Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 12:51 Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisioneri Hahn: “Peshqit e mëdhenj”, shumë shpejt para drejtësisë

Intervista E premte, 30 Prill 2021 23:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në takimin e Brukselit Shqipëria do të përfaqësohet në një nivel më të lartë, me prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati

Në një intervistë ekskluzive për ABC News, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit Johannes Hahn tregon për takimin e Këshillit të MSA-së BE-Shqipëri, që zhvillohet sot në Bruksel, ku këtë radhë Shqipëria do të përfaqësohet në një nivel më të lartë, me prezencën e kryeministrit Edi Rama: Johannes Hahan tregon më gjerë këndvështrimin e tij për reformën e drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Nesër(sot) zhvillohet Këshilli i asocim -stabilizimit BE-Shqipëri, ku do të jetë prezent edhe kryeministri shqiptar. Çfarë prisni nga ky takim?

Partite politike në Shqiperi kanë hedhur një hap të madh, duke aprovuar unanimisht reformën e drejtësië, e cila është një reformë e paprecedentë edhe për vendet e tjera në rajon.

Të gjithë shqiptarët mund të krenohen me aprovimin e kësaj reformë, pasi janë ata që e kanë kërkuar. Kjo është  pa diskutim një temë të cilën ne duhet t’a diskutojmë në mënyrë pozitive, por tani hapi i rradhës është zbatimi i reformës.

Kjo është sfidë e vërtetë. Duhet të diskutojmë  kur do bëhet,sa shpejt do bëhet dhe kur mund të presim rezultatet e para. Kjo është dhe arsyeja që justifikon që diskutimet për këtë reformë të bëhen me kryeministrin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas 18 muaj punë teknike bazuar mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias, ekspertizës së BE-së dhe SHBA-së, si dhe negociatave të gjata midis 3 liderëve të partive kryesore në Shqipëri, reforma e gjyqësorit u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në 22 korrik.

Ju keni qenë në kontakt me partitë politike deri në orët e fundit para miratimit. Sa e vështirë ishte për të arritur në konsensus dhe cfarë bëri diferencën?

Ka negociata që zgjasin deri në minutat e fundit. Të duhet të ndalësh kohën. Më në fund ia dolëm dhe mundëm të bindnim të gjithë që është në interesin e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse nuk gabohem, më shumë se 90% e shqiptarëve prisnin aprovimin e kësaj reforme, pasi ajo është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Reforma e gjyqësorit nuk është detyrim i perspektivës europiane, është detyrim për qytetarët shqiptarë. Qytetaët shqiptarë e kanë pritur këtë reformë dhe e meritojnë atë. Ndaj, jam i lumtur që mund të konstribuonim sado pak.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Kontributi për konsensusin në reformën gjyqësore ju njihet kryesisht juve. Po të kërkosh në shtypin shqiptar ende gjen: Një letër nga komisioneri Hahn solli konsensusin midis koalicionit qeverisës dhe opozitës për reformën e gjyqësorit.

Atë që bëtë ju me një letër, ambasadori i BE-së  dhe SHBA-ve në Tiranë nuk arritën t’a bënin në disa muaj. Si ia dolët për të gjetur kompromisin më të mirë? Cila është diferenca. Ju dini t’ju flisni bashkëbiseduesve tuaj?

Nëse je për një kohë të gjatë në politkë dhe i njeh mirë strukturat demokratike ku të duhet të negociosh vazhdimisht, e di se si t’u drejtohesh interlokutorëve të tu, aq më tepër kur bëhet fjalë për të arritur një interes të përbashkët.

Mora vendimin që të shkruaja një letër.E mora vetëm. Ishte një vendim personal, por funksionoi.

Ju nënvizuat zbatimin e reformës në drejtësi. Qytetarët shqiptarë presin të shohin rezutate konkrete. Cilat janë rrjedhojat e shpejta të kësaj reforme? Mendoni vërtet se mund të ketë arrestime të “peshqve të mëdhenj”?

Këtu duhet t’ju kërkoj të tregoni durim. Sigurisht që ka shumë pritshmëri dhe qytetarët duan të shohin diferencën që do sjellë kjo reformë. Por kjo diferencë nuk do të vijë brenda dy javësh apo brenda dy muajsh.

Ajo mund të shihet pas disa muajsh apo ndoshta pas disa vitesh. Por rrjedhoja e parë që mund të ketë nëse kjo reformë zbatohet siç duhet është thithja e investimeve të huaja. Investimet e huaja kanë nevojë të bazohen në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Kjo do të favorizojë bizneset, do të krijojë punë të reja, do të rrisë mirëqënien. Sigurisht që qytetarët presin rezultate të menjëhershme, por për këto ndryshime duhet treguar pak durim. Ndoshta pas 2-3 vjetësh qytetarët do të ndjejnë frytet e reformës që u arrit në 2016.

Për reformën në drejtësi, ju theksuar dy herë, nëse reforma zbatohet. Çfarë do thotë kjo? Do thotë që Komisioni Europian do të presë për zbatimin e reformës para se të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit?

Ne kemi 5 prioritete kyçe qe duhet të plotësohen. Reforma në drejtësi është një prej tyre. Hapi që vjen  është ngritja e komisioneve të vettingut dhe pastaj vijojnë hapat e tjerë.

Unë kam komunikuar dje me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës dhe kjo organizatë po ndihmon për këtë proçedurë. Komisioni Europian është i gatzshëm që të mbështesim financiarisht për këtë, por Këshlli i Europës jep ekspertizën e tij në këtë drejtim.

Ka një shqetësim në rritje për numrin e madh të plantacioneve të Kanabis në Shqipëri. Po jua shtroj pyetje të përgjithshme.  Si e shihni luftën kundër drogës dhe kundër krimit të orgnaizuar në Shqipëri?

Unë shpresoj,që aprovimi i reformës në drejtësi do të japë një nxitje për luftën kundër krimit të organizuar. Përveç aspektit të sigurisë, është një rrezik potencial për vendin nëse imazhi i tij lidhet me krimin e organizuar dhe çështje të tjera që lidhen me të.

Eshtë e rëndësishme jo vetëm që të ketë hetime, por edhe të kemi rezultate të këtyre hetimeve. Shpresojmë, që reforma në drejtësi të sjellë dënimin para drejtëssë së përgjegjësve të veprave që ndëshkohen nga ligji.

Reforma zgjedhore është hapi i ardhshëm. A keni një afat kohor për t’ju kërkuar palëve që të përmbyllin këtë reformë?

Do të diskutojmë për këtë nesër dhe më pas. Modifikimi i kodit elektoral duhet të bëhet para zgjedhjeve të përgjithshme, në mënyrë që zgjedhjet të zhvillohen në bazë të kodit të ri elektoral.

Ka rekomandime nga ODHIR që duhen zbatuar. Gjithçka është e qartë. Por qartësia e rekomandimeve është një gjë dhe aprovimi i tyre është një gjë tjetër. Shpresoj që për këtë reformë do të ruhet e njëjta frymë që mbizotëroi për reformën në drejtësi.

Kur hapja e negociatave të anëtarësimit iu shtrohet si pyetje shteteve anëtare, ka disa prej tyre që nuk janë gati të japin dritën jeshile pa parë zgjedhjet e përgjithshme. Kjo bazuar në rastin më të freskët të parregullsive në zgjedhjet lokale të 2015, por gjithashtu sepse Shqipëria ka një histori problematike proçesesh zgjedhore. E ndani këtë mendim të shteteve anëtare apo jeni më optimist?

Unë jam gjithnjë optimist, por optimizmi në vetvete nuk mjafton. Eshtë e rëndësishme që reformat të kryhen.

Kjo është ajo që presin shtetet anëtare dhe është një mundësi e mirë për t’u treguar shteteve anëtare se ka një frymë të re bashkëpunimi në Shqipëri për të mbështetur apsiratat e integrimit të Shqipërisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit
Para 8 minutash

Vrasja e dyfishtë në Fier, publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje
Para 13 minutash

Haaland mund të largohet në vitin 2027 nga City, 4 klube të mëdha në pritje

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla
Para 14 minutash

Spiropali u përjashtua nga grupi i PS, reagon Taulant Balla

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit
Para 28 minutash

Interi mesfushor i dëmtuar, Chivu ka vetëm një alternativë para Shtutgartit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 17 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 14 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.