
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka përkujtuar sot lirikun e madh shqiptar, Lasgush Poradeci. “Si sot, 36 vjet më parë, u ngjit në qiell, pranë engjëjve, liriku i jashtëzakonshëm, poeti i magjishëm, krijuesi sa i përkryer aq edhe i pamundur, aristokrati i kulturës dhe poeti-stoli i botës shqiptare, Lasgush Poradeci.”, shkruan Nikolla.
