një artikulimi “standart” shkruhet se “…Ndryshimet kushtetuese e zgjedhore të tetorit 2020 s’u paraprinë nga konsultimet e duhura me aktorët…”. Duke pranuar kështu se “prishja e marrëveshjes së 5 qershorit”, pasi u arrit “konsensusi gjithëpërfshirës” mes të gjithë palëve, me angazhimin/pjesëmarrjen serioz të “partnerëve”, madje në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë, ku ishin prezent edhe ambasadori i BE dhe ndiqnin më vëmëndje ambasadori i BM dhe Gjermanisë, është kryer tërësisht në mënyrë të njëanshme nga Rilindja. Ky së bashku me krimin janë faktorët kryesorë e përcaktues prej nga duhet nisur analiza racionale e asaj që opzita e quan “masakra zgjedhore 2021”.

2. Prishja e marrëveshjes së 5 qershorit 2020 përbën një nga “dhunimet” kryesore të standarteve demokratike që përcaktojnë zgjedhjet e lira e të ndershme. Ky dhunim është i dukshëm se është bërë me një ligj të miratur në mënyrë të njënashme, në sy të gjithëve dhe kundër atyre që kërkonin ndryshim. Dhunim të cilin opozita fillimisht e kundërshtoi fuqimisht por në fund të fundit u detyrua ta “pranonte” sepse dhunuesi ishte gati të prishte edhe marrëdhëniet me SHBA e BE, duke gjykuar se ky ishte mekanizmi kryesor që mund ti garantonte mandatin e tretë; të gjithë “parregullsitë” e tjera do të vendoseshin në funksion të kësaj “parregullsie”-lokomotivë… Edhë në raportin e OSBE/ODHIR ky dhunim “stigmatizohet” si “parregullsi” por realisht është kryemanipulimi. Kurse krimi, pasi ishte goditur për disa vjet me dekriminalizmin, është rikthyer fuqishëm, ndonëse i maskuar, në zgjedhjet e 2021.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

3. Në vijim do të analizoj vetëm ndikimin e “dhunimit” të marrëveshjes së 5 qershorit…Favoret e këtij “dhunimi” per Rilindjen duket se ishin llogaritur në mënyrë diabolike. Nga të dhënat e terrenit e llogaritjet rezulton se “dhunimi i marraveshjes së 5 qershorit” ka pasur ndikim të drejtëpërdrejtë e të fuqishëm në i) pengimin e opozitës për të konkuruar me “1 listë“ të vetme, sepse kjo mund të garantonte arritjen shumicën qeverisëse; ii) uljen e ndjeshme të votave të LSI; iii) reduktimin e konsiderueshëm të mandateve të LSI; iv) ringjalljen e një “sigurece shpëtimi”(salva vita) dhe v) rrjedhimisht “grabitjen” e rreth 7-12 mandateve (vetëm nga prishja e marrëveshjes së 5 qershorit), me synim sigurimin e 74 mandateve qeverisëse, i “vetëm” për herë të tretë, por edhe të garantuar nga “sigureca e shpëtimit”.
4. Ky “dhunim” i marrëveshjes së 5 qershorit s’është i vetmi, por është ndoshta më i rëndësishmi për disa arsye: i) shërben si themel mbi të cilin vepron “blerja e votës” dhe “kërcënimi i zgjedhësve” por edhe faktorët e tjerë; ii) është më i dukshmi e iii) ka ndikimin të konsiderueshëm në “grabitjen” e mandatin të tretë. “Dhunimi” i marrëveshjes së 5 qershorit, duke minuar besimin reciprok të palëve te procesi zgjedhor, ka mjaftuar për të goditur integritetin e zgjedhjeve “të lira e të ndershme”. Përmes llogaritjesh “kokëforta” tregohet se ky “dhunim” ka qënë me ndikim të fuqishëm në tjetërsimin e rezultatit elektoral, duke i mundësuar “dhunuesit” të grabisë mandatin e tretë qeverisës dhe të shfaqet në sytë e të gjithëve, edhe dhunues, edhe grabitës edhe fitues?! Kjo ka krijuar zhgënjim dhe dëshpërim të madh te shumica e shqiptarëve që prisnin dhe ishin të sigurtë, e madje janë të bindur se ndryshimi ka ndodhur pavarësisht se cilësia e zgjedhjeve është dëmtuar rëndë dhe vota e tyre është tjetërsuar.
5. Nëse konkurimi do të zhvillohej me sistemin e miratuar me “marrëveshjen e 5 qershorit”, llogaritjet tregojnë qartas se Rilindja s’do të mund të kishte maxhorancën qeverisëse për herë të tretë. Më konkretisht, ky përfundim mbështetet tek llogaritjet e shifrës së mandateve të “grabituara” vetëm nga “dhunimi” i marrëveshjes së 5 qershorit. Në këtë rast, edhe vetëm me 107 mijë votat që nuk arritën ti grabiten, LSI do të kishte 11-12 mandate. Marrja në konsideratë e të gjithë marifeteve të tjera, qoftë edhe vetëm të atyre të paraqituara në Raportin e OSBE/ODHIR, tregon qartas se “fituesi” i vërtetë i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 janë ato forca që kërkonin ndryshim”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

6. Natyrisht vlera aktuale mandateve, në një përqindje të madhe e grabitur, do të ulej ndjeshëm nëse do të merreshin në konsideratë apo do të kryheshin llogaritje të ngjashme edhe për ndikimin e faktorëve e tjerë, të përmendur në raportin e OSBE/ODHIR, të tilla si blerja e votës, përdorimi i mjeteve administrativë, përdorimi antiligjor i “të dhënave personale”, apo hilet me fletën e votimit që u pasua nga mbi 83 mijë fletë votimi të pavlefshme, e tjerë.
7. Me sistemin e “dhunuar” në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës, duke përdorur aq marifete sa deshi, Rilindja arriti të “grabiste” shumicën qeverisëse, duke i lënë në dorë shqiptarëve përsëri “humbjen”. Prandaj sot “grabitësi-fitues” ngjan me Pirron e Epirit, por që lëpihet e kërcënon për bashkëqeverisje me “të dhunuarin” dhe “të grabiturin”, të cilin turpërisht e “ngushullon” duke i thënë se “unë bëra cfarë desha dhe ti bërë sa munde”….
8. Përfundimi është i qartë: “Dhunimi i njëanshëm” i marrëveshjes së 5 qershorit plus të gjithë marifetet e tjera, vecanërisht “blerja e votës” me paratë e korrupsionit dhe “kërcënimi i votuesve” nga kriminelët, kanë dëmtuar rëndë standartin demokratik e integritetin e “zgjedhjeve të lira e të ndershme” por edhe kanë tjetërsuar rezultatin zgjedhor. Këtë gjë e dinë të gjithë shqiptarët, por edhe pjesa më e madhe e “partnerëve”, pavarësisht tentativave “diabolike” për ta fshehur këtë “grabitje”, që me shumë gjasa do të jetë me pasoja për jetën e të gjithë shqiptarëve të thjeshtë, përvec kupolës së vogël që si ideatore dhe organizatore e kësaj “grabitje” është edhe “përfituesja shqiptare” afatshkurtër, por qe mesa duket do të ketë fatin e Pirros së Epirit. Duhet patur parasysh se kjo shfaqje e shëmtuar, e grabitjes së zgjedhjeve, duket se do ti lërë prap shqiptarët jo vetëm të varfër e të papunë, por mbi të gjitha në dëshpërim të thellë e lëngim, e madje të pashpresë të vazhdojnë të gjejnë ngushëllim te emigrimi!
9. Shënim: Në këtë shkrim janë paraqitur vetëm disa arsye nga këndvështrimi i interesit publik. Nuk është synuar kryerja e një analizë shteruese e cila i përket në rradhë të parë partive politike. Analizë që do të kishte arysetime mbi procesin, zgjedhjet dhe rezultatin zgjedhor. Analiza që do të merrej natyrshëm me të gjithë faktorët apo shkaqet, të brëndshëm e ndërpartiake.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 9 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 19 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 19 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 21 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.