Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:22 Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve Ditën e sotme, para Gjykatës së Tiranës do të dalin 58 prej të arrestuarve gjatë protestave të dhunshme, për t’u njohur me masën e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Islami: Rama është kundër reformës, ja dosjet që e trembin

Intervista E mërkurë, 28 Prill 2021 23:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, deputeti i PD-së, prof.dr. Kastriot Islami

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Para 1 ore
Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16

Përpjekjet e fundit për të zgjedhur ngërçin mes maxhorancës dhe opozitës mbi draftin e Reformës në Drejtësi, kanë përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e ndihmës/sekretares amerikane, Victoria Nuland, kishte pikërisht këtë qëllim, konsensusin mes palëve. Por u pranua nga të dyja palët politike propozimi i ri që ju la në tryezë znj.Nuland? Lidhur me këtë, në një intervistë për “Koha Jonë”, deputeti demokrat, prof. dr. Kastriot Islami është shprehur se: “Znj. Nuland shpalosi qasjen e miratimit të reformës me konsensus, gjë që është në linjë me qëndrimin e palëkundur dhe konsekuent të opozitës”. I pyetur nëse opozita nuk ka tashmë zyrtarisht asnjë kusht për të rezistuar dhe për të mos e miratuar paketën kushtetuese për reformën në drejtësi, z.Islami ka theksuar opozita është serioze, e ka marrë propozimin, po e studion dhe ekspertët e saj janë angazhuar të gjejnë formulimet adekuate.

Swiss Digital

Z.Islami, më lejoni ta nis këtë intervistë lidhur me takimet e rëndësishme të ndihmës/sekretares amerikane,Victoria Nuland. U propozua një variant i ri që zgjidh ngërçin dhe i jep rrugë konsensusit. Propozimet e quajtura hibride, ngjasonin me propozimin e grupit, por u arrit një konsensus? Çfarë iu komunikua grupit?

E përshëndes dhe mbështes qasjen e zonjës Nuland, parimësinë dhe realizmin që qëndrojnë në themel të angazhimit të saj. Zonja Nuland erdhi në Tiranë dhe shpalosi qasjen e miratimit të reformës me konsensus, gjë që është në linjë me qëndrimin e palëkundur dhe konsekuent të opozitës. Ndryshe nga tentativat e Ramës dhe të disa bufonëve pranë tij që flisnin për zgjedhje të parakohshme apo “trafikim” deputetësh, tani palët do të duhet të negociojnë dhe gjejnë kompromisin për të formuluar draftin konkret mbi bazën e propozimit për të garantuar besueshmëri reciproke. Është e rëndësishme që propozimi synon të sigurojë bashkëpjesëmarrjen e maxhorancës dhe të opozitës në vendimmarrjet e rëndësishme të “vetting”-ut dhe “emërimeve” në gjyqësor dhe prokurori, duke ruajtur pavarësinë politike të institucioneve të reja dhe garantuar njëkohësisht legjitimitetin e besueshmërinë e tyre.

Me këtë propozim, opozitës i plotësohet kushti për krijimin e një Komisioni Ad-Hoc, kjo do të thotë që reforma do të votohet, demokratët do japin votat pro draftit?

Ekspertët më të mirë të PD-së, në fushën e draftimit të ligjeve, nën drejtimin e kryetarit Basha po punojnë intensivisht që draftin me bashkësinë e parimeve të propozuara nga zonja Nuland ta përkthejnë në amendamente kushtetuese konkrete. Formulimet do të duhet të jenë të qarta si për sa i përket rolit,  kontributit të bashkëpunimit të vëzhguesve ndërkombëtarë me institucionet shqiptare, ashtu edhe mënyrës së pre seleksionimit e të vendimmarrjes së trupave kuvendore.

Ndërkombëtarët janë shprehur se deputetëve mandatin ua ka dhënë populli, ndaj dhe duhet të miratojnë reformën?

Do t’i përgjigjem asimetrikisht kësaj pyetjeje. Mbështes fuqimisht qasjen e zonjës Nuland, e cila ka kërkuar që kjo reformë të miratohet me konsensus. Opozita është shprehur qoftë në grup, qoftë deputetët e saj individualisht, se janë në favor të një reforme në drejtësi bazuar në 3 parime të rëndësishme: 1) jo kapjes politike, 2) jo koorporatizëm; dhe 3) jo zgjidhje sui generis; të cilat mund të arrihen vetëm përmes një qasje konsensuale. Për më tepër në Kushtetutën e Shqipërisë mishërohet një nga parimet e rëndësishme dhe themelore demokratike, ai i mandatit të “përfaqësimit të lirë” që është në konflikt me parimin e “mandatit imperativ (detyrues)” të aplikuar në kushtetutat e vendeve jo demokratike, komuniste, autoritare, e tjerë. Bazuar në parimin e “përfaqshmit të lirë” deputeti është tërësisht i lirë t’i bindet ndërgjegjes së tij dhe s’ka asnjë detyrim, nga askush për vendimmarrjet e tij, as nga votuesit ndonëse ai i dëgjon e këshillohet me ta, si dhe me ekspertë, apo këshilltarë të ndryshëm. Por në fund të fundit, bazuar në parimin e “përfaqësimit të lirë” ai vepron sipas ndërgjegjes së tij. E thënë e gjithë kjo, deputeti duke qenë anëtar i një grupimi politik, respekton rregulloren e grupit, ku ka kërkuar dhe është pranuar të bëjë pjesë derisa vlerëson se liria e mendimeve të tij garantohet dhe vendimmarrjet e grupit s’dalin jashtë caqeve të bindjeve dhe ndërgjegjes së tij. Kështu ndodh në SHBA, në Gjermani, Francë e vende të tjera.

Nuland deklaroi se roli i ndërkombëtarëve në Veting-un, duhet të jenë aktiv dhe të jenë të përfshirë. Ndihma e ndërkombëtarëve do të jetë teknike dhe ata shihen në pozicionin e një ure lidhëse mes partive, që siç po shihet e ka të vështirë të gjej konsensus?Pse opozita është kundër?

Unë s’kam dëgjuar apo parë asnjë lloj shenje “kundër” nga deklarimet e zotit Basha apo të dikujt tjetër nga opozita. Madje në dijeninë time, Basha ka qenë në koherencë të plotë me zonjën Nuland dhe reciprokisht zonja Nuland ka mbështetur plotësisht qasjen e zotit Basha. Por opozita është serioze, e ka marrë propozimin, po e studion dhe ekspertët e saj janë angazhuar të gjejnë formulimet adekuate.

Nëse dështon votimi, Kryeministri Rama ka propozuar planin “C”, që vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Si e shihni këtë refren të përdorur nga deputetë të PS-së?

S’po konsumoj kohë me këtë opsion përderisa zonja Nuland ka shpalosur qasjen konsensuale dhe për të mos prishur klimën e bashkëpunimit nuk e etiketoj këtë plan ashtu siç e meriton. Ripërsëris se mbështes fuqimisht qasjen konsensuale dhe jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihej në një zgjidhje legjitime.

Kush po e pengon reformën në drejtësi?  

Reformën e kanë penguar qeveritarët e korruptuar që siç u shpreh vetë një zyrtar i lartë i PSSH që merret me reformën duan të vazhdojnë të qeverisin duke kontrolluar drejtësinë sepse vetëm kështu mund të vazhdojnë të vjedhin e zhvatin asetet publike e të bëjnë një jetë luksoze pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë. Reformën e ka penguar Rama, që nga frika për shkak të dosjes së pasurisë “200 milionë euro të fshehura në një llogari off shore” kërkon të kapë drejtësinë  për t’i shpëtuar ndëshkimit. Reformën së fundmi po e pengon Rama nga tmerri që i ka krijuar dosja e fundit e hapur nga FBI-ja për shkak të dhunimit të ligjit federal amerikan për sponsorizimin e fushatës presidenciale të vitit 2012 në SHBA; dhe të gjithë zvarritjen Rama i bën duke kërkuar garanci për mosndëshkim. Rama ka lëvizur për të gjitha këto arsye mes dy opsioneve ose hedhje në erë e reformës ose kapje e drejtësisë prej tij, sepse vetëm kështu mund t’i shpëtonte ndëshkimit të dosjeve të korrupsionit ai dhe qeveritarët e tij klientelistë. Duke pasur parasysh interesin e lartë dhe angazhim maksimal të SHBA-ve dhe BE-së, Rama është përpjekur që jashtë vendit me lobistët e tij të garantojë mos ndëshkueshmërinë e tij dhe brenda vendit t’ia përcjellë fajin opozitës dhe LSI-së për vonimin e reformës; të gjitha këto do t’i cilësoja përpjekje mjerane e të dështuara.

PS-ja sapo festoi 25- vjetorin e saj. Si e shihni sot këtë forcë politike, a është përmirësuar me kalimin e viteve apo reflektimet nga reagimet e deputetëve që mes hezitimeve dalin kundër Ramës, tregojnë gjendjen e partisë?

Ju ftoj të lexoni shkrimin tim që kam botuar në faqen time në fb dhe në një portal dhe madje ju jap të drejtën ta botoni në gazetën tuaj, ku në mënyrë të përmbledhur paraqes se “në 25-vjetorin e PSSH-së, do të festojnë një amalgamë e socialistëve të abandonuar, të mërzitur, të shpërfillur së bashku me qeveritarët e korruptuar, individët me rekorde kriminale, perversët mediokër që ndodhen në krye dhe në postet kyçe të një qeverisje oligarkike e klienteliste që po shpërbëhet çdo ditë duke rrënuar vendin dhe shkatërruar të ardhmen e qytetarëve.

Po në lidhje me takimet e ambasadorit Lu me deputetë të PD-së, takime të cilësua individuale. Mendoni se janë për një reflektimit dhe siguri që do ketë vota pro draftit me datë 21 korrik, në atë rast nëse votohet pa dakordësinë e opozitës?

Ripërsëris, mbështes qasjen e zonjës Nuland sepse kam bindjen e palëkundur që vetëm konsensusi do të garantonte legjitimitet dhe besueshmëri. Eksperienca si bashkëkryetar në Komisionet Ad Hoc të reformës zgjedhore më ka dhënë dy mësime të vyera: i) konsensusi është i vështirë, por i domosdoshëm e i mundshëm, sepse rrit legjitimitetin e produktit; dhe ii) jetëgjatësia e rezultateve të një reforme varet pazgjidhshmërisht nga niveli i besimit dhe legjitimiteti i saj, të cilat janë të lidhura ngushtësisht bashkëpjesëmarrjen dhe konsensusin e palëve në proces.

Me zhvillimet e fundit brenda vetë partive politike, mendoni që ka ardhur koha që të ketë një formatimit dhe reformim të partive?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje e kanë në dorë qytetarët ose më saktë zgjedhësit. Sidomos në demokraci.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 2 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 7 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 7 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë
SPORTI Para 17 minutash

PSG në “ankth” për Kvaratskhelia-n, i druhen një dëmtimi të rëndë

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 30 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.