Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kronika e 2021/ 12 gra të masakruara, njëra në derën e Gjykatës. Drejtësia liron ende burrat dhunues

Aktualitet E enjte, 30 Dhjetor 2021 16:49
Kronika e 2021/ 12 gra të masakruara, njëra në derën e Gjykatës. Drejtësia liron ende burrat dhunues
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Speciale/ Kronikat e 12 vrasjeve të grave në Shqipëri, disa prej tyre edhe me urdhër mbrojtje. Vrasje para Gjykatës, masakrime dhe ekzekutime të nënave dhe vajzave në vend

Nga: Redjon Shtylla

Për ironi të fatit, 12 zonja janë ministre të kabinetit qeveritar “Rama 3”, por përgjatë 2021 në Shqipëri u vranë 12 gra. Makrabiteti shoqëroi vitin me akte çnjerëzore. I dogjën, i ekzekutuan, i masakruan me thika e sopata, e shoqëria u ngrit në protesta, por viktimat janë. Mentaliteti vijon të jetë problemi kryesor, idealizimi i gruas nga partnerët si pronë, ku nëse ato gabojnë vriten, vijon tragjikisht në mendësinë e një pjesë të shoqërisë mashkullore. Problemi më i madh është drejtësia që vijon e të vrasë gruan në Shqipëri. Lirimi apo favorizimi i burrave që denoncohet dhe nuk vuajnë dënimet sipas ligjit, bëri që të kemi vrasje si pasojë e lirimit nga gjykatës të personave të rrezikshëm. Urdhëri i mbrojtjes është një letër e bardhë ku shënohet emrat e palës që kërkon mbrojtje nga policia, ku në shumë raste viktimat janë të detyruara që të bashkëjetojnë në një çati me dhunuesin e tyre, e kjo është një tjetër çështje ekonomike që shteti nuk jep zgjidhje. Prej vitesh flitet për barazi dhe mbrojtje të gruas në vend, por realiteti është larg tablosë që shfaqet në ekranet e bukura televizve. Për vite me rradhë nuk është arritur që të shpëtojmë gratë në krahët vrasës të bashkëshortëve. Nëse duam të mbrojmë gruan, duhet të heqin pjesën e kalbur të sistemit mbrojtës, të kemi polici, gjykatë dhe shoqata që punojnë, e jo që vajtojnë pas çdo vrasje dhe harrohen në zyra.

8 shkurt, gjendet e masakruar Violeta Gurraj

Viktima e parë e 2021 ishte Violeta Gurraj, e cila u gjet e masakruar në banesën e saj në Shkodër, më 8 shkurt. Djali i viktimës mohoi të jetë ai autori. 7 vite më parë, ajo kishte mbetur e ve pasi bashkëshorti ishte vrarë dhe për vite me radhë ka kërkuar që t’i kishte ajo fëmijët e saj, por nuk ia ka arritur. Disa herë ka pasur konflikte edhe me ish-kunatin dhe madje është proceduar penalisht para disa vitesh, kjo është një tjetër pistë e hetimeve. E ndjera ka bërë po ashtu 5 muaj burg në vitin 2015.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

17 mars, burri godet 31 herë me thikë gruan shtatzënë

Dora e bashkshortit nuk kurseu dhe gruan që ishte 6-javëshe shtatzënë dhe krimi i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur. Viktima që është 28-vjeçarja Irvana Hyka, u godit për vdekje nga burri. Ai e qëlloi 31 herë me thikë, një barbari që tronditi mbarë opinionin punlik. Ngjarja ndodhi më 17 mars, në lagjen “Sheq i madh”, në Fier. Një ditë pas krimit makabër, autori u gjet i pajetë në landfillin e qytetit. Familja e vajzës ka thënë se mes çiftit nuk kanë pasur konflikte. Ngjarja tronditi opinionin, por thirrjet nuk mjaftuan për të shpëtuar viktima të tjera.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

10 prill, burri djeg për së gjalli gruan brenda në makinë

Një ngjarje horror u shënua më 10 prill, aty ku burri i vuri flakën bashkëshortes së tij për së gjalli në makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Manskuri të Kavajës. Fëllënza Shirja, 45-vjeçe, u gjet e shkrumbuar në makinë, dhe pak metra më tutje, i vetëvarur në një pemë u gjet bashkëshorti i saj, Bilbil Shirja, 48-vjeç, i cili pasi i vuri flakën bashkëshortes, u vetëflijua. Viktimat ishin prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Shkak i krimit horror është bërë xhelozia. Çifti ishte në prag ndarjeje prej më se 2 muaj ato ditë do të mbahej seanca përfundimtare për divorcin.

Mund t'ju interesojë

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Para 5 minutash
Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 43 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh

11 prill, nusja vret vjehrrën dhe fsheh krimin e rëndë

Mbrëmjen e 11 prillit, Miranda Markja, 44-vjeçe qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj Naile Markja, 74-vjeçe. Ngjarja ndodhi në fshatin Burrim, Maqellarë. Nusja i tha fëmijëve që dëgjuan ulërimat se të moshuarës i dhimbte koka, prandaj kishte ulëritur. Për mbi 6 orë trupi i pajetë i së ndjerës ka qëndruar i mbuluar me gjak në shtëpi. Vjehrra ka kërkuar disa herë urdhër mbrojtje për nusen dhe sipas tyre konfliktet kanë qenë të vjetra dhe për motive banale. Ka dyshime që nusja vuan nga probleme të shëndetit mendor.

6 maj, vret gruan me kallashnikov në derën e Gjykatës

Është krimi më i rëndë jo se viktimat e tjera nuk janë jetë të humbura, por 54-vjeçarja Luljeta Buzo u vra në derën ku kërkoi mbrojtje për jetën e saj, në Gjykatë dhe kjo e bën të trishtë dhe nuk u jep shpresë grave që të kërkojnë drejtësi për dhunën që ju ushtrohet nga partnerët. Kjo tregon dështimin e sistemit të drejtësisë, të gjykatave, të institucioneve, e të të gjithë zinxhirin e drejtësisë. E ndjera sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit në Gjykatën e Elbasanit, kur bashkëshorti Koço Buzo, u afrua dhe e qëlloi fillimisht me thikë dhe më pas lëshoi 7 plumba nga arma kallashnikov. Buzo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ndaloi agresorin për ta ekzekutuar.

6 qershor, 58 vjeçarja u ekzekutua me silenciator nga vëllai

Diana Vukaj, 58-vjeçe u vra nga vëllai i saj Fabian Vukaj. Ajo punonte dhe jetonte në Gjermani, ndërsa disa ditë para se të humbje jetën, ajo kishte ardhur në Shqipëri. Diana u ekzekutua me pistoletë silenciator dhe sherri mes tyre ka nisur pasi e ndjera donte të blinte mobilje me vlerë 4 mijë euro, ndërsa vëllai i saj nuk ishte dakord. “Mi jep mua lekët se i gjej unë”, mësohet t’i ketë thënë autori. Para se të ndërmerrte aktin makabër 55-vjeçari ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për tre ditë viktimën. Në banesë u gjetën disa shishe birre dhe doli që autori ka qenë i alkolizuar.

7 qershor, burri vret gruan me sopatë dhe më pas veten

Një tjetër grua e nënë u vra. Menturie Bici 53-vjeç u qëllua disa herë me sopatë në kokë e trup nga bashkëshorti i saj Qemal Bici 56-vjeç, ku ky i fundit pas krimit, i dha fund edhe jetës së tij duke u varur në një pemë. Ngjarja ndodhi në një fshat të Librazhdit. Autori i këtij krimi pinte shpesh alkool, ndërsa dyshimet i kishte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me ish-drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër. Çifti kishte 4 fëmijë, ndërsa ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit.

5 korrik, burri vret gruan me thikë dhe tenton vetëvrasjen

Një tjetër vrasje tronditi shqiptarët, ku viktima mbeti Klarita Ismalaja. 51-vjeçari theri gruan me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”. Më pas ai tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë, por sot ndodhet në burg ku do të vuajë dënimin për krimin e rëndë. E ndjera mësohet se i kishte kërkuar bashkëshortit që t’i blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banonin, por në Bubq. Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë, por për të shmangur dëshmitarët, Artan e futi makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq, aty ku edhe kreu vrasjen e rëndë.

18 gusht, viktima dhunohej vazhdimisht dhe vritet nga burri

Është ngjarja më e rëndë, pasi viktimë mbeti e moshuara 83-vjeçare, Sanije Bandulla. Autori që është bashkëshorti, Fadil Bandulla ishte denoncuar edhe herë të tjera për dhunë, por më 18 gusht ai e vrau dhe më pas qëlloi edhe ndaj vetes me automatik. Krimi i dyfishtë ndodhi në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër. Gjetja e dy trupave pa jetë u bë nga policia disa ditë pas aktit të rëndë. E moshuara kishte përfunduar shumë herë në spital nga dhuna e 79-vjeçarit. Ata jetonin vetëm në shtëpi, pasi tre fëmijët e tyre kishin emigruar në SHBA dhe Gjermani.

10 shtator, vrasja që ngriti gratë dhe shoqërinë civile në protestë

Një dorë gjakatare qëlloi mbi një vajzë të re. Vetëm 23 vjeç në lule të rinisë Sabrina Bengaj nuk do të buzëqesh më. Me urdhër mbrojtje, 23-vjeçarja u vra nga ish-bashkëshorti në familjen e prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Meta, 31-vjeç u lidh me viktimën kur ajo ishte vetëm 13-vjeç. Ajo është dhunuar, kërcënuar si edhe ka marrë letra nga burgu, pasi në shtator të 2020 ai mori peng viktimën dhe u dënua mbi 3 akuza, por fitoi lirinë. Ai bëri vetëm 6 muaj “burg” në spitalin e Zaharisë, ku e nxorrën si person me probleme mendore. Vrasja e së resë tronditi thellë shoqërinë shqiptare, e cila u ngrit në protesta të shumta, ku akuza më e madhe shkonte për drejtësinë që liroi Eltonin nga burgu.

1 tetor, historia e dashurisë kthehet në një krim makabër

26-vjeçari Klinton Pira, mbrëmjen e 1 tetorit vrau me thikë 31-vjeçaren ganeze Jausackie Jaboah. Ai fillimisht tentoi të ndjekë, por u rikthye në banesë dhe u hodh nga kati i tetë i pallatit në Bulevardin “Gjergj Fishta” pranë Gjykatës së Tiranës, ku humbi jetën. Ka qenë vetë i riu që kishte marrë bashkëjetuesen e tij në aeroportin e Rinasit, ndërsa në rrjetet sociale, çifti dukej se kishin një marrëdhënie të mirë. Arsyen se përse e kthyen historinë e dashurisë në një krim makabër mbeten të paqarta.

Etiketat e lidhura

grakronika 2021Redjon Shtyllavrasje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 5 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 42 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 43 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.