Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protestat në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha dhe Rama
  • Europa e Lirë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Big Brother VIP
  • Kompany
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryemadhi: Çdo votë për LSI është votë e sigurt për çuarjen e Ramës për skrap

Politikë E martë, 2 Shkurt 2021 16:45
Kryemadhi: Çdo votë për LSI është votë e sigurt për çuarjen e Ramës për skrap
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Edi Rama është në atë fazë psiqike, kur gëzohet më shumë teksa ndonjë dhëmb i prishur i LSI, fjala bie kalon në kampin mavi, se sa po të marrë vesh se shirat do pushojnë dhe Shqipëria nuk do ketë më përmbytje”,-kështu shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim në facebook, ku ndër të tjera nënvizon se sa më e madhe të bëhet LSI-ja, aq më e sigurt dhe aq më i shpejtë është fundi i Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Edi Rama jo vetëm nuk ka asnjë plan që i shërben shqiptarëve, por siç po e shikoni gjithmonë dhe më qartë, e vetmja strategji e tij mafioze dhe politike është thjesht dhe vetëm goditja e LSI. Nuk jep llogari as për papunësinë, as për koston e lartë të jetesës, as për shpopullimin dhe mungesën e perspektivës tek të rinjtë. Të gjitha dështime dhe përgjegjësi e tij”.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Për më tepër, Kryemadhi nënvizon se çdo votë për LSI është votë e sigurt për çuarjen e Ramës për skrap. ”Kush kërkon rotacion për ndryshim cilësor dhe do të jetë i sigurt për këtë rotacion të votojë më 25 prill LSI. Sa më e madhe LSI, aq më e sigurt dhe aq më i shpejtë fundi i tij. Aq më i shpejt ndryshimi cilësor që sjell shpresë, punësim dhe mundësi për mirëqenie”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i plotë

Edi Rama rizbuloi për të njëmijtën herë se ai nuk ka asnjë plan për këtë vend. Siç u shpreh dhe vetë në mënyrë të dëshpëruar, i vetmi plan i tij është “çuarja e LSI për skrap”. Nga shërbëtor i shqiptarëve që duhet të ishte, Edi Rama është shndërruar thjesht në një intrigant të rëndomtë politik, që siç e keni parë, më shumë se sa për t’i sjellë vaksinat këtij populli, më shumë se t’u rindërtojë shtëpitë e prishura nga tërmeti shqiptarëve, më shumë se sa t’u rrisë atyre rrogat apo pensionet, mendon vetëm e vetëm si t’i rrëmbejë ndonjë deputet LSI, si të përçajë opozitën dhe si të manipulojë sondazhet nepër mediet e blera, për të ulur të paktën virtualisht rritjen e pandalshme të LSI.

Edi Rama është në atë fazë psiqike, kur gëzohet më shumë teksa ndonjë dhëmb i prishur i LSI, fjala bie kalon në kampin mavi, se sa po të marrë vesh se shirat do pushojnë dhe Shqipëria nuk do ketë më përmbytje. Edi Rama jo vetëm nuk ka asnjë plan që i shërben shqiptarëve, por siç po e shikoni gjithmonë dhe më qartë, e vetmja strategji e tij mafioze dhe politike është thjesht dhe vetëm goditja e LSI. Nuk jep llogari as për papunësinë, as për koston e lartë të jetesës, as për shpopullimin dhe mungesën e perspektivës tek të rinjtë. Të gjitha dështime dhe përgjegjësi e tij.

Ndaj është fare e qartë, kush nuk do që Edi Rama dhe Rilindja e tij e vdekur të vazhdojë të rrijë si kufomë e pakallur në pushtet, siç tha po vetë, deri në 2030, të votojë më 25 prill Lëvizjen Socialiste për Integrim!
Kush kërkon rotacion për ndryshim cilësor dhe do të jetë i sigurt për këtë rotacion të votojë më 25 prill LSI!
Sa më e madhe LSI, aq më e sigurt dhe aq më i shpejtë fundi i tij. Aq më i shpejt ndryshimi cilësor që sjell shpresë, punësim dhe mundësi për mirëqenie. Çdo votë për LSI është votë e sigurt për çuarjen e Ramës për skrap.

Etiketat e lidhura

Kryetarja e LSI-sëMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 2 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 2 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 2 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 3 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 3 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 6 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00
Para 8 orësh

E shtuna me dy protesta në Tiranë/ PD në orën 12:00, studentët te Ministria në 14:00

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.