Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku: Na takon të vlerësojmë punën e SPAK-ut për guximin e treguar

Politikë E mërkurë, 18 Tetor 2023 17:11
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku: Na takon të vlerësojmë punën e SPAK-ut për guximin e treguar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së dhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku ka përgëzuar SPAK-un për punën e bërë në hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë. Në fjalën e saj para Këshillit, Tabaku u shpreh edhe se politika nuk duhet t’i dalë për zot korrupsionit dhe as ta mbrojë siç ka bërë deri tani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

”Secili prej nesh do kishte dashur ndoshta që SPAK-u të kishte bërë hetime më shpejt, të kishim më shumë arrestime, të mos kishim shtyrje të seancave e gjykime të shkurtuara por sot na takon të vlerësojmë punën e SPAK për guximin e treguar. E për politikën është një mësim i mirë që as mos ti dalë për zot korrupsionit e as ta mbrojë siç është bërë deri më sot fatkeqësisht. As të ushtrojmë presion kur nuk na pëlqen rezultati dhe kur nuk na pëlqejnë vendimet. Politika duhet të heshtë kur flet drejtësia”, tha Tabaku.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Fjala e plotë

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në dy vitet e fundit është hera e katërt që ky Këshill mblidhet për të diskutuar mbi korrupsionin si sfidë jo vec për procesin e Integrimit por si sfidë për ekonominë, migracionin, biznesin e të ardhmen.

Raport mbas raporti tregojnë se Shqipëria zvarritet në vitet e fundit ku megjithëse ky kuvend ka miratuar një reformë në drejtësi që tundet si flamur majtas e djathtas mbetet reforma e fundit e miratuar në parlament për procesin e integrimit në vitin e largët 2017. Në pesë vitet e fundit Shqipëria është në nivelin e 35 dhe 36 pikëve, duke mos treguar një progres real sepse sot korrupsioni po bëhet me ligje e ka ulur këmbët shtruar nga fondet e buxhetit tek ato të IPARD.

Në prill, pesë dhomat kryesore të tregtisë në Shqipëri i drejtuan një deklaratë të përbashkët qeverisë, ku theksuan nevojën për të luftuar korrupsionin dhe ryshfetet në administratë, si dhe padrejtësitë në tenderët publike. Sot koncesionet e tenderat publikë, garat publike, asetet publike jepen me oferta të pakërkuara, pa garë në shkelje të MSA, që është interesi parësorë dhe i KKIE.

Sot, thotë Transparency International që korrupsioni bëhet me ligje në kuvend dhe nuk kanë asnjë vlerë planet e integritetit, as strategjitë kur në fund të ditës kompani të vecanta marrin shërbime dhe përfitime me ligje speciale në buxhet, duke filluar nga ligji për TVSH në vitin e largët 2015 duke vijuar me ligjin e lojërave të fatit e cila për ironi të fatit është duke u ridiskutuar për herë të tretë sot në Parlament.

Sot ne kemi raportimin e dy institucioneve shumë të rëndësishme, SPAK dhe Ministrisë së Drejtësisë si kordinator për luftën ndaj korrupsionit. Përfitoj nga rasti këtu të përgëzoj Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për punën e bërë në hetimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë për vepra të korrupsionit, duke filluar me kontratat koncesionare dhe duke vijuar me ushtrimin e aktivitetit dhe funksionin e tyre në nivel lokal.

Secili prej nesh do kish dashur ndoshta që SPAK-u të kishte bërë hetime më shpejt, të kishim më shumë arrestime, të mos kishim shtyrje të seancave e gjykime të shkurtuara por sot na takon të vlerësojmë punën e SPAK për guximin e treguar. E për politikën është një mësim i mirë që as mos ti dalë për zot korrupsionit e as ta mbrojë siç është bërë deri më sot fatkeqësisht. As të ushtrojmë presion kur nuk na pëlqen rezultati dhe kur nuk na pëlqejnë vendimet. Politika duhet të heshtë kur flet drejtësia!

Prandaj Z. Dumani, Znj. Pirdeni ato që deri dje i kanë sulmuar institucionet e pavarura të drejtësisë dhe SPAK-un, sot po i përdorin si statistika Ministrat e Zv. Kryeministrat e arrestuar e të arratisur. Unë besoj që e kanë kuptuar të gjithë që duhet të bëjmë durim!

Për këtë arsye unë inkurajoj të gjithë anëtarët e këtij këshilli të nxitojmë për ndryshimet e mbetura të reformës në drejtësi mbas pothuajse 7 vitesh nga paketa e parë duke pasur parasysh dy parime: mos prishja e infrastrukturës së sistemit dhe vettingu për të gjithë nivelet ngado që vijnë përfaqësuesit në isntitucione dhe gjithëpërfshirje.

Nëse sot politika hesht nga vendimet e SPAK e bën sepse është një nga institucionet që është krijuar me mbështetjen gjithëpërfshirëse nga të gjitha krahët e politikës dhe me insistimin e Partisë Demokratike, ndryshe nga 6 ligjet e tjera të drejtësisë të cilët ishin të njëanshëm.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 3 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 3 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 3 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 4 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

2 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.