Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këlliçi: Për Ramën gruaja është objekt propagande, çdo 38 minuta një i ri ikën nga vendi

Politikë E diel, 1 Mars 2020 14:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, përmes një shkrimi të gjatë të pulbikuar në facebook, akuzon kryeministrin Edi Rama se po mundohet që në këtë vend të zëvendësojë dijen me arrogancën. Ai përdori batutën e Ramës me një vajzë anëtare të FRESSH, nëna e së cilës ishte anëtare e PD, për ta akuzuar këtë të fundit se e trajton gruan si një objekt për të cilën kujtohet kur i duhet për fasadë. Nga ana tjetër, Këlliçi zbulon se çdo 38 minuta sot një i ri largohet nga vendi i cili sipas tij është kthyer në Kolumbinë e Europës. “Sot nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është Kolumbia e Europës dhe fatkeqësisht ky është modeli që Edi Rama iu prezanton si sukses të rinjve socialistë. Servilizmi që ka kapur sot çdo forum të Partisë Socialiste, e fatkeqësisht dhe të rinjtë e kësaj force, është një tregues se ku po shkon partia në pushtet, drejt autoritarizmit total! Mungesa e llogaridhënies dhe e ideve, po tregon hapur për publikun shqiptar rrënjët e thella të kësaj partie: diktaturën komuniste që shkatërroi Shqipërinë për 50 vite”.

Shkrimi i plotë nga Belind Këlliçi

Miqtë e mi, doja ta nisja këtë ditë duke ju uruar një muaj të mbarë, por nuk mund ta anashkaloj dot fasadën që ka kapur kongresin e socialistëve prej ditës së parë dhe që kulmoi sot, në ditën e tretë. Kongresi i tyre sot kishte në sfond të rinjtë, nxënësit dhe studentët. Por si çdo gjë e kësaj qeverie, e gjitha kjo është vetëm një shfaqje, një lumë pa fund fjalësh, me podiume propagandistike pleniumesh, në shërbim te imazhit të rrënuar tashmë të PS, dhe të shefit të rilindjes, Edi Rama, i cili po mundohet përdhunshëm që në këtë vend të zëvendësojë dijen me injorancën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E patë sot se si e nisi me zhargonin e tij përçmues dhe ofendues “të fala mamit”, sepse për Edi Ramën përtej propagandës, gruaja është thjesht një objekt që kujtohet kur i duhet për fasadën e propagandës së radhës. Edi Rama nuk e fshehu dot as sot se e urren dijen! Prandaj urren studentët, urren të mirëarsimuarit dhe në krah mban gjithfarë krimineli, trafikanti, e injoranti. Është fakt se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është i vetmi vend në botën demokratike, ku krimineli është deputet, ku trafikanti bëhet ministër, e ku injoranti drejton arsimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ishte pamje e trishtë të shihje fytyrat e të rinjve, që me detyrim i kishe vendosur si Kim Jongu, të të dëgjonin për të kuptuar se koha jote ka mbaruar! Asnjë skuqje për mungesë bilanci, për mungesë projektesh, për mungesën totale të ideve, por sërish sot vazhdove të hysh dhunshëm në ambjentet tona përmes regjisë live dhe ekraneve në shërbim, sikur ke mbërritur vetëm sot paradite në Shqipëri, dhe jo sikur sundon prej më shumë se 7 vitesh, dhe kush, ti bashkë me ata që janë bash përgjegjësit e vetëm të çdo gjeje që ka shkuar keq e po përkeqësohet përditë e më shumë.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Është e dhimbshme që sot, kur të rinjtë shqiptarë janë duke marrë rrugën e emigrimit, për fat të keq, pa ndjerë asnjë fije turp dhe përgjegjësie, të rinjtë socialistë iu bashkuan propagandës autoritare të Edi Ramës. Sot, kur Shqipëria është vendi i dytë më i keq në botë për punësimin e të rinjve, të rinjtë socialistë, në vend se të reflektojnë, duartrokasin dokrrat e Edi Ramës. Kur shpopullimi është në skaj dhe bashkëmoshatarët e tyre pa shpresë, ata të forumit socialist gajasen me batutat e dalë boje të kryeministrit.

Si ka mundësi që harrove të përmendësh sot, se çdo 38 minuta largohet një i ri nga Shqipëria, për të emigruar në vende me standarde më të mira jetese?! Brenda tre vitesh janë larguar më shumë se 30% e të diplomuarve në infermieri, sepse një infermieri në Shqipëri nuk i del rroga për të përballuar shpenzimet. Në këto vite të qeverisjes tënde, ka ndodhur eksodi më i madh i mjekëve në historinë tonë. Shqipëria ka numrin më të lartë të vajzave që duan të studiojnë për shkenca, por financimi i shtetit për kërkimin shkencor është më i ulëti në rajon, e jo më në Europë. 95% e shqiptarëve që studiojnë jashtë nuk kthehen më, ndërkohë, qeveria nuk i mbështet ata që kanë ide dhe projekte inovatore. Si ka mundësi që harrove tu tregosh të rinjve sot se jemi ndër të parët në planet, plot 79% sipas anketimeve, përsa i përket dëshirës për tu larguar një herë e mirë nga vendi. Të gjitha këto falë politikave të tua Edi Rama.

Sot nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është Kolumbia e Europës dhe fatkeqësisht ky është modeli që Edi Rama iu prezanton si sukses të rinjve socialistë. Servilizmi që ka kapur sot çdo forum të Partisë Socialiste, e fatkeqësisht dhe të rinjtë e kësaj force, është një tregues se ku po shkon partia në pushtet, drejt autoritarizmit total! Mungesa e llogaridhënies dhe e ideve, po tregon hapur për publikun shqiptar rrënjët e thella të kësaj partie: diktaturën komuniste që shkatërroi Shqipërinë për 50 vite.

Edi Rama duhej të përballej sot me faktet tronditëse e të ofronte zgjidhje, por me këtë realitet përballen vetëm studentët e të rinjtë shqiptarë. Ai duhet të japë sot llogari për premtimet e pa mbajtura. Sot, studentët në Shqipëri nuk e përballojnë dot jetesën e shtrenjtë, kushtet e tmerrshme në konvikte, papunësinë në nivele ekstreme dhe dhunën verbale.

Kjo nuk është Shqipëria që kërkonin studentët e 90. Kjo nuk është Shqipëria si Europa. Kjo nuk është aspak Shqipëria ime dhe e mijëra të rinjve që patëm fatin e madh në jetë të studiojmë jashtë dhe u kthyem plot ëndrra e ideale në atdhe. U kthyem për familjet tona, për vendin tonë, për një Shqipëri normale, ku meritokracia e dija prevalon mbi gjithçka. Ndërkohë sot, me qindra e mijëra studentë të diplomuar jashtë, kanë vendosur të largohen sërish nga Shqipëria, pasi e kanë të pamundur të përballojnë frustrimin, stresin, nëpërkëmbjen, nepotizmin dhe mungesën totale të sistemit të karrierës e meritokracisë.

Shfaqja e sotme është vetëm një fasadë e instaluar nga një person që nuk dëgjon dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, që gënjen dhe nuk do që të përballet me realitetin e të rinjve, që ka frikë nga kushdo që mendon ndryshe dhe që po punon çdo ditë për shpopullimin e Shqipërisë.

E sa për modelin që përmende, rri pa merak Edi sepse të rinjtë e kanë bërë zgjedhjen e tyre!

Ata e kanë modelin e tyre dhe jam i bindur se kanë zgjedhur Lulzim Bashën, i cili u mundësoi të lëvizin të lirë, ndërsa ti po i mban larg Europës, i cili anëtarësoi Shqipërinë në NATO, kur ti protestoje kundër, i cili punoi e loboi për pavarësinë dhe njohjen e Kosovës, ndërsa ti punove e lobon për ndarjen e saj, i cili punoi për ndërtimin e rrugës së Kombit, ndërsa ti u vure taksë shqiptarëve të veriut e të Kosovës, ashtu siç kur ishe kryetar Bashkie, doje t’u vije taksë kur hynin në Tiranë.

Edi Rama, modeli yt mishëron vetëm krimin, korrupsionin dhe injorancën. Rinia e më së shumti Shqipëria, ka nevojë të çlirohet përgjithmonë nga ty! Më vjen keq që po e nis pranverën në këtë mënyrë, por këto janë faktet! Të rinjtë e Shqipërisë nuk e meritojnë këtë qeverisje! Ata aspirojnë për një të ardhme të ndritshme, dinjitoze dhe europiane. Të rinjtë e duan Shqipërinë si Europa, ndaj sot dua të falenderoj nga zemra ata mijëra të rinj që ende shpresojnë, punojnë dhe ëndërrojnë për këtë ditë. Bashkë do ja dalim.

Etiketat e lidhura

Belind Këlliçiedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 9 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.