Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Koncensioni i ri i qeverisë do rrisë çmimin e karburantëve

Koncensioni i ri i qeverisë do rrisë çmimin e karburantëve

Editorial
E mërkurë, 3 Mars 2021 08:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveria “Rama” ka gati projektin për koncesionin e radhës që u jep të drejtën tre kompanive private që të kontrollojnë pagesat që kryhen nga kompanitë e tjera në biznesin e hidrokarbureve. Projekti  i qeverisë është hartuar me fjalë teknike si “fiskalizim”, “monitorim” “softëare”, etj është shumë e thjeshtë. Vendimi i qeverisë u jep kompanive private, që do përzgjidhen nga qeveria, autorizimin që të mbajnë shënim faturat e shitjes dhe taksat duke nisur që nga bizneset që importojnë naftën, gazin dhe benzinën  me shumicë dhe deri te ata që e shesin me pakicë për qytetarët. Për këtë shërbim, që fare mirë mund ta bënin institucionet e qeverisë si Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve apo ndonjë institucion tjetër, buxheti i shtetit do t’i japë kompanive private 100 milionë euro për 10 vite. Kryeministri e quajti dje këtë kontratë koncesionare si një arritje të qeverisë së tij në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve. Në fakt, projektit i hartuar në mënyrë të fshehtë në dhjetor dhe e publikuar në Fletoren Zyrtare në muajit shkurt nuk ka përmirësimin e shërbimeve. Koncesioni i ri do të rrisë direkt çmimin e naftës për qytetarët. Në dokumentin e qeverisë thuhet se për të deklaruar transaksionet financiare, çdo biznes i vogël apo i madh në fushën e naftës do të blejë kasa të reja fiskale për të lehtësuar punën e tre kompanive që fituan koncesionin. Në këtë mënyrë, biznesi do të shpenzojë më shumë për plotësuar kushtet që vendosin kompanitë që do monitorojnë tregun. Fatura fundore nuk do të paguhet as nga kompanive e naftës dhe as nga pikat e karburantit, por nga qytetarët. Të gjitha bizneset e hidrokarbureve do të detyrohen të rrisin çmimin e produktit, për shkak se u shtohen kostot. Në këtë mënyrë qytetarët do të paguajnë dy herë gjoba të vendosura nga qeveria. Herën e parë do paguajnë koncesionin e kripur 100 milionë euro për 10 vjet, për tre kompanitë që u dha tenderin qeveria “Rama”. Ndërsa herën e dytë do të paguajnë të rritja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit.

Kryeministri e quajti kontratën revolucion dixhital, por rezulton se kemi të bëjmë me një abuzim të pastër me paratë e buxhetit të shteti dhe dëm ndaj interesave të qytetarëve. Një punë që fare mirë mund ta bënin institucionet e qeverisë, kryeministri ka vendosur t’ua japë kompanive private dhe ti paguajë për këtë gjë 100 milionë euro. Pjesë e dyshimtë e këtij projekti është dhe fakti se kompanitë që do marrin tenderin duket sikur janë përcaktuar që në momentin që shkruhej vendimi i qeverisë. Vendimi thotë se kompanitë që fitojnë nuk duhet të jenë të licensuara dhe certifikuara duke hequr kështu çdo mundësi që të ketë garë mes kompanive të tjera. Për shkak të këtyre shkeljeve dhe shumë problemeve të tjera ligjore që ky koncesion, Partia Demokratike depozitoi dje një padi në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ish-deputeti Agron Shehaj deklaroi se me këtë koncesion qeveria ka konsumuar të paktën tre vepra penale. Shehaj deklaroi se pas këtij koncesioni fshihet kryeministri i vendit, i cili kërkon të favorizojë biznesmenë të caktuar. “Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përpara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama. Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë”,- deklaroi dje Agron Shehaj.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë koncesioni i qeverisë “Rama”, që nuk është i vetmi këto muaj, shkel edhe rregullat për fushatën zgjedhore. Ndryshimet ligjore në Kodin Zgjedhor sanksionuan se 4 muaj para zgjedhjeve qeveria nuk do të jepte tendera dhe koncesione. Firmosja e kontratave të tilla nga qeveria tregon se për Rilindjen koncesionet janë më të rëndësishme sesa ligjet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.