
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi thotë se Lulzim Basha ka mashtruar deputetët në emër të ambasadës Amerikane në Tiranë. Po ashtu ai thekson se Basha u ka bërë presion deputetëve, duke i gënjyer dhe duke u dhënë sondazhe false, ndërsa shton se pre e këtij mashtrimi ka rënë edhe vetë.
”Rruga e bashkimit nis duke larguar humbësin serial, i cili njëlloj si Edi Rama që thotë nuk kam rritur çmimet, thotë që nuk kam humbur asnjë betejë elektorale, ndërkohë që ka humbur 6 palë zgjedhje.
Duke hedhur në koshin e mbeturinave të historisë një model të shitjes së opozitës, të mashtrimit të deputetëve në emër të Ambasadës Amerikane.
Të presionit të deputetëve duke i gënjyer, duke u dhënë të dhëna false, sondazhe false, jo vetëm atyre por edhe komunitetit ndërkombëtar. Kjo ka ndodhur gjatë gjithë kohës, jam gënjyer sistematikisht deri sa vendosa që të mos jem pjesë e asaj farse”,-tha në ”Ora News”
