Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kejdi Mehmetaj thirrje qytetarëve: Po nuk REAGUAT në kohë, do të duhen dekada të dilni nga shtypja e skamja

Politikë E hënë, 18 Maj 2020 13:39
Kejdi Mehmetaj thirrje qytetarëve: Po nuk REAGUAT në kohë, do të duhen dekada të dilni nga shtypja e skamja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj në një postim në rrjetin social Facebook rrëfen përjetimet e saj për shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme, jo si politikane, por si qytetare e këtij vendi.

“Kur shikoja Teatrin teksa shembej lotët më dolën pa vetëdije, jam ende e tronditur dhe në shpirt e lënduar. Për mua TK nuk ishte sfidë politike! I jam bashkuar rezistencë për ta mbrojtur teatrin qysh në ditët e para kur Edi Rama foli për shembjen e tij, kur Ndrenika, Asqeriu, Derhemi, Trebicka, Licaj, Budina e të tjerë mblidheshin në sallën e vogël të TK apo në Akademinë e Arteve e u bënin thirrje plot pathos qytetarëve për tu bashkuar me ta”, shkruan Mehmetaj.

Më tej ish-deputetja fton qytetarët të reagojnë pasi sipas saj nëse nuk ka reagim do të duhen dekada të dilet nga shtypja e skamja.

Postimi i plotë i nënkryetares Kejdi Mehmetaj: 

Kur shikoja Teatrin teksa shembej lotët më dolën pa vetëdije, jam ende e tronditur dhe në shpirt e lënduar. Për mua TK nuk ishte sfidë politike! I jam bashkuar rezistencë për ta mbrojtur teatrin qysh në ditët e para kur Edi Rama foli për shembjen e tij, kur Ndrenika, Asqeriu, Derhemi, Trebicka, Licaj, Budina e të tjerë mblidheshin në sallën e vogël të TK apo në Akademinë e Arteve e u bënin thirrje plot pathos qytetarëve për tu bashkuar me ta. Jam marrë gjatë me ligjin special që erdhi në parlament, e kam kundërshtuar me forcën e argumenteve miratimin e tij. Më është dridhur mishi kur Ndrenika “i madh” gati qante teksa i drejtohej socialistëve në Komisionin e Kulturës. Kam qenë me qindra herë në sheshin e TK, në takime me intelektualë e aktivistë, me qytetarë që për më shumë se dy vite e gjysmë nuk e lanë atë godinë vetëm për asnjë çast. Nuk isha në Teatër me urdhër partie, as për të marrë vëmendje, madje nuk isha aty as për aktorët, por sepse për mua e shkuara i jep vlerë të ardhmes. Sepse për mua Shqipëria nuk ka vit 0 sa herë ndërrojnë pushtetet. Sepse unë jam rritur duke vlerësuar trashëgiminë e duke mësuar prej saj. Sepse trishtohem sa herë vizitoj vende të ndryshme e nuk gjej në to asnjë gjurmë të historisë sonë. Sepse unë dua që fëmijët e mi nesër të jenë krenarë për Shqipërinë e tyre, e cila ka vuajtur shumë ndër vite, por i ka rezistuar shtypjes e shkatërrimit. Sepse për mua demokracinë nga diktatura e ndan një fije e hollë e cila nëse këputet do shumë kohë të lidhet prap. Unë e urrej arrogancën, e urrej shtypjen, urrej nënshtrimin, urrej servilizmin dhe neveris këdo që bën kompromis me parimet e tij për hir të pozitës vetjake. Teksa shembej teatri dje nuk qaja për godinën, sepse atë do e ngrem shumë shpejt ashtu siç ishte, lotët më dilnin për vendin tim që nuk po gjen forcë e kurajo të kundërshtojë disa të çmendur autokrat që po na shtypin çdo ditë e nga pak. Kushdo që bashkëpunoi dje me Edi Ramën për shembjen e Teatrit është po aq fajtor e do të mbaj përgjegjësi po aq sa ai. Që nga ata që i shkruan e i miratuan urdhërat, tek policat që dhunuan qytetarët e deri tek fadromistët e punëtorët e thjeshtë të bashkisë. Me secilin prej tyre do të merremi personalisht e secili do të përballet me ligjin dhe me drejtësinë popullore. Në këtë reagim nuk dua të merrem me asnjë fakt, të gjithë janë njohur me procedurën e paligjshme, me korrupsionin galopant, me mbrojtjen që i bëri asaj godine e gjithë Europa, me fondet që vendosën në dispozicion partnerët tanë për ta rikonstruktuar pa prekur një qindarkë nga taksat e shqiptarëve, por do të bëj pak vlerësime personale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, i përulem dinjitetit që treguan artistët e qytetarët të cilët u larguan nga TK me armë në kokë e nën dhunën barbare që u ushtrua ndaj tyre.

Së dyti, turp për ata që në dukje kundërshtojnë qeverinë autoritariste, por dje bënin pis me deklaratat e tyre absurde kundër opozitës politike, një kauz që opozita e mbështeti parimisht, pa e përdorur por duke e besuar. Ju i shërbyet Edi Ramës më shumë se një pjesë e socialistëve që heshtën dhimbshëm.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së treti, turp për ata që gëzuan se u prish Teatri dhe menduan se Edi Rama do u japë ndonjë medalje meqënëse publikisht vendosën gishtin në një plagë që dhemb shumë. Biologët duhet të shpikin një kategori të re për ju, pasi nuk përkufizoheni më si “njerëz”.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

10 Nëntor 2026, 18:31
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Së katërti, qytetarë REAGONI!

Nëse mendoni se i shërbeni politikës kur protestoni, gaboheni, politika gjithmonë e gjen rrugën e saj, ndërsa ato që ju rrëmbehen ju çdo ditë nuk do të rikthehen më kurrë. Po nuk REAGUAT në kohë, do të duhen dekada të dilni nga shtypja e skamja.

Etiketat e lidhura

Kejdi Mehmetaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 6 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 7 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.