Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kastriot Islami: Ja vlerësimi i “Forbes” për menaxhimin e COVID nga Rama…!

Forum E mërkurë, 2 Dhjetor 2020 13:46
Kastriot Islami: Ja vlerësimi i “Forbes” për menaxhimin e COVID nga Rama…!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami –

Kjo që po ju riparaqitet s’është e re dhe as e panjohur më parë. Studimi i Forbes në 200 vënde të botës për të vlerësuar menaxhimin e pandemisë COVID është publikuar në 9/06/2020. Përfundimet e këtij studimi i janë bërë me dije publikut shqiptar… Por shumë prej tyre mund të jenë harruar… Rama përmes një interviste të dhënë FORBES po luan diabolikisht me “harresën”… Prandaj më poshtë në formë kujtese për publikun po jepen disa nga përfundimet kryesore të këtij studimi për Shqipërinë, ose më saktë “vlerësimin e FORBES për menaxhimin e pandemisë nga Rama..”

***
FORBES-Deep Knowledge Group ka kryer një STUDIM në 200 vënde të botës (https://www.dkv.global/covid-safety-assessment-200-regions) për të vlerësuar cilësinë e menaxhimit të pandemisë duke kryer me këtë rast edhe klasfikimin e vëndeve sipas pikëve të grumbulluar nga cdo shtet…FORBES e klasifikon Shqipërinë në vendin e tretë nga fundi në Europë nga 43 vënde europiane, duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Ishujt Man. Pra nga ky studim rezulton se SHQIPËRIA për “merita” e mburrje të Edi Ramës rezulton një HISTORI DËSHTIMI përsa i përket menaxhimit të COVID-19. Thënë më shkoqur, ky studim zbulon në sytë e shqiptarëve të “vërtetën” mbi dështimin e Edi Ramës në menaxhimin e krizës sanitare të krijuar nga COVID-19. Ose më saktë ky studim hedh në koshin e plehrave të gjithë mburrjet që ka shitur Edi Rama në Shqipëri dhe në Europë, duke deklaruar se “jam më i miri dhe më i suksesshmi në Europë” për menaxhimin e pandemisë, madje duke shkuar edhe shumë larg me megallomaninë e tij “se jam më i suksseshëm se Gjermania, Franca, Italia, Spanja, e tjerë të cilat ndonëse me shifër shumë të të lartë viktimash nga COVID-19 kanë qënë sipas studimit të Forbes shumë më të suksesshme në menaxhimin e pandemisë sesa Shqipëria..”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

FORBES/6 kriteret për studimin e menaxhimit të pandemisë

Studimi i FORBES për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, është bazuar në 6 kriteret e mëposhtme: i) efikasiteti i karantinimit; ii) efikasiteti i veprimeve të qeverisë; iii) zbulimi i rasteve dhe ndjekja e kontakteve; iv) gadishmëria e sistemit shëndetsor; v) parapërgatitjet për emergjencën, dhe; vi) aftësia për tju përgjigjur krizës sanitare. Të gjitha këto kritere vlerësohen me nga 100 pikë dhe shumatorja e tyre përcakton vlerën finale të “sigurisë nga pandemia” përmes së cilës bëhet klasifikimi final i 200 vëndeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqipëria në vendin e tretë nga fundi në Europë përsa përket “sigurisë nga pandemia”

Shqipëria përsa i përket “sigurisë nga pendemia” ka mundur të grumbullojë në total 476 pikë dhe është në vendin e 41-të në Europë, në vendin e tretë nga fundi nga 43 vënde europiane. Vendi që e ka menaxhuar më mirë këtë pandemi është Zvicra, e cila me 752 pikë për “sigurinë” gjëndet në vendin e parë. Para Shqipërisë në këtë klasfikim janë të gjithë vëndet e Ballkanit, Rumania në vendin e 30 me 531 pikë, Serbia në vendin e 29 me 532 pikë, Mali i Zi në vendin e 22 me 548 pikë, Kroacia në vendin e 18 me 556 pikë, Greqia në vendin e 16 me 560 pikë dhe Sllovenia në vendin e 15 me 564 pikë. Shqipëria ka mundur të kalojë vetëm Maqedoninë e Veriut që është në vendin e fundit me 431 pikë (shiko edhe ikonogafikun).

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 9 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 19 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31

Shqipëria e fundit në Europë përsa i përket “efikasitetit të veprimeve të qeverisë”

Meqë Rama është mburrur se ka qënë më “i miri dhe më i sukseshmi” në Europë për meanxhimin e COVID-19 dhe pasi prej tre muajsh me fakte dhe prova ekspertët e pavarur vëndas kanë provuar se marifetet, mashtrimet e manipulimet e Ramës me statistikat dhe menaxhimin e pandemisë kanë mundësuar perfundimin logjik se “Shqipëria është Histori Dështimi” për menaxhimin e kësaj pandemie. Më qartë këtë përfundim e nxjerr studimi nga FORBES. Cfarë thotë ky studim për veprimet e qeverisë së drejtuar nga Rama për menaxhimin e pandemisë? Përfundmi nga studimi i FORBES është i qartë: Shqipëria është në vendin e fundit në Europë përsa i përket “efikasitetit të veprimeve të qeverisë”. Më konkretisht nga 100 vende në botë, Shqipëria është në vendin e 95 me 102 pikë, ndërkohë që të gjithë vëndet e Ballkanit gjënden para Shqipërisë: BiH në vendin e 91 me 104 pikë, Mali i Zi në vendin e 74 me 112 pikë, Serbia në vendin e 67 me 114 pikë, Bullgaria në vendin e 59 me 117 pikë, Rumania në vendin e 43 me 131 pikë, Greqia në vendin e 33 me 139 pikë, Kroacia në vendin e 29 me 142 pikë dhe Sllovenia në vendin e 22 me 148 pikë, ndërkohë që Gjermania është në vendin e parë me 194 pikë.

Shqipëria është në vend të fundit edhe përsa i përket “zbulimit të rasteve dhe monitorimit”

Situata është më e rëndë po ti referohemi parametrit të “zbulimit të rasteve dhe monitorimit të kontakteve”…. Shqipëria është renditur në vendin e 98 me 80 pikë nga 100 vende përsa i përket “zbulimit të rasteve dhe monitorimit të tyre” duke provuar shurdhërinë e qeverisë dhe arrogancën e drejtuesit të saj ndaj kërkesave të vazhdueshme të ekspertëve të pavarur dhe medias për të rritur numrin e testeve dhe të gjurmimit të rasteve të kontaktit. (shiko ikonografikun).

Etiketat e lidhura

kastriot Islami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 15 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 16 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 16 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.