Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:09 Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime Një ndërprerje masive në sistemet e Microsoft ka shkaktuar kaos në mbarë botën, duke lënë miliona përdorues pa akses në shërbime thelbësore si Outlook…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Arsimi parauniversitar pjesë e prioriteteve tona. Paga cilësore dhe infrastrukturë moderne

Politikë E premte, 12 Shkurt 2021 17:35
Kryemadhi: Arsimi parauniversitar pjesë e prioriteteve tona. Paga cilësore dhe infrastrukturë moderne
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Fier, aty edhe ku do të jetë drejtuese e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë fjalës në tryezën për arsimin parauniversitar, tha se është pjesë e prioriteteve të LSI-së. Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, premtoi paga cilësore dhe infrastrukturë moderne. ”Ajo që dua të theksoj është që në programin e LSI në propozimet zgjedhore, nuk kemi të bëjmë thjesht me premtime elektorale por kemi të bëjmë me 5 prioritete kryesore ku dhe programi mëso dhe fito që ka të bëjë drejtpërsëdrejti jo vetëm me shkollat profesionale por dhe me ndikimin e drejtpërdrejt të rritjes së procesit qoftë nga ana profesionale për nxënësit por edhe të  një përfitimi financiar për familjet e tyre po dhe për ato vetë”,-tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala

Në radhë të parë do doja të falënderoja të gjithë grupin akademik, po e quaj kështu, edhe pse ne jemi mësuar që grupi akademik të quajmë pedagogët e fakulteteve, por universitetet tona nuk do të kishin asnjë lloj rëndësie dhe mundësie për t’u zhvilluar dhe për të ecur, nëse nuk do të kishin një furnizim me nxënës të shkëlqyer që vijnë nga arsimi para universitar.

Në fakt arsimi para universitar për ne si LSI është një nga prioritetet kryesore dhe mendojmë që rëndësia e tij nuk ka të bëjë vetëm për furnizimin e degëve. Ne sot kemi një numër të kufizuar ku mungojnë mbi të gjitha nxënësit, maturantët, ata që janë nga një anë edhe përfituesit e arsimit parauniversitar, por edhe ana tjetër viktimat e arsimit parauniversitar. Maturantët janë pjesa kryesore e zhvillimit të shoqërisë, sepse në fund të ditës ne arsimin nuk e shikojmë si një shpenzim në buxhetin e shtetit, ne arsimin e shikojmë si investim. Të investosh në arsim do të thotë të investosh në brezin e ri, të investosh në të ardhmen e familjeve shqiptare. Dhe në fakt pjesën kryesore të të gjithë qëllimeve tona në programin e arsimit kanë të bëjnë për të rinjtë tanë. Sepse në fund të ditës, për çdo prind një nga problemet që ka është arsimi dhe shëndeti i fëmijës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kemi takuar shumë të rinj dhe të reja, shumë çifte të reja që janë në një dilemë nëse duhet të ikin apo të qëndrojnë në Shqipëri. Pika e parë që thonë është mungesa e sistemit arsimor për fëmijët tanë dhe rrënimi i tij.  Dhe në fakt rrënimi i sistemi arsimor ka ardhur si rezultat i një lloj keqtrajtimi ose politizimi të të gjithë sistemit arsimor dhe më pas për ta çuar në militantizmin e sistemit arsimor. Pra ajo që të bën përshtypje është cilësia e mësuesve, kur ndërkohë mësuesit përzgjidhen për shkak të bindjeve të tyre politike. Për të mos vazhduar pastaj me pagat e tyre diskriminuese për kohë të tëra, apo edhe për stimulimet që ne duhet t’i japim mësuesve për të pasur nxënës të mirë. Siç ndodh në të gjithë botën, që mësuesit e nxënësve që fitojnë olimpiadat, janë ata të cilët janë shpërblyer nga komuniteti edhe nga shoqëria.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ne sfidat e arsimit para universitar kanë të bëjnë jo vetëm me rritjen e pagave të mësuesve, por kanë të bëjnë me shumë gjëra të tjera që i kemi diskutuar, edhe për të gjithë infrastrukturën e mësimdhënies. Një mësues kimie apo i shkencave ekzakte do ta ketë të pamundur për të zhvilluar  lëndën nëse ai nuk do ketë laboratorë. Një mësues i shkencave ekzakte përsëri do ta ketë të pamundur nëse ai do të jetë i papaguar. Pra po të  marrim mësuesin e matematikës apo të fizikës do të ishte më mirë të ishte punonjës banke dhe do të paguhej shumë më shumë sesa mësues matematike që do të rrinte me shkumës 45 minuta pa pushim në orë. Apo për të mos vazhduar pastaj me cilësinë e mësimdhënies për gjuhën shqipe, letërsisë, gjeografisë e me radhë të cilat tashmë janë kthyer si lëndë të cilat shërbejnë thjesht për të kaluar dhe për të plotësuar oraret e mësimdhënies. Në fakt unë jam një prind që e kam kaluar fazën e gjimnazit, në kuptimin qoftë kur kam qenë vetë gjimnaziste por dhe fëmijët tashmë vajza e madhe ka mbaruar universitetin, djali po mbaron e kështu me radhë, por çështja e arsimit para universitar për mua ka një rëndësi shumë të madhe sepse është ajo e cila motivon brezin e ri.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 17 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 20 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 20 orësh

Nuk dua të zgjatem shumë se do të dëshiroja t’ju jepnim të drejtën e fjalës mësuesve të cilët për hir të së vërtetës nuk janë strukturë partie por janë mësues të cilët janë pjesë e mësimdhënies në shkollat e Fierit. Ajo që dua të theksoj është që në programin e LSI në propozimet zgjedhore, nuk kemi të bëjmë thjesht me premtime elektorale por kemi të bëjmë me 5 prioritete kryesore ku dhe programi mëso dhe fito që ka të bëjë drejtpërsëdrejti jo vetëm me shkollat profesionale por dhe me ndikimin e drejtpërdrejt të rritjes së procesit qoftë nga ana profesionale për nxënësit por edhe të  një përfitimi financiar për familjet e tyre po dhe për ato vetë.

Etiketat e lidhura

LSIMonka Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 5 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 8 minutash

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në nëntor
Para 11 minutash

Shpërthim në Ngushticën e Hormuzit: cisterna me LNG godet minë detare, dhjetëra anije të sulmuara në n...

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton
Para 13 minutash

Arabia Saudite kërkon nga BE-ja ta shpallë Huthët organizatë terroriste, Brukseli heziton

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.