Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri Rama: Ka përfunduar digjitalizimi i kadastrës, faza tjetër çdo shërbim të merret online

Lajme E premte, 3 Korrik 2026 11:53
Kryeministri Rama: Ka përfunduar digjitalizimi i kadastrës, faza tjetër çdo shërbim të merret online
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i një shteti funksional nuk varet nga “episodet e bujshme”, por nga ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm përmes reformave të vazhdueshme. Sipas tij, Shqipëria ka një mundësi unike për të përshpejtuar këtë proces falë zhvillimit të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale.

Rama tha se digjitalizimi ka sjellë një transformim të rëndësishëm në administratën publike, duke eliminuar radhët për marrjen e dokumenteve dhe duke i bërë shumicën e shërbimeve shtetërore të aksesueshme online, si për qytetarët brenda vendit ashtu edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë.

“Dua të jem shumë i qartë. Besoj se e kam sot mundësinë që nga maja e kësaj eksperience, të them se në fund të ditës ajo që është e rëndësishëm për shtet ndërtimin nuk është episodi, por tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episodet e zhurmshëm ndihmojnë në një mënyrë ose në një tjetër por nuk bëjnë sistemin. Besimi im se përse Shqipëria mund ta kapërcejë me një shpejtësi të pazakonshme ato që është koha e domosdoshme për të ndërtuar sistemin, lidhet vetëm me një fakt me faktin e Shqipëria, sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne jemi në embrion dhe kërkojmë që të jemi sot një vend që pranohet ën BE sepse ka një administrate të standardeve të BE-së kjo është diçka marramendëse si sfidë. Ama kemi digjitalizimin, i cili për shembull na bëri një gjë shumë të madhe. Dhe sot pjesa dërrmuese e të rinjve që ndjehen të papërfillur apo në nevojën për protestuar as nuk e dinë që ka ekzistuar. Digjitalizim na hoqi radhët për të marrë një copë letër. Na i hoqi radhat për të marrë një copë letër, duke na dhënë mundësinë që të bëheshim një nga vendet e para për numrin e shërbimeve që merreshin nga telefoni. Digjitalizimi bëri që të gjithë ata që janë jashtë vendit të kenë në shërbim shtetin e tyre nga telefoni”, tha Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri bëri të ditur se ka përfunduar procesi i digjitalizimit të kadastrës, përfshirë kartelat, dokumentacionin dhe hartat, një projekt i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe në përputhje me afatet e Planit të Ri të Rritjes dhe procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Sipas kreut të qeverisë, faza e ardhshme synon ndërtimin e një sistemi modern që do ta bëjë kadastrën një shërbim tërësisht funksional online, duke i dhënë fund problemeve që prej vitesh kanë shoqëruar këtë institucion.

“Para pak ditësh mbaroi puna titanike e milingonave për të digjitalizuar kadastrën, kartelat dokumentacionin, hartat me mbështetjen e BE-së dhe brenda afatit të përcaktuar sipas planit të ri të rritjes dhe afatit që i kemi vënë vetes në lidhje me negociatat. Tani vjen faza tjetër e ndërtimit të sistemit që do ta bëjë përfundimisht kadastrën njësoj si të gjithë shërbimet e tjera që sot nuk janë më problem se i marr online. Do të ikë nga jeta e shqiptarëve dhe ky makth i kadastrës i cili ndryshe nga sa duket kërkon një punë milingonash për të mbledhur bashkë të gjitha copat dhe çikat e shumë proceseve të deformuara”, tha Rama.

Mund t'ju interesojë

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Para 5 orësh
Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Para 7 orësh
Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re E...

Para 8 orësh

Rama gjithashtu u ndal edhe tek prokurimet publike, ku theksoi se po punohet për krijimin e modelit të parë të Inteligjencës Artificiale për prokurimet publike, në bashkëpunim me kompani të mëdha ndërkombëtare të teknologjisë.

“Sot Shqipëria është duke punuar për të pasur modeli e parë të Inteligjencës Artificiale për prokurimet publike. Jemi duke punuar me disa fuqi të mëdha në botën e teknologjisë për ta realizuar këtë produkt, i cili do të fillojë të testohet në mes të vitit të ardhshëm me synimin për të hyrë krejtësisht në punë në 2028. Kur të jetë efektiv do të heqë përfundimisht të gjithë problematikën e tenderave dhe kontratave për fondet publike. Do ta bëjë zero. Imagjinojeni sikur teknologjia mos të ekzistonte mendoni se ne sot do t’i kishim hequr dot radhat?! Përmirësimet e qëndrueshme vijnë vetëm nga sistemi”, tha Rama.

ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 5 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 5 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 6 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 20 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 10 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

3 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 12 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

4 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 5 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.