Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Rol kyç në l*ftën kundër kërc*nimeve kibernetike

Politikë E diel, 14 Janar 2024 10:03
Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, Rama: Rol kyç në l*ftën kundër kërc*nimeve kibernetike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, e cila operon 24/7është një tjetër hap i madh dhe i rëndësishëm drejt mbrojtjes së botës digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit. Kjo njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

Kryeministri Edi Rama ishte në Ministrinë e Mbrojtjes në inaugurimin e njësisë së re, si dhe për të ndjekur nga afër mënyrën e funksionimit të saj. “Kjo është njësia më e re për sigurinë kibernetike. Ky investim është ndarë në tre pjesë, në tre lote. Loti parë është investimi që shikoni këtu, kompjutera, sisteme, serverë, monitorë dhe trajnime që jemi në proces duke i bërë në lidhje me fushën e Cyber-it. Loti i dytë është pjesa për përmirësimin e infrastrukturës aktuale në rrjetin e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe loti i tretë është këshilltari jonë, që do jetë pjesë për tre vjet, duke na mbështetur për sigurinë kibernetike dhe do jetë atashuar pranë Shqipërisë.
Këtu është qendra operacionale e sigurisë kibernetike që operojmë 24/7. Edhe natën kemi persona që monitorojnë rrjetin e forcave të armatosura”,-shpjegoi një prej punonjësve të njësisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Falë teknologjisë mëbashkëkohore, që përdoret aktualisht edhe në SHBA në lidhje me sigurinë kibernetike, gjithçka po funksionon si duhet, duke shmangur në kohëçdo tentativë të mundshme për sulm kibernetik.

“Sistemi në kohë reale siguron alerte, të cilat mund të kenë qëllime keqdashëse ndaj sistemeve. Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion të panjohur, i drejtuar drejt një pajisjeje, e cila ndodhet te Akademia e Forcave të Armatosura dhe që është një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Si skuadra e monitorimit, ne bëjmë analizimin bazik të çdo eventi që gjenerohet nga platforma dhe nga analizimi bazik që mund të gjykojmë të gjithë rrjedhjen e informacionit që ka pasur nga tentativat e aktorëve që mund të jenë keqdashës, drejt pajisjeve tona, shikojmë që disa prej tyre janë kategorizuar nga kjo platformë si keqdashëse. Unë si monitorues mendoj që kjo është diçka që mund të jetë kritike për sistemet tona dhe mund të ketë efekte negative, menjëherë këtë e kaloj te skuadra operacionale për një analizim më te detajuar.”- detajoi një tjetër punonjës mënyrën e funksionimit të njësisë.
Më pas, Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike realizon edhe kundërpërgjigjen ndaj kërcënimit kibernetik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Inxhinieri i sigurisë kibernetike shpjegoi se“Rasti konkret që sektori ka dedektuar, ka kaluar te sektori i analizës për një analizim më të detajuar të tentativës, dhe nëse kemi kompromentim të sistemeve tona, ne përdorim një platformë e cila është fjala e fundit e teknologjisë, që përdoret për orkestrimin, automatizimin dhe përgjigjen e të gjithë rasteve dhe incidenteve. Në rastin konkret nuk kanë mundur, pasi kemi sistemet e mbrojtjes që bëjnë bllokimet e gjithë tentativave dhe nuk kemi një kompromentim i sistemeve, por nëse do të ndodhte, kjo çështje do i kalonte sektorit special për një analizim më të detajuara. Masat e para që ky sektor ka bërë është bllokimi i komunikimit me gjithë indikatorët.”

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se falë pjesëmarrjes së Shqipërisë në struktura ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, mundësia e aftësimit të ekspertëve shqiptarë në këtë fushëështë shumë e madhe.

“Jo vetëm projekti që është shumë i plotë nga hardware, software, trajnimet, po ne kemi mundësinë e madhe që në rrjetin e qendrave të inovacionit, të mbrojtjes kibernetike të NATO-s, të kemi mundësi të shkëmbejmë informacione, të marrim trajnime të vazhdueshme. Ka një qendër të NATO-s për sigurinë kibernetike, qendër ekselence në Estoni, ne jemi bërë pjesë e saj, kështu që “Sky is the limit’’, domethënë mundësitë janë shumë të mëdha për këta ekspertë të rinj që janë duke u formuar shumë shpejt dhe me të vërtetë kemi arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtje shumë të lartë. Këta janë shumë të motivuar, le të themi 50% janë ushtarakë, 50% janë civilë. Kemi ende vende të lira për rekrutim dhe duam që ta dyfishojmë akoma më shumë mbase edhe përtej nevojave reale që kemi këtu dhe ta përdorim si një shkollë për të formuar ekspertë, të cilët mund t’i shërbejnë, jo vetëm Forcave të Armatosura më vonë, por dhe agjencive të tjera dhe pse jo edhe sektorit privat se në fund fare kjo rrit kapacitetet mbrojtëse dhe sigurinë kombëtare.” – u shpreh Ministri i Mbrojtjes Peleshi.

Etiketat e lidhura

edi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 6 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 7 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 7 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 7 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 15 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 17 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.