Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

Aktualitet
E hënë, 30 Mars 2020 13:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Aleksandra Bogdani (BIRN)

Shpërthimi i epidemisë së koronavirusit e gjeti të papërgatitur Erjon Skëndajn –gazetar prej 12 vitesh në televizionin informativ News 24. Me konfirmimin e dy rasteve të para, Skëndaj shkoi me shpejtësi në spitalin Infektiv në Tiranë dhe raportoi live vetëm pak metra larg hyrjes, pa maskë mbrojtëse dhe doreza plastike.
“Ne kaluam nga tërmeti në tërmet, me raportime orë pa orë,” tha Skëndaj për BIRN. “Por këtë herë rreziku është shumë i madh, sepse ti nuk e di se kë ke afër”.
Prej tre javësh, Skëndaj dhe kolegët e tij gazetarë që mbulojnë sistemin shëndetësor raportojnë nga kufiri i karantinës më të madhe të vendit –spitali Infektiv në Tiranë –mbi atë që konsiderohet gjerësisht si një luftë globale ndaj pandemisë së COVID-19.
Ata ndajnë të njëjtën hapësirë me familjarët e pacientëve të prekur përpara Infektivit –dhe i kontaktojnë shpeshherë ata në kërkim të informacionit.
Gazetarët e terrenit janë më të rrezikuarit, por jo të vetmit që po përballen me sfidën e raportimit në kohën e COVID-19 në Shqipëri.
Kompanitë mediatike ku ata punojnë u gjendën gjithashtu të papërgatitura dhe po tronditen dita-ditës nga regjimi drastik dhe rënia e shpejtë e reklamës – një ndër burimet kryesore të financimit të pagave për qindra punonjës të tyre.
Efektet e krizës u shfaqën menjëherë mbi median e shkruar- pjesa më e dobët e zinxhirit mediatik të Shqipërisë. Me hyrjen në fuqi të ndalimit të qarkullimit, shtëpitë botuese njoftuan ndërprerjen e paprecedentë të botimit të gazetave, duke e konsideruar këtë një aktivitet të pamundur.
Të dytët në radhë, edhe mediat audiovizive mbyllën një duzinë emisionesh televizive dhe dërguan në shtëpi me qindra punonjës të tyre. Televizionet u detyruan gjithashtu që të riformatojnë programacionet për t’i bërë ato të përputhshme me aktin normativ të qeverisë, që ndalon praninë e më shumë se dy vetave në një studio televizive.
Tërheqja e bizneseve nga reklamat është goditja e tretë dhe më e paparashikueshmja për të ardhmen e kompanive mediatike.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 8 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 9 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 9 orësh

Lëkundjet e para ekonomike paralajmërojnë një vit të zymtë për mijëra punonjës të medias, një pjesë e të cilëve rrezikojnë pagat dhe vendin e tyre të punës.
“Kriza e koronavirusit po ndikon mbi komunitetin e gazetarëve si asnjëherë tjetër më parë,” thotë i shqetësuar Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë.
“Administratorët e një pjese të mediave i kanë njoftuar tashmë punonjësit e tyre për ulje apo përgjysmim të pagave dhe kjo e përkeqëson edhe më tej situatën e gazetarëve, redaktorëve dhe stafeve të tyre mbështetëse,” shtoi ai.
Redaksitë në karantinë

Swiss Digital

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj duke raportuar nga Spitali Infektiv në Tiranë. Foto credits nga Erjon Skëndaj.

Në Shqipëri, një numër i madh mediash konkurrojnë në një treg të vogël audience dhe reklamash. Mediat financohen edhe nga bizneset e tjera të pronarëve të tyre, duke shfaqur anësi të forta në raportime bazuar në interesat ekonomike dhe politike të pronarëve, ndërsa gazetarët përdorin shpesh vetëcensurën.
Prej tre javësh, epidemia e koronavirusit i ka futur edhe redaksitë e zhurmshme në karantinë, ndërsa kompanitë mediatike po përballen me probleme të reja për të mbrojtur shëndetin e gazetarëve dhe për të mbajtur sinjalin hapur.
Ben Blushi, drejtor i Përgjithshëm i konglomeratit më të madh mediatik në Shqipëri, Top Channel i tha BIRN se për shkak të regjimit të detyruar të karantinës, shumica e stafit prej 500 punonjësish janë duke punuar nga shtëpia.
“Një numër i domosdoshëm, por shumë i vogël teknikësh, inxhinierësh, grafistësh dhe montazhierësh punojnë me orare të reduktuara dhe në ambiente të dezinfektuara, sepse qëllimi kryesor në këto momente është mbrojtja e tyre dhe e familjeve të tyre,” tha Blushi.
Top Channel u detyrua të mbyllte përkohësisht një seri programesh, mes të cilave edhe programin historik të humorit “Portokalli”. Emisionet që vazhdojnë transmetimin i janë përshtatur regjimit të ri, duke realizuar intervista në distancë përmes Skype.
Edhe në televizionin rival TV Klan janë vendosur rregulla të reja për të shmangur grumbullimet në ambientet e punës; stafi është i ndarë në grupe dhe punon një javë nga shtëpia dhe një javë në redaksi.
Kryeredaktori Fatos Hakorja tha se redaksia dezinfektohet rregullisht, por problem mbetet sigurimi i maskave –veçanërisht për gazetarët dhe operatorët në terren që raportojnë nga qendrat spitalore që trajtojnë pacientët me COVID-19.
“Është një situatë e jashtëzakonshme, me të cilën po përshtatemi dhe do të përpiqemi të përshtatemi në vijim, në varësi të të panjohurave që do të na zbulohen nga kjo pandemi,” tha Hakorja.
Efektet e krizës epidemike kanë paralizuar botimet e grupit mediatik “Panorama”, ndërsa puna për informimin e publikut vazhdon përmes televizionit informative News 24 dhe faqes online të gazetës “Panorama”.
Robert Rakipllari, i cili drejton njëherazi gazetën “Panorama” dhe televizionin News 24 i tha BIRN se u detyruan si asnjëherë më parë të ndërpresin botimin e gazetës për shkak të vendosjes së ndalimit të qarkullimit nga qeveria.
“Një vendim që u mor në radhë të parë për shëndetin e lexuesve, po ashtu edhe të shitësve, shumica e të cilëve nuk u lejuan nga Bashkitë që të vazhdojnë aktivitetin e tyre,” tha Rakipllari.
Puna për informimin e publikut vazhdon me vështirësi në faqen online të gazetës “Panorama” dhe në televizionin informativ News 24.
“News 24 që drejtoj ka vazhduar misionin e vet informues për publikun, megjithëse gazetarët dhe operatorët në terren si dhe ata në redaksi rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre duke qenë në vijën e parë të frontit, bashkë me mjekët dhe policët,” tha Rakipllari.
Megjithatë, krizat nuk sjellin gjithmonë efekte negative në biznesin e medias.
Në televizionin më të ri në treg, Euronews Albania, kriza e koronavirusit ka shtuar punën dhe numrin e lidhjeve direkte.
“Nuk kemi vështirësi, jemi të gjithë në punë dhe po punohet me përkushtim të madh,” tha Ilva Tare, drejtoresha e Informacionit të Euronews Albania. “Probleme financiare nuk kemi, të paktën për marsin, dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse, si maskat dhe dezinfektantët për stafin,” shtoi Tare.

Gazetarët dhe operatorët e televizioneve raportojnë mbi situatën e episdemisë së koronavirusit në Shqipëri. Foto: LSA

Reklamat në pikiatë
Shqipëria u fut zyrtarisht më 8 mars në hartën e pandemisë së koronavirusit COVID-19 dhe prej asaj dite, gjithçka ka ndryshuar me shpejtësi. Me qindra biznese kanë mbyllur dyert në të gjithë vendin dhe një pjesë e tyre rrezikojnë falimentin –duke e rënduar edhe më tej situatën ekonomike të vendit.
Biznesi i medias, punëdhënës për rreth 6120 gazetarë, redaktorë, operatorë dhe staf mbështetës nuk bën gjithashtu përjashtim. I ushqyer në një masë të konsiderueshme nga reklamat, mediat po përballen me tërheqjen e shpejtë të bizneseve nga fushatat e tyre të komunikimit –duke u ekspozuar ndaj një krize afatgjatë.
Kompanitë e marketingut vërejnë një rënie me 15% të volumit të reklamave në dy javët e para të izolimit, ndërsa parashikojnë rënie edhe më drastike për muajin prill, të llogaritura në masën 30-40%.
Në kushtet e izolimit masiv, përjashtim bëjnë vetëm kompanitë e shërbimeve të domosdoshme për njerëzit dhe seksionet e tyre të shpërndarjes –të cilat kanë megjithatë një ndikim shumë të vogël në tregun e reklamës dhe marketingut.
“Tregu i komunikimit dhe i reklamave është një tjetër hallkë e zinxhirit që po këputet ditë pas dite në këtë situatë pandemie,” tha Zefina Hasani, drejtoresha e komunikimit në agjencinë e marketingut dhe komunikimit “Le Spot”.
“Bizneset kanë filluar të tërhiqen, klientët po ndërpresin ose shtyjnë projektet, konferencat kanë stopuar. Në një situatë të tillë, kur çdokush kërkon të informohet vetëm për pasojat drastike që mund të shkaktojë COVID-19, interesi për reklamën vjen duke u ulur,” shtoi Hasani për BIRN.
Efekti zinxhir i krizës së reklamave rrezikon të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë gazetarët në vijën e parë të raportimit të epidemisë së koronavirusit dhe stafet mbështetëse të tyre.

Kjo mund të përkthehet në ulje apo vonesa pagash apo edhe më keq- humbje të vendeve të punës.
Drejtuesit e mediave kryesore në Shqipëri kanë filluar të parashikojnë që tani vështirësitë në shpërndarjen e pagave dhe shohin si zgjidhje në horizont përfshirjen edhe të medias në paketën e ndihmës së qeverisë.
“Që nga data 13 mars, Panorama print nuk botohet, ç’ka sjell që të mos ketë as të ardhura nga shitjet e gazetës dhe as nga reklamat, burimi kryesor për pagat e gazetarëve,” tha Rakipllari, ndërsa propozon që gazetarët e shtypit të shkruar të përfshihen në kategoritë e subvencionuara nga shteti në kohën e krizës.
Ai pohon se situata është e vështirë edhe në televizionin që ai drejton, pasi rreth 30% e reklamave janë tërhequr nga bizneset për shkak të krizës.
“Në këtë situatë, mendoj se do të ishte e domosdoshme që media të përfshihej nga qeveria në paketën e ndihmës, në mënyrë që të krijonte lehtësi duke nisur nga qiratë, pagesën e sigurimeve shoqërore dhe një pjesë të pagave të gazetarëve,” tha Rakipllari.
Paraliza e bizneseve dhe ulja apo mbyllja e fushatave të tyre të marketingut është një vuajtje shtesë edhe për televizionin Top Channel.
Ndonëse nuk kanë ende një bilanc të qartë, Blushi thotë se volumi financiar i tërhequr është i ndjeshëm dhe se janë duke menduar për “balancimin e të ardhurave të reduktuara me shpenzimet”.
“Çdo gjë do të varet nga kohëzgjatja e krizës. Sa më e gjatë, aq më e vështirë do të jetë. Natyrisht do të rezistojmë, duke mbajtur sinjalin tonë të hapur dhe aktiv,” tha Blushi për BIRN.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa është në kërkim të një kanali zyrtar komunikimi me qeverinë për mbrojtjen e reporterëve, redaktorëve dhe punonjësve të tjerë të medias –që edhe tani përballen me vështirësi të shumta ekonomike.
Përpjekjet e Unionit shkojnë megjithatë në mbështetje të kategorive më të dobëta dhe jo ndaj atyre që konsiderohen “oligarkë të medias”.
“Ne kërkojmë që në kontekstin e ligjit të shtohet edhe kategoria e prekur e punonjësve të medias,” tha Çipa, duke njoftuar se këtë kërkesë do t’ia paraqiste të hënën Komisionit Parlamentar të Medias, Ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë.
“Në kushtet kur bizneset kanë ndërprerë reklamat dhe janë në vështirësi për të paguar pagat, është më mirë që të arrihet një marrëveshje transparente në rrugë zyrtare, sesa në kanale të tjera informale,” përfundoi Çipa për BIRN.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.